“Më futën kokën në tualet”, këngëtarja shqiptare rrëfen “tmerrin” e fëmijërisë: Vendosa të mos shkoj në shkollë!

September 16, 2020 13:55

“Më futën kokën në tualet”, këngëtarja shqiptare rrëfen “tmerrin” e fëmijërisë: Vendosa të mos shkoj në shkollë!

Ava Max është bërë pjesë e listës së artisteve shqiptare më të famshme në mbarë botën vitet e fundit, por rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Këngëtarja ka rrëfyer së fundmi se ajo ka përjetuar vetë në kurriz bullizmin gjatë viteve të shkollës, gjë që ja ka kthyer jetën në një ferr të vërtetë asokohe.

Gjatë një interviste pak para publikimit të albumit të saj “Heaven and Hell”, Ava tregoi se ajo ka shkruar këngën “Wo’s laughing now” duke pasur në mendje vajzat që e kanë tallur.

“Nuk mund ta parashikosh se si do të jetë shkolla dhe për mua ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk doja të shkoja më atje. Ka qenë një grup vajzash që më bullizonin gjatë gjithë kohës. Një ditë më vendosën në një cep të banjës dhe dikush më futi kokën në tualet. Për këtë arsye nuk doja të shkoja në shkollë dhe në këtë pikë vendosa të mos shkoja. Fillova të studioja në shtëpi”, ka treguar Max.

Ajo fitoi famë brenda pak kohësh me hitin “Sweet but Psycho”, por Ava ka pranuar se në fillim nuk mund të mësohej me idenë e famës.

“Isha në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar dhe Psycho dëgjohej në çdo radio. Ishte e bukur, sepse dikush më njohu dhe unë nuk isha mësuar me atë gjë. Dhe i thashë: ‘A je i sigurt që po flet me mua?’. Ai mu përgjigj: ‘Po, je ti’ dhe unë ju përgjigja ‘Jo’ dhe u largova me vrap”, ka rrëfyer shqiptarja.

Ava ka treguar se asaj nuk i pëlqen aspak kur e krahasojnë me Lady Gaga-n, pavarësisht se ajo është një nga këngëtaret femra më të suksesshme.

Ajo është shprehur se është rritur duke dëgjuar këngët e artisteve të muzikës pop, por i duket shumë e çuditshme kur e krahasojnë me dikë tjetër.

j.l./ dita

September 16, 2020 13:55
Komento

4 Komente

  1. mirel September 16, 15:05

    E bullizonin kete. Versioni me i ri i foljes bullizoj.
    Keto.lloj fjalesh krijojne kategorine e idioteve, sharlataneve dhe debileve.

    Reply to this comment
    • Pellazget do rikthehen September 17, 00:25

      Mirengel ketu ke plotesishte te drejte. E para, gazetaria eshte e mbushur me karagjoza, e dyta, instituti i gjuhesise eshte jashte detyres se vet ne mbrojtje te gjuhes shqipe. Ne shqip eshta “tallje” qe vjen nje forme e pershtatur e fjales “ta – le” ose “ta-lash” me nje fjale te ngelet ty. Ne kete rast nje lloj poshterimi.

      Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati September 17, 00:17

    Po ne Amerike keshtu thone ,
    qe ajo eshte. Lady Gaga e se ardhmes

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati September 17, 00:58

    Jane shume femije te ligj neper shkollat e Amerikes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim