Me kë jam unë? (Kur kryeministri flet për “të ardhmen” e Shqipërisë)

December 6, 2018 02:30

Me kë jam unë? (Kur kryeministri flet për “të ardhmen” e Shqipërisë)

“Fatmirësisht, historia, ngjarjet dhe figurat e saj nuk zhbëhen e ribëhen sipas vullneteve e humoreve të njerëzve në pushtet.Çfarë është objektive mbetet objektive, edhe pse e vërteta mbi të, e cila nuk është kurrë e plotë e përfundimtare, mund të ndriçohet, të sqarohet e të plotësohet më tej, në dritën e fakteve të reja. Dëshiroj të shtoj me këtë rast edhe diçka tjetër, një mendim që e ngacmoi tek unë një bisedë këto ditë me Moikom Zeqon: Edhe vetë lufta e popullit kosovar për t’u çliruar nga zgjedha sërbe duhet vlerësuar në vazhdën etraditës antifashiste të popullit shqiptar” – thotë në këtë intervistë për DITA, profesor Fatos Tarifa.

Më poshtë, intervista e plotë botuar sot në DITA:

Erion Habilaj: Prof. Tarifa, polemika juaj me kryeministrin Rama disa ditë më parë bëri përshtypje dhe u komentua gjerësisht. Në një studio të televizionit RTSH, gazetari që drejtonte emisionin, Lorenc Vangjeli, e pyeti zotin Rama, i ftuar në emision, se çfarëmendonte ai për reagimin tuaj ndaj vlerësimit për Mith’hat Frashërin dhe kryeministri u përgjigj duke thënë, pak a shumë se “për të ardhmen [e Shqipërisë] unë jam me Mit’hat Frashërin, jo me Sevo Tarifën”. Si do e komentonit ju këtë vlerësim të kryeministrit?

Fatos Tarifa: I dashur Erion, së pari, më lejoni të sqaroj se, reagimi im në këtë gazetë nuk ishte një polemikë me Edi Ramën. Më 21 nëntor, ju botuat intervistën që më morët me atë rast, nën titullin “Lufta e Madhe dhe fitimtarët e saj”, në të cilën argumentova pikëpamjet e mia lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj figurave më të rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, si vëllezërit Frashëri, Ismail Qemali, Fan Noli etj.

Mit’hat Frashëri jovetëm që nuk nuk bën pjesë ndër këto figura, pos as nuk u atyre për nga meritat dhe kontributet. Të nesërmen, më 22 nëntor, kryeministri Rama reagoi në këtë gazetë me një letër të gjatë, e cila me drejtohej mua personalisht, por që, nga titulli i saj, “Përgjigje të prekurve nga fjalimi im për Mit’hatin”, linte të kuptohej se i adresohej një grupi më të gjerë njerëzish, pra jo vetëm mua dhe babait tim të respektuar (të respektuar edhe nga vetë z. Rama).

Reagimi im një ditë më vonë, më 23 nëntor, ishte thjesht një përgjigje ndaj letrës së kryeministrit, por jonjë polemikë me të. Letra publike e kryeministritmë obligonte që t’i përgjigjesha publikisht.Veçse përgjigjja ime nuk merrej thjesht me çështjen e Mit’hat Frashërit, por trajtonte një çështje shumë më të gjerë, që ka të bëjë me qasjen emancipuese ndaj historisë, trajtuar nga këndvështrimi i një studiuesi të jetës shoqërore.

Habilaj: Sidoqoftë, kryeministri Rama, një ditë më vonë, siç vura në dukje më sipër, reagoi në një mënyrë që lë të kuptohet se ai u qëndron pikëpamjeve të veta, kur, edhe pse pa ju përmendur me emër as ju, as babanë tuaj, u shpreh se për të ardhmene Shqipërisëai është“me Mit’hat Frashërin, jo me Sevo Tarifën”.

Tarifa: Nuk e kam parë emisionin për të cilin flisni ju, por nga miqtë e mi mësova për të. Përgjithësisht nuk shoh më emisione të kësaj natyre dhe mendoj se është nën dinjitetin e një kryeministri që të shkojë kaq shpesh në studiot e televizioneve tona e të përballet me gjuhën dhe sjelljen shumë herë banale të disa prej gazetarëve tanë.

Për një kryeministër duhet të flasë zëdhënësi zyrtar i tij (nëse ka një spokesman, ose spokesperson të tillë)dhe, rrallë—por rregullisht—kryeministri lipset të flasë për përfaqësuesit e akredituar të mediave në selinë e qeverisë, për çështje të politikës së ditës, të veprimtarisë së qeverisë dhe të qëndrimeve të saj për probleme të rëndësishme të politikës kombëtare e ndërkombëtare.

