Me frikën e gjakmarrjes/ Vrasja e adoleshentit në Durrës, pas sherrit “pse më pe”

March 5, 2018 16:36

Me frikën e gjakmarrjes/ Vrasja e adoleshentit në Durrës, pas sherrit “pse më pe”

 

Familja e adoleshentit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Spital të Durrësit është ngujuar në shtëpi.

Në një lagje jetojnë edhe familjarët e viktimës Anxhelo Gjokazaj.

Ndërsa ndaj të birit gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg, frika i ka mbyllur brenda familjarët edhe pse vetë ata kanë kërkuar falje, ndërsa Dejvi Lala në gjykatë shfaqi pendesë për krimin.

17-vjeçari që vrau me thikë 16-vjeçarin Anxhelo vetëm për një shikim. Goditjeve të thikës shoku i lagjes nuk i mbijetoi, duke humbur jetën më pas në spital në një kohë që duhet të ishte në mësim.

Nëndrejtori i shkollës së tij tha se është marrë masë administrative ndaj mësueses, që nuk e pranoi në mësim, pasi ishte me vonesë./TCH

a.s/dita

March 5, 2018 16:36
Komento

2 Komente

  1. ??? March 5, 17:50

    Une nuk e kuptoj se si mund te nxirret femija ne rruge per nje vonese dhe me e keqja eshte se nuk merr mundimin as per te lajmeruar prinderit!!! Ne momentin qe femija vendos kembe ne territorin e shkolles, mesuesi eshte kujdestar per ate femije deri ne mbarim te dites se shkolles. Kaq te trashe jane mesuesit ne SHqiperi?

    Reply to this comment
    • Ilir March 5, 22:08

      po cfar femije e ke fjalen zoteri kta jan nga 16-17 vjec!? une isha dhe dy vite me i vogel nga kta kur çaja malet e Greqis e shum te tjere si un pas 90tes . po kta te sotemit jan nje brez i llastuar,brez dembelesh e te pa edukuar. u dashka me i marr per dore kta karafila ti shoqerosh ne shtepi. brez i keq interneti e fcb

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin