Me gjuhën e shpellës të jesh barabar? Duhet që dhe ti të bëhesh shpellar

May 15, 2018 12:10

Me gjuhën e shpellës të jesh barabar? Duhet që dhe ti të bëhesh shpellar

Mbasi e la vendin,
kështu-fare kripë,
PD-ja vendosi,
të jetë e pacipë!

Të jetë e pacipë,
edhe telendare,
të godasë pas shpine,
forcën kundërshtare!

Fakte edhe prova,
s’kanë ç’është e vërteta,
po të njëjtén gjë,
e thonë njëzet veta!

E thonë njëzet veta,
nga tri herë në ditë,
kështu shumëfishohen,
gjithmonë historitë!.

PD- LSI,
“raketa” lëshojnë,
dhe pse mirë e dinë,
që pak i besojnë!

Edhe kur na bëhen,
tok dy gënjeshtarë,
në çdo vend gënjeshtrën,
e mbjellin si farë!

PS edukatë,
gjithmonë reflekton,
kundër telendarëve,
dobët reagon!

Që kundër gënjeshtrës,
të kesh plotfuqi,
duhet gënjeshtar,
të bëhesh dhe ti!

Me gjuhën e shpellës,
të jesh barabar,
duhet që dhe ti,
të bëhesh shpellar!

Në opozitë njëlloj,
janë burra e gra,
po a mund të bëhet,
PS si ata?!

Kjo ha diskutim,
para dhe tani,
se duhet të kesh,
dhe ti një Sali!

Duhet që të kesh,
dhe ti një kolerë,
po një kafshë e tillë,
nuk lind dot dy herë!

Që çdo ditë të thuash,
gënjeshtra të trasha,
duhet që dhe ti,
të kesh një si Basha!

Të kesh një si Basha,
domethënë si Luli,
një si Alibeaj,
dhe një fiks si Muli!

Të kesh një si Vokshi,
një si Strazimiri,
dhe një si Palokja,
që janë tek qymyri!

Mision i pamundur,
ndaj dhe ja fus kot,
se të tilla mostra,
nuk mund të gjesh dot!

Arben Duka

May 15, 2018 12:10