Kjo jo vetëm është dinjitoze, por edhe një praktikë e njohur kudo. Sidoqoftë, është e drejta e tij të mbajë me mediat atë raport që dëshiron. Nuk më takon mua ta këshilloj në këtë pikë.

Përsa i përket pyetjes suaj mbi atë që z. Rama tha disa ditë më parë, se për të ardhmen e Shqipërisë ai është “me Mit’hat Frashërin, jo me Sevo Tarifën”, këtë pyetje, ndoshta do të ishte dashur t’ia kishit bërë Sevo Tarifës, jo mua.Megjithatë, si djali i Sevos, unë, sigurisht, e kam një përgjigje. Dhe kjo përgjigje është: Lufta e Dytë Botërore i dalloi dhe i ndau qartazi ato forca politike që shihnin drejt së ardhmes, një të ardhmeje objektive progresiste, dhe ato forca politike që nuk ishin në gjendje ta kuptonin, ose nuk e dëshiruan këtë të ardhme.

Sevo Tarifa, në atë kohë një djalosh fare i ri, me instiktin e shumicës së shqiptarëve, me po atë instikt të Qemal Stafës e të Vojo Kushit, të Nako Spiros e të pjesës më të madhe të brezit të ri të Shqipërisë dhe me po atë instikt dhe vetdije që i orientoi e i udhëhoqi popujt e tjerë europianë dhe popujt e botës, nga Lindja në Perëndim, u radhit në krahun e duhur të lëvizjes historike, si pjesëtar i lëvizjes antifashiste botërore. Mit’hat Fradhëri, u pozicionua në krahun e kundërt, që shihte jo drejt së ardhmes, duke bashkëpunuar me forcat më regresive të kohës, që synonin sundimin global të një regjimi fashist.

Të mos harrojmë një gjë shumë të rëndësishme. Jashtëzakonisht të rëndësishme. Pjesëmarrja e popullit tonë në Luftën e Dytë Botërore në krahun e aleatëve të mëdhenj antifashistëjo vetëm e rreshtoi vendin tonë në krahun e fitimtarëve, por edhe shënoi fillimin e një tradite antifashiste në Shqipëri, e cila është ndër traditat më të vyera të popullit tonë. Kjo traditë ruhet ende e gjallë dhe duhet ruajtur si një gjë e shtrenjtë, që na nderon në sytë e botës, por edhe në sytë e brezave që do të vijnë pas nesh. Më thoni, ju lutem, cilët shqiptarë duhet të ndihen sot krenarë: ata, prindërit ose gjyshërit e të cilëve luftuan me armë në dorë kundër pushtuesve fashistë e nazistë, apo ata, të parët e të cilëve bashkëpunuan me ata pushtues?

Fatmirësisht, historia, ngjarjet dhe figurat e saj nuk zhbëhen e ribëhen sipas vullneteve e humoreve të njerëzve në pushtet.Çfarë është objektive mbetet objektive, edhe pse e vërteta mbi të, e cila nuk është kurrë e plotë e përfundimtare, mund të ndriçohet, të sqarohet e të plotësohet më tej, në dritën e fakteve të reja. Dëshiroj të shtoj me këtë rast edhe diçka tjetër, një mendim që e ngacmoi tek unë një bisedë këto ditë me Moikom Zeqon: Edhe vetë lufta e popullit kosovar për t’u çliruar nga zgjedha sërbe duhet vlerësuar në vazhdën etraditës antifashiste të popullit shqiptar.

Habilaj: Sigurisht, por z. Rama, në atë studio televizive, foli për të ardhmen, duke lënë të nënkuptohet, se ndërsa babai juaj, edhe pse një veteran i nderuar i Luftës, me mendësinë dhe përvojën e tij jetësore në regjimin e socializmit shtetëror, i përket së shkuarës, idetë anti-komuniste të Mit’hat Frashërit do të ishin sot një orientim më i mirë drejt së ardhmes.

Tarifa: Ju thashë se nuk e kam dëgjuar kryeministrin Rama në atë emision televiziv por, nëse domethënia e fjalëve të tij është kjo që thoni ju, mendoj se është shprehur gabim. Unë njoh mjaft moshatarë të Sevo Tarifës, disa prej të cilëve partizanë dhe komunistë të orëve të para, të cilët, me ndryshimin e sistemit politik ndryshuan edhe vetë brenda natës, sa hap e mbyll sytë, sikur gjatë gjithë jetëssë tyre, duke i shërbyer socializmit shtetëror si nëpunës të lartë ose ideologë të tij, mezi kishin pritur ta shanin e ta mallkonin atë sistem si burimin e të gjitha të këqijave mbi tokë.

