Me gjuhën e nxënësve që nuk dëgjojnë, Veliaj premton shërbimin e përkthyesve

Redaksia Online September 27, 2013 15:53

Me gjuhën e nxënësve që nuk dëgjojnë, Veliaj premton shërbimin e përkthyesve

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, vizitoi sot Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë, të cilëve u uroi një vit të mbarë shkollor në gjuhën e shenjave, duke i surprizuar jo pak fëmijët. “Jam shumë i lumtur që jam këtu sot. Ju uroj shumë sukses për fillimin e vitit shkollor. Do të punojmë bashkë për ligjin e ripërfshirjes, aftësisë së kufizuar, zyrtarizimin e gjuhës së shenjave dhe shërbimin e përkthyesve”, u tha fëmijëve ministri Veliaj me gjuhën e shenjave.

Në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë me rastin e javës së Javës Ndërkombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë, në fjalën e tij Veliaj nënvizoi mbështetje ndaj fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe u premtoi atyre zyrtarizimin e gjuhës së shenjave. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolli.

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim janë një nga grupimet e aftësive të kufizuara në Shqipëri. Regjistrimi i popullsisë në 2011 tregoi se 37,919 janë persona me aftësi të kufizuara në dëgjim, mbi moshën 15 vjeç. Një nga shërbimet që ata nuk përfitojnë është ai i shërbimit të asistencës, që konkretisht për ta është përkthyesi i gjuhës së shenjave, që është një shërbim jetik dhe domosdoshmëri për  integrimin e tyre në shoqëri, për të ndjekur shkollat e për t’u punësuar më tej, por edhe në çdo aktivitet të ditës së tyre.

Ky grupim ka kërkuar vazhdimisht zyrtarizimin e gjuhës së shenjave, si edhe vendosjen e shërbimit të përkthyesit të gjuhës së shenjave në institucionet publike që ofrojnë shërbime, si edhe në komunikimet informuese duke filluar nga ato në nivel qendror.

Redaksia Online September 27, 2013 15:53
Komento

10 Komente

  1. Alma September 27, 16:49

    Bravo Erion. Rrezaton miresi e sherbim te denje ngado

    Reply to this comment
  2. Theofan September 27, 16:50

    Mesimi i gjuhes se shenjave nuk eshte zgjidhje sot ne bote. Qeveria e re duhet te programoje celjen e nje fondi te vecante, ne menyre qe keto femije qe ne moshte me te hershme te protezohen apo te implantohen dhe te integrohen ne shoqeri si femije normale e jo me gjuhen e shenjave. Gjuhes se shenjave i ka kaluar koha prej me se 40 vjetesh.

    Reply to this comment
    • Sopot September 27, 19:52

      Sic duket spaskeni fare njohuri per personat qe nuk flasim dhe nuk degjojne informohu perpara gjuha e shenjave eshte gjuha e pare per kete komunitet

      Reply to this comment
  3. florenci September 27, 16:50

    Ky eshte shembulli i njeriut solidar.. Te lumte erion Veliaj, veten po e tregoni se ju e meritonit voten tone

    Reply to this comment
  4. Lola September 27, 16:51

    Nje gje te mire pas nje tjetre. Kjo eshte ajo qe Erioni po ben per shoqerine shqiptare. pergezime dhe mbeshtetje masksimale 🙂

    Reply to this comment
  5. drini mataj September 27, 17:29

    Bravo Erion, pergezime

    Reply to this comment
  6. vlonjati September 27, 18:04

    erjoni nuk ka as nje dite pune ne shtet,dhe ka vile dhe makine te mire,ku i ka gjetur leket ky robin hud i koheve moderne.

    Reply to this comment
  7. Sopoti September 27, 19:47

    Gjuha e shenjave eshte gjuha e pare per personat qe nuk flasin dhe nuk degjojne dhe eshte vete ky komunitet qe vendos per te ardhmen e tij ai qe thote se i ka ikur koha nuk di asgje me mire mos u shpreh i dashur lexues nese se ke idene per cfare flet

    Reply to this comment
  8. Bora September 27, 23:17

    Bravo Erjon!!!!!

    Reply to this comment
  9. arben lika September 28, 05:27

    aman erion,se me bere te pjerdh.je nje klysh kurve I madh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*