Me kë është Fatos Nano në këtë foto të çuditshme ?!

Gjergj Thanasi December 5, 2015 10:55

Me kë është Fatos Nano në këtë foto të çuditshme ?!

Në verën e këtij viti ish kryeministri shqiptar Fatos Nano ka bërë këtë fotografi në zonën e Pogradecit. Cilët janë personat në foto? Na tërhoqi vëmendjen njeri prej tyre. Pikërisht personi, që ka dalë në fotografi me syze optike në të majtë të z. Nano duke mbajtur dicka në dorë.

Emri i tij është Zakir Naik. Kemi të bëjmë me një “peshk të madh” përsa i përket islamit radikal me ngjyrim vahabist (wahabism). Zotëria në fjalë në Pogradec është prezantuar si bemires. Por ai njihet gjerësisht si predikues, dijetar, teolog i fesë islame, specialist për marrëdhëniet me publikun për problemet e islamit etj.

Sipas autobiografisë së tij në internet, z.Naik ka marrë disa çmime si Personalitet Islamik per vitin 2013 i dhënë në Dubai, çmimin Ma’al Hijrah, i marrë në Malajzi në nëntor 2013 dhe Çmimin Ndërkombëtar të Mbreti Fajzal në shkurt 2015. Duke u nisur nga këto çmime ardhja në Shqipëri e këtij dijetari musliman mund të duket sikur i bën nder atdheut tim, por z. Zakir Naik është njëkohësisht një person shumë problematik.

Në predikimet e tija ka pikëpamje dhe deklarata, që përmbushin kushtet e konsiderimit vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.Z. Zakir është shprehur publikisht me gojë dhe me shkrim (në Revistën Islamic Voice), që meqenëse Bin Ladeni po lufton armiqtë e islamit unë jam me të (Bin Ladenin).

Në 31 korrik 2008 në një fjalim të transmetuar nga Peace TV, z. Zakir është shprehur, që sulmin kundra Kullave Binjake e ka organizuar vetë Xhorxh Bushi.

Z.Naik ka predikuar dënimin me vdekje për ata persona, që konvertohen nga islami në një fe tjetër dhe e propagandojnë fenë e re. Ai gjithashtu ka predikur domosdoshmërinë e dënimit me vdekje për ushtruesit e pederastisë.

Zakir ka deklaruar se është hallall për muslimanët, që të kryejnë marëdhënie seksuale me skllavet femra, që kanë në zotërimin e tyre. Pikërisht këtë “hallall-leje” të Z. Zakir shfrytëzojnë kafshët e Kalifatit Islamik, kur mbajnë si skllave seksi apo i shesin në ankande gratë e vajzat madje edhe fare të mitura.

Z.Zakir ka përkrahur shkatërrimin e statujave gjigande të Budës nga Talebanët (krim i dënuar ashpërsisht nga UNESCO) si edhe ka shërbyer si burim frymëzimi për një sërë terroristësh, që kanë ndërmarrë apo janë kapur duke kryer akte të rënda terroriste.

Këtu mund të përmendim rastin e Kafeel Ahmedit, që u kap, ndërsa po përpiqej të kryente një sulm vetëvrasës në Aeroportin e Glasgout në 2007, apo dhe amerikano-afganasi Naibullah Zazi, që u përpoq të kryente një akt terrorist në Metronë e Nju Jorkut. Rail Sheikh organizatori i një seriali sulmesh me bomba në trenat e Bombejit në vitin 2006, gjithashtu u radikalizua dhe u frymëzua nga predikimet e Naik.

Për shkak të predikimeve të tij me karakter ekstremist, zotërisë në fjalë i është ndaluar hyrja në Australi në vitin 2004 pas një predikimi në Universitetin e Melburnit i ftuar nga Islamic Information and Services Netuork of Australia.

Vizita e Zakirit në Uells në gusht të vitit 2006 dhe predikimet e tij ultra ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes me bazë fetare e detyruan Kryeministrin e Uellsit David Davies të anullonte pjesëmarrjen.