Këtë nuk e bënë ngaqë e kuptuan se kishin qenë gabim, ose të verbuar tërë jetën e tyre dhe tani, syçelur, mendjehapur e të çliruar nga frika, dëshironin t’i kontribuonin krijimit të demokracisë.Shumica e tyre vepruan në këtë mënyrë nga paburrëria, nga dobësia e karakterit të tyre, nga frika për të kritikuar shtetin post-komunist, e cila është thuajse e njëjtë me frikën e tyre e djeshme për të kritikuar shtetin komunist.

Im atë nuk veproi kështu. Një bindje e thellë në atë ideal për të cilin kishte luftuar e punuar me devocion e ndershmëri tërë jetën e tij dhe një prirje e brendshme (që më pare e quajta instikt) dhe që e gjejmë zakonisht te njerëzit me karakter të qëndrueshëm, bënë që ai, ashtu si dhe shumë të tjerë, të pranonte me stoicizëm të admirueshëm dështimin e ëndrrës së tyre të bukur rinore dhe dhimbjen e humbjes, në vend që të bëheshin kritizerë vulgarë e të pabesueshëm të sistemit të vjetër, ose, edhe më keq, sahanlëpirës të një pushteti të ri autoritarist, si ai që krijoi Sali Berisha.

Kjo nuk do të thotë aspak se im atë ka mbetur prapa kohës dhe nuk ka reflektuar aspak për të kaluarën. Ai e ka bërë këtë, madje çdo ditë e më shumë reflekton, nxjerr “mësime”, u gjen shpjegim dhe u jep përgjigje një sërë pyetjesh e dilemash që e kanë shqetësuar me kohë, duke u dhënë kuptim—për veten e tij, në radhë të parë, por edhe për të tjerë—mjaft ngjarjeve e dukurive të së shkuarës.

Sevo Tarifa është i hapur ndaj së resë, kritik ndaj zhvillimeve që nuk i pëlqejnë, por edhe tolerant ndaj atyre që mendojnë ndryshe.Ai nuk aderon në “Enverizëm”.Të ardhmen e Shqipërisë ai nuk e sheh te kthimi në të kaluarën, edhe pse idealet e tij sociale ishin të lidhura me një sistem që tashmë nuk ekziston më.

Ajo çka përbën preokupimin e tij shoqëror kryesor sot është trajtimi dinjitoz, mirëqenia materiale e psikologjike e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, radhët e të cilëve pakësohen nga viti në vit, si dhe veprimtaria e organizatës së tyre në përkujtim të ngjarjeve heroike madhore të Luftës dhe dëshmorëve të saj. Natyrisht, mirëqenia e familjes së vet, veçanërisht e shtatë nipërve e mbesave dhe e nëntë stërnipërve e stërmbesave që e rrethojnë, të cilët i sjellin kaq shumë gëzim tani që ka hyrë në dekadën e dhjetë të jetës së vet, mbetet preokupimi kryesor i jetës së tij.

Sevo Tarifa është edhe sot shumë më i përparuar se çdo të kish qenë Mit’hat Frashëri, nëse ai do të ishte gjallë, dhe ka çdo të drejtë të jetë krenar për kauzën për të cilën e vuri në rrezik jetën e tij, kur ishte 16 vjeç, dhe për gjithçka të mirë e me vlerë që ka bërë për këtë vend gjatë gjithë jetës së tij.E ardhmja nuk do të ishte më e mirë nëse do të frymëzoheshim nga jeta dhe bëmat e atyre që nuk e kuptuan të ardhmen dhe bashkëpunuan me pushtuesit dhe vrasësit e popullit të tyre. Edhe nëse ka ende njerëz, që bashkëpunimin me fashizmin dhe nazizmin përpiqen ta justifikojnë e ta legjitimojnë në emër të anti-komunizmit, argumenti i tyre është tërësisht antihistorik dhe i palogjikshëm.Si i tillë, ai nuk mund t’i qëndrojë dot mendimit racional kritik, të vërtetës historike dhe, prandaj, nuk duhet marë shumë seriozisht.

Habilaj: Ju falenderoj, profesor. Nëse më lejoni, dua të shfrytëzoj rastin t’ju bëj disa pyetje që nuk kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj Mit’hat Frashërit, por me figura të rëndësishme të jetës politike aktuale në vendin tonë.

Tarifa: Edhe pse nuk më pëlqen të flas për njerëz të tjerë, mund të më pyesni, pse jo?

Habilaj: Si do ta përshkruanit zotin Rama si politikan,sidomos në cilësinë e tij si kryeministër i vendit?

