“Më hoqën nga puna se isha i PD”, Rama: Nëse është e vërtetë të hënën kthehesh në punë

May 26, 2018 10:38

“Më hoqën nga puna se isha i PD”, Rama: Nëse është e vërtetë të hënën kthehesh në punë

Gjate turit të llogaridhënies ditën e sotme në Berat, kryeministri Rama është përballur me disa nga shqetësimet dhe ankesat e qytetarëve.

Një prej tyre i ka kërkuar ndihmë ekonomike për të shkolluar të bijën, pasi para tre vitesh e kanë hequr nga puna duke i thënë se ishte i PD.

Qytetari: Më hoqën nga puna se “nuk je i joni se të ka futur PD në punë”, vajza ime është nxënëse shumë e mirë, dhe do të vazhdojë shkollën, por familja ime nuk mundet pasi siç ju thash më keni larguar nga puna, ça ndihme mund të marrë familja ime në këtë rast? Kam qenë në administratë, në zyrën e IT, motivi ka qenë i thjeshtë, të ka futur  PD në punë.

Rama: Së pari më vjen keq nëse është e vërteta kështu. Problemi i trajtimit të pushtetit si një instrument për të uzurpuar në mënyrë partiake administratën, nuk është një problem që e kanë të tjerët dhe nuk e ka PS,  edhe PS ka qenë dhe është e prekur nga ky fenomen mizerabël. Edhe sot këta që kam në krah kur unë them që punës duhet ti gjejmë njeriun, këta mendojnë se e bëj vetëm për televizion. Nëse ke provë për këtë që thua, do kthehesh në punë ditën e hënë. Ne nuk mund ti ndajmë njerëzit në tanët dhe të atyre. maksimumi ditën e mërkurë ti do të jesh në punë, nëse kjo që the është e vërtetë.

o.j/dita

May 26, 2018 10:38
Komento

2 Komente

  1. Po cjane keto more KM keshtu funksionon sitemi me urdher "neser ti fillon pune" May 26, 11:20

    Qe prej 1990 eshte ndertuar nje lloj sitemi i till ku Partia te heq nga puna ose te fut ne pune ! Ky lloj sitemi ka shkatruar te gjithe shoqerine shqiptre ! Sitemi partiak i punesimit sipas te cilit “Partia mbi te gjitha” dikton tregun e punes dhe profesionalizmin ne pune ! Turp qe ky sitem ne 2018 egziston akoma ! Duhet te ndryshoni sitemin zoti Km, jeni shume te vonuar! Sepse sa do i zgjuar te jeni ju nuk mund ti mbyllni mijra e mijra e mijra vrima, gropa, te medha dhe te vogla nga sitemi i vjeter i militantizmit te reformave qe instaloi PD LSI dhe PS ne vitet e kaluara ! Ne administraten tuaj keni me mijra zyrtar qe bejne ligjin jashte ligjit dmth thyejne rregullat dhe kriteret e punesimit dhe largimit nga puna !
    punesimi dhe largimi nga puna jane procese qe ecin paralel ne baze te funksionimit te ligjeve ekonomike dhe logarive te bizneseve apo puneve administrative por manaxhimi i cdo biznesi vecanrisht publik duhet te jete sipas merites dhe disa kritereve te pergjithshme, te marjes ne pune dhe largimit nga puna ! Pune te perhershme nuk ka ne asnje vend ! Dhe kriteri i perkatsise partiake ne punesim ose ne largim nga puna duhet te marr fund duhet te denohet si shkelje e madhe e te drejtave te njeriut ! Nje njeri nuk mund te shkarkohet per bindje politike. por per aftesi ose paaftesi ! Ose per arsye te tjera sic jane falimentimi ose shkrutimi i vnedit te punes !

    Reply to this comment
  2. uskania May 26, 13:55

    Z. Kryeministër! Ke një qasje shumë të drejtë, jam plotësisht në një mendje me ty. Por, po nuk të mbrojti LIGJI, as Ju nuk mund të bëni gjë, sepse nuk mund të kontrollosh çdo gjë. Unë jam i sigurtë se edhe ti kështu mendon, prandaj, të lutem, HARTO LIGJE. Po hartove ligje që të mos përdhoset administrata do të shikosh se shqiptarët nuk do të turren pas partive QORRAZI, por në bazë të programeve dhe bindjeve që kanë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*