Në qershor 2010 z. Zakir ju ndalua po ashtu hyrja në Mbretërinë e Bashkuar me urdhër të ministres së brendshme Tereza Mei (Theresa May), ndërsa hyrja në Kanada po në vitin 2010 u ndalua pas kundërshtimit të disa deputetëve kanadezë.

Predikimet dhe aktiviteti i z. Zakir Naik është dënuar fuqishëm e publikisht edhe nga dijetarë dhe qendra të famshme të teologjisë islame. Qendra më e shquar e studimeve teologjike islame në Indi, Darul Uloom Deoband e konsideron përfaqësues të rrymës së gabuar islamike të Uhabizmit (shikoni linkun: http://www.unchangingword.com/naik_refuted.php).

Këshilli i Ulemave të gjithë Indisë ka deklaruar gjithashtu, që Zakir Naik nuk është as “aalim” (dijetar) as “mufti” (klerik) dhe nuk ka të drejtë të lëshojë fetva në vende publike. Kundra z. Zaik janë deklaruar edhe autoritete të shquara të komunitetit islamik si Maulana Mufti AbdulIrfan Qadvi kryegjykatës fetar islam (viti 2008) apo kleriku i shquar i myslymanëve indianë Mufti Mohamed Ashraf Qadri,

(për më shumë shikoni në linkun: http://www.gatestoneinstitute.org/1396/zakir-naik-peace-tv-calls-for-terrorism).

Theksojmë se edhe dy shoqëruesit e z. Zakir Naik janë personazhe mjaft interesante për autoritet ligjzbatuese të aleatëve tanë euro-atlantikë. Lexuesit, që duan të mësojnë më shumë për to, fare mirë mund të hyjnë në sistemin Tims-Card të policisë kufitare shqiptare, për të mësuar emrat e tyre. Nga burime të hapura mund të informohesh qoftë edhe pjesërisht për bëmat e tyre.

Mbetet enigmë pse një predikues radikal i tillë ka ardhur në Shqipëri. Mbetet për tu hulumtuar se çfarë ndikimi ka pasur prezenca e tij në ambientet e radikalëve islamikë shqiptarë, që deri më sot kanë furnizuar kasaphanën siriane me mish për top. Zona ku është bërë kjo foto, spikat për “furnizime” me gjak shqiptari të Frontit Al Nusra dhe Daesh-it (Kalifatit Islamik).

Rezultati: shqiptarë të vrarë, gra të veja, fëmijë jetimë, madje, madje edhe të mbetur si pengje të mjera në kampet e luftës në territoret e kontrolluara kryesisht nga terroristët e Daesh-it. Në vend të parajsës, që ofrojnë predikues të tillë apo revista Dabiq, shqiptarët myslymanë kanë gjetur, vdekjen dhe poshtërimin. Për shqiptarët e feve të tjera këta predikues në rastin më të mirë ofrojnë skllavërinë dhe në rastin më të keq shfarosjen.

Po Nano ç’ne?! Mbeten të pa sqaruara rrethanat e shkrepjes së kësaj foto në Pogradec verën që shkoi. I martuar në kishë, pijedashës i njohur, duhanxhi dhe amator i thekur i lodrave të fatit çfarë lidhje mund të ketë një si Nano me një individ, që apriori i konsideron “harram” preferencat e tij?!

Gj.Thanasi / DITA

 

Gjergj Thanasi December 5, 2015 10:55
Komento

28 Komente

  1. /=´´=/ December 5, 11:20

    me vllaznit e sali beriShit;
    patjeter ,
    me ke tjeter ?
    me kafshet e pillit fetare ß

    Reply to this comment
  2. suliot December 5, 11:37

    nano si vllah qe eshte nuk i dihet besimi qe ka dhe qellimi i tij, se vllehet kudo qe jane nuk kane dinjitet ne cdo vend te ballkanit jane flamurtare te nacionalizmit te atij vendi qe i perkasin pra njerez pa dinjitet dhe te shitur, dhe nano i tille eshte kushedi cfare pazaresh po ben ?