Tarifa: Një politikan i vetbërë, pasionant dhe, unë besoj, i sinqertë në bindjet dhe në veprimet e tij.Ka njerëz që i vënë në dyshim bindjet e tij, ose janë të pasigurt nëse kryeministri ka bindje të qarta. Unë besoj se ai ka bindje të qarta, një pjesë të të cilave unë i ndaj me të, por jo të gjitha. Z. Rama ka folur shumë për qeverisje në ekip, por unë vë re se është ai vetë që merret thuasje me çdo gjë dhe kjo, edhe pse nuk mund të thuhet se është një metodëlaissez-faire, nuk mendoj se është metoda më e mirë e qeverisjes. Disa kohë më parë, në një intervistë që kam dhënë po për këtë gazetë, e kam cilësuar kryeministrin Rama si “një politikan estet, i një prerjeje të veçantë, vizionar dhe reformator” dhe jam shprehur se, nëse do të kisha dëshirë të lexoja një libër prej tij, ky libër do të doja të fliste për Estetikën e Politikës. Këtij mendimi i përmbahem edhe sot.

Habilaj: Kreun e shtetit, Presidentin Meta, e keni cilësuar si “një politikan par excellence”.

Tarifa: Po, dhe i qëndroj këtij cilësimi.

Habilaj: Zotin Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, e keni cilësuar si një njeri “i ditur, vizionar, i talentuar në komunikim me publikun dhe shumë punëtor”.

Tarifa: Po, dhe kam thënë, gjithashtu, se është një fat i mirë për Tiranën që e zgjodhi z. Veliaj kryetarin e Bashkisë së saj. Me këtë rast, dua të shtoj se, me të në krye të Bashkisë, Tirana është bërë e po bëhet një kryeqytetpërherë e më i pastërt, përditë e më i bukur.

Habilaj: Dhe Sali Berisha? Ju njiheni si një ndër kritikuesit më të rreptë të tij. Dikure keni krahasuar atë me diktatorin e Venezuelës, Hugo Chavez, duke vënë në dukjse se, në dallim nga Chavez, Berisha u bë një president dhe një kryeministër autoritarist edhe pse nuk kishte naftë (Authoritarianism without Oil).Po në këtë gazetë, ju e keni e cilësuar Berishën si “një fatkeqësi kombëtare”.

Tarifa: Unë nuk jam kundërshtari i vetëm dhe as kritikuesi më i ashpër i Sali Berishës. Por, është e vërtetë, i kam kundërshtuar dhe kritikuar publikisht ashpër politikat e tij qysh nga viti 1992, si kur kam jetuar në Shqipëri, ashtu edhe kur kam jetuar e punuar jashtë vendit.Është e vërtetë se Sali Berishën e kamquajtur një fatkeqësi kombëtare dhe i përmbahem këtij vlerësimi.Me pyetjen tuaj, ju më jepni rastin të përsëris atë çfarë kam thënë kohë më parë për këtë njeri, dhe ajo çfarë kam thënë është kjo:

(1) Sikur z. Berisha të kishte hyrë në historinë politike të shqiptarëve fill para, gjatë ose pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shëmbëlltyra politike e tij do të kishte qenë Esad Pashë Toptani (jo Ismail Qemali apo Luigj Gurakuqi).

(2) Sikur z. Berisha të kishte ardhur në pushtet në vitet 1920 ose 1930, ai, njëlloj si Ahmet Zogu, do të ishte vetëshpallur “mbret i shqiptarëve”. Dhe, njëlloj si Toptani e Zogu, për të marrë pushtetin dhe për ta mbajtur atë, do t’u kishte falur shteteve fqinjë më shumë sesa Shkodrën, Vermoshin, Shën Naumin dhe pjesë të hapësirës shqiptare në Detin Jon, dhe do të ishte sjellë po njëlloj si ata ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke i asgjesuar ata.

(3) Sikur z. Berisha të kishte ardhur në pushtet në vitet 1944-45, ai do të ishte bërë një diktator edhe më brutal se Enver Hoxha.

(4) Sikur z. Berisha të kishte munguar në këto më shumë se dy dekada e gjysmë të tranzicionit postkomunist në Shqipëri, sot nuk do të gjendeshim në këtë pikë ku jemi, por do të kishim bërë një progres shumë më të madh.

Unë mendoj se Sali Berisha e ka drejtuar këtë vend shumë keq. Ai ka qenë shumë destruktiv, jo vetëm kur ka qenë në krye të opozitës, por, sidomos, kur ka qenë në pushtet. Sali Berisha i ka bërë dëme të mëdha dhe i ka shkaktuar shumë vuajtje këtij populli në këta vite të vështirë e të gjatë të tranzicionit. Ai është përgjegjësi kryesor i shkatërrimit total të ekonomisë shqiptare, i grabitjes dhe shkatërrimit total ludist të bazës materiale të industrisë e të ekonomisë bujqësore të këtij vendi, të ngritur për gjysmë shekulli me djersën dhe privacione të shumta të popullit tonë.

Berisha është përgjegjësi kryesor i braktisjes demografike të pjesës më të madhe të territorit të vendit dhe i “rrethimit” të Tiranës nga dhjetra e qindramijë njerëz që, me dijeninë, me bekimin dhe me premtