Bustet tona të turpit

Koloreto Cukali April 1, 2013 17:01

Bustet tona të turpit

Kanë dëmtuar bustin e Zogut. Nuk kam qenë unë. Por, mund të kisha qenë. Nuk jam partizan i vandalizmit, por jam simpatizant i vendosur i vandalizmit politik. Thuhet që i kanë hedhur një kavo çeliku. Më pëlqen të mendoj që nuk kanë qenë të pirë, por kanë qenë kundër kultit të rremë të një pseudo-mbreti. Provokimi i ish-Kryeministrit përmes vendosjes së këtij busti (në një vend më qendror edhe se ai i Ismail Qemalit, dhe në pozicion përballë Skënderbeut) është diskutuar gjatë  atëherë kur ndodhi, ndaj, nuk dua të ndalem.

 

Qesharakja e termit “zogist” 

Pyes veten, a ka kuptim termi zogist. A ka pasur ndonjëherë? Sigurisht mund të ketë akoma gjallë njerëz që e kanë njohur, kanë përfituar apo lulëzuar familjarisht në kohën e tij, por kjo nuk e përbën zogizmin as rrymë, as filozofi, as mendim politik, shoqëror a artistik. Zogizmi, maksimumi mund të kosniderohet një lloj nostalgjie. Si një peshk që ke ngrënë në Jal. Por, ne peshkut të Jalit nuk i kemi ngritur buste. Fati më ka sjellë të takoj njerëz të dashuruar pas Luigj Gurakuqit (se të deshte kur s’të deshnin, se të vishte kur të zhveshnin), pas Migjenit, pas Nolit, deri edhe pas Branko Merxhanit, Qemal Stafës e Lasgush Poradecit. Por, nuk njoh asnjë të dashuruar mbas Zogut, pas veprës e jetës së tij. Asnjë që të citojë çfarë Zogu ka thënë. Dhe ja ku jemi. Me një bust të Zogut atje ku nuk e ka as Migjeni, as Luigji, as Mitrushi e as Noli, të harruarit e mëdhenj të një shteti të vogël. Historikisht, sunduesit tanë  imponojnë bustet e tyre. Që vetëm buste dashurie nuk janë.
Bustet e turpit

Një llogari e thjeshtë më tregon që ne e mbushim Shqipërinë me buste të rreme. Kujtoni sa buste keni parë të vihen e të hiqen. I vetmi bust i pakontestuar është ai i Partizanit të Panjohur, mbase ngaqë është i panjohur. Po të ishte i njohur, do ta kishin përmbysur dhe atë.

Ka akoma buste në Tiranë që nuk e meritojnë të jenë as buste e as në sheshe, por, bustet që prej krijimit të shteti shqiptar i caktojnë autokratët në bazë të midesë së tyre politike. Indiferenca jonë qytetare i bën të jetojnë një lavdi që nuk është e tyrja. Derisa vjen dikush e bën atë që unë përtoj ta bëj. Në  emër të Luigj Gurakuqit. Në emër të Nolit. Në emër të Migjenit.

 

Koloreto Cukali April 1, 2013 17:01
Komento

2 Komente

  1. Baro Liçaj March 27, 12:18

    Verejtja eshte shume me vend: Shpata varet ne krahun e majte,por autori e ka lene qellimisht se ne te ardhmen do te beje nje shtatore edhe per Sali Berishen ,kur shpata do te varet ne krahun qe duhet, ne te majten , me nje diçiture : I pret palla , ne te majte e ne te djathte !

    Reply to this comment
  2. Marin March 28, 04:51

    Do t’i vije koha qe ajo mumje e quajtur “Mbreti Zog” do te cohet ne katundin Burgajet per te trembur…sorrat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*