    Reply to this comment
  3. ESSESI... December 5, 11:39

    Arsyeja eshte teper e thjeshte…Ky eshte pjesa me helmuar e jashteqitjes se nje kombi, qe per pushtet e perfitime personale, nuk njohin principe njerezore, as nder familjeje e shqiptari…

    Reply to this comment
  4. zana December 5, 11:43

    ANTISHQIPETARET DHE KRRIMINELET ME TE MEDHENJ TE KETIJ VENDI E POPULLI NE 100 VJET SHTET PERFSHI EDHE ZOGOLLIN JANE: BE NA ME—BERISHA NANO META! PER KRIMET NDAJ KETI VENDI E POPULLI DUHET DENIM ME GIOTINE DERI NE BREZIN E TRETE.

    Reply to this comment
  5. ne emer te Migjenit te Math December 5, 11:59

    Ramen e ka kape friga nga Nano dhe i ka turre kete gazete

    Reply to this comment
  6. i madhi December 5, 12:09

    Nano esht me te ligjt sic esht dhe berisha kushdo qe ka qellime te liga per shqiperin esht mik i ketyre te dyve si pro rus si pro grek si pro serb si pro isis vetem me patriota shqiptar si sheh kur keta jashtqitje. Do ju vij koha se keshtu ka treguar po koha. Tung

    Reply to this comment
  7. HAHAHAHA December 5, 12:11

    Ore ala vazhdoni te perdorni censure ju ktu ,
    edhe sot ne kte shekull ?
    Ne c’bote jeteohet aty o te degjeneruar kembe e koke ?
    kUSH O KY MODERATORE DHE NGA CILA BOTE VJEN !
    Perse keni kaq shume frik te perballeni me mendimin e te tjerve ,
    dhe qendroni te mbyllur ne shpellen tuaj te injorances , duke menduar te ruani privilegjet e njeriut primitive me te Tilla metoda Idiote !!!

    Reply to this comment
    • Tartufi December 5, 14:49

      Nuk ka se si te jene ndryshe o shqiptar i revoltuar. Krijesat e krijuara nga
      dikush tjeter ,kane masen e drejtimit nga ai qe i ka krijuar.

      Reply to this comment
    • Gregor December 5, 14:51

      Pse demek ti nuk je injorant? Kush te ka genjyer qe gjoja nuk je? Eshte karakteristike e injoranteve qe kur emigrojne u duket vetja te zgjuar vetem pse jetojne ne nje vend perendimor.
      Une kam 17 vjet qe nuk jetoj ne Shqiperi por nuk me shkon mendja qe te shitem si me i zgjuar nga shqipetaret qe jetojne ne Shqiperi. Dy jane vendet ku i sheh keta pordhace te shesin mend – ne plazh dhe ne komente ketu neper gazeta.

      Reply to this comment
      • HAHAHAHA December 5, 15:39

        gregor,
        -Mjerishte mua me duket qe mos ti ngjaje asaj kopjos tende te Emigrantit, dhe as te gennjej vehten ne idiotilliqet pakuptim qe shkruan ti ktu .
        – Vazhdon komentin tend duke shtuar dozen e ijnorantit ,ne menyre te pakuptimte , kerkon thjeshte t’i kundervihesh komentit tim ,por qe deshperimishte ne ato qe thua ,te shpeton bizga neper shale ,sepse asnji llogjike njerzore nuk i pranon ,-tipike e idioteve qe kann mbushur ate bote prej sharlatani .
        Un nuk mendoj ti shitem asnji idioti mediatik si i zgjuar,sepse e para s’e kam aspak te nevojeshme kte ,sepse nuk jetoj boten tende te dhjere ,prej paranojaku histerik.
        Dhe e fundit se ku i shijon ti pordhet , kjo s’i intereson asnji njeriu ktu ,qe nuk ka per pasion eren e tyre .
        Sepse ti Jeton ne nji atmosfere pordhesh kjo nuk eshte faji askujt .
        shume kenaqsi ne vazhdim .

        Reply to this comment
      • /=´´=/ December 5, 15:57

        Perse te komentosh problemet te cilat rrethojne jeten e Shqiptarit ,
        eshte ,nji menyre per tu treguar e zgjuar ooo Tru tollumbace e fryme me pordh ???
        Pastaj ,eshte e cuditeshme nji Replik kaq qesharake ,o Grigor tollumi,
        sepse Brenda nji qendrimi e sjellje korrekte ne nji shoqeri ,
        i replikohet nji personi tjeter ,
        kur ai te drejtohet ty,
        ose i replikon ne lidhje me ate ,qe ai shpreh ne komentin e tij !
        Komenti jot ktu ,s’ka lidhje as me njerin e as me tjetrin rast ,
        gje qe le te kuptojm se ty te mundon dicka ,
        qe ne nuk e dime car eshte ,por qe na jep pershtypjen se fryrja e tollumbaces tende me pordhe ,kerkon qe dikush ta cpoje e clirohesh .
        Si nuk mesuat njiher te jeni njerez normale si gjithe Bota mor ….

        Reply to this comment
  8. Z/Kallami December 5, 14:14

    Interresant njohja gjate leximit per shokun me syze ne krahun e majte te djalit te Thanasit duke mbajtur dicka ne dore(shkruan gazeta) megjithse nuk shifet asgja nderduar pervec nji bumci mbeshtjellur bukurmire plancin me nji si xhybe apo pardesy qe i teri i rrin si skic gadi si perball po ne krah te djathet te djalit te Thanasit. Dhe ne krah te majtin e shikuesit,qe i lexojm informacionin qe na servire Dita Gazete.
    Interresant njohja nepermjet leximit nga rreshti ne rresht se,fillon amel e amel bukurmire me dashuri,e si zakonisht qe krijimtari merr vale e zjarre pershkruhet me rritje e agresivitet forca e gjyslykut deri ne finale per te kurorezue krime sa ma te fuqishme antinjerezore ne emer te Allahu Akber.
    Sa te squet e te dashur e paskeshim patur Krieministrin Tos dhe teper te garantuem ne garancin e jetes tone.

    Reply to this comment
  9. NA ISHTE NJE HERE,,,,,,, December 5, 14:21

    PO NDOSHTA KA QENE RASTESI FOTOJA,,,SA NJEREZ PUBLIKOJNE FOTE NE FEISBUK ME AKTOR,LOJTAR ,KENGETAR,,E SHUME E SHUME NJETEZ ME POZIT,,SIMBAS JUSH KETA KANE LIDHJE TE GJITH ME NJERI TJETRIN,,SHQIPTARET KAN BERE DHE FOTO ME POLIC,KARABINIER ME GISHTAT SI SHQIPONJE,,,NDOSHTA KA QENE KERKESA E KETYRE PER TE BERE FOTO ME NANON,,,,KENI NDONJE FAKT QE NANO KA LIDHJE ME KETA PERSONA,,,, LAJM KOT,,,,SA PER TE MBUSHUR GAZETEN,,,,,,

    Reply to this comment
    • Po,Po December 5, 18:10

      Çfar logjike prej injoranti.”…..ndoshta ka qënë ndonjë foto e rastit,apo kërkesa e këtyre personave,për të bëtë një foto me F.Nanon….” . Një ish kryeministër i vendit,për disa vjet , ky copë mish me dy sy , e ul në nivelin e vetes.Ky nuk e di,se personalitete aq të larta,nuk janë kurva qefllesha,që duan të bëjnë selfie për reklamë.Njerëzit e atij rangu,dinë ta gjejnë veten dhe rangun e njerëzve,por Nanua është shumë më plehrë se Saliu,nga të gjitha pikëpamjet . Duket që je në atë botë nga mendja,edhe pse me trup jeton mes nesh .

      Reply to this comment
  10. METEH December 5, 14:32

    Nano eshte i te gjithave njesoi si Saliu.Te dy keta jane per shkaterrimin e ketij vendi.Po SHIKU çfar ben ?.Po prekuroria ?.Eh po dihet nuk ka drejtesi tek ne.Ju lumt DITES qe i boton keto raste..!

    Reply to this comment
  11. AJRI December 5, 14:50

    kaso; qe te dy keta Sala- Tosi Jane pjese e katovices Shqiptare ne rolet qe ju caktoi Ramizi. Nga keta legena dhe karagjoze mund te pritet cdo gje. Tosit nuk i ka mbetur gje tjeter mese te meret vecse me ilamiket, bixhozin, saraoshllekun, PS ja beri mutin. Sales PD ja ha mutin se ai ka krijuar nje bande ne krye te saja dhe vete krye bandit. kush ka dale kundra Sales ne PD e ka ngrene telin. kujt si dhimset koka le te dale. PDiste te ndershem! Sa te kini salen aty poshte e me poshte do te shkoni. dergojeni atje ku PS dergoi tosin qe te ri merni emrin PD.

    Reply to this comment
  12. petrika December 5, 15:22

    Nano-Sala,jane nje mut i ndare pergjysem.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi December 5, 21:20

      Mire e ka petrika ? Kur themi Muti nenkuptojme Nanon dhe kur themi Nano nenkuptojme mutin .Sigurisht jo vec por bashke me Sali mutin.Tung !

      Reply to this comment
  13. mirel December 5, 15:47

    bemires apo bamires

    Reply to this comment
  14. Sabja December 5, 15:52

    Nuk eshte rastesi qe kjo foto te imitoje ish presidentin tradhtar te ketij vendi Sali Berishen kur futi per here te pare ne dilizhimin e fabrikes qe e prodhoi per tu infiltruar si ne PPSH ne kohen e monizmit e per te marre e dhene informata per islamistet radikale ne ate kohe!Te njejten gje do te perseriste edhe pianeci Nano kur i thane semund te behej kanidat per president por qe as faktoret e jashtem nuk e ndihmuan dot pasi bukur e pershkruan z.Malaj si nje njeri pa moral,me te gjitha veset dhe i pabese!Ndaj mos u shqetesoni per keto foto se atij i jane dashur vetem per kete moment e jo me kurr pasi kariera e tij eshte djegur si edhe e kryekrimit Shqipetar “Burre leshi”

    Reply to this comment
  15. kanan tafili December 5, 16:02

    Per kullat binjake ne amerike ai ka thene te verteten, kete e kane pohuar vete ekspertet amerikane…… per te tjerat ai meriton nje pras ne bithe dhe mos te lejiget te futet ne shqiperi.

    Reply to this comment
  16. tini December 5, 19:27

    Per ata qe dine Anglisht ,ky person qe ju po flisni eshte shume i ditur , futuni ne you tube dhe degjojeni

    Reply to this comment
  17. LORA December 5, 20:00

    Kenaqesi qe nano-kurva eshte bere nevojtar I mengenosjes prej mjekercjapeve dhe trecerekve.
    Eshte fiks derexheja qe meriton.

    Reply to this comment
  18. feliks December 5, 21:16

    duket qe dhe nanon e ka futur saliu ne ate linje, pse ku ha ai qe rri ne Vjene?

    Reply to this comment
  19. Dritan December 6, 03:27

    Sa te pacipe jeni si gazete.
    Nuk behet fjale hic per personin e mesiperm.( Zakir Naik).
    Ja keni fut pordhes kot. Eshte person tjeter per tjeter.
    Si nuk ke turp o mister thanasi qe mashtron haptasi pa piken e turpit!!!

    Reply to this comment
  20. Lleshi December 6, 08:24

    Po tritolin lidhur per qafe dhe per trupi ku e ka Nano ? Te them te drejten vetem ne rastin e Nanos dhe Berishes , do ta miratoja ekzistencen e kamikazit !

    Do te ishte kenaqesi t’i shihnim te dy me tritol lidhur per trupi dhe me Lir Meten ne preher ! Ha…ha,,,ha,,,

    Reply to this comment
  21. Seh December 6, 12:11

    sa faqe koti qe jeni . pse shpifni kot se ai nuk esht profesor zakir naik. .

    esht nje predikues islam bamires ne shqiperi.

    mos rreni pa lidhje . se ju gazetar skeni pune tjeter me rrena nuk fitohet besimi i publikut kurr.

    Reply to this comment
    • zamir December 7, 13:54

      gazete e lodhur, e kane pak fjalen qafira. shpifes, bejne lajme duke pire kafe dhe duke pare facebook.

      vdisni ne mllefin tuaj qafira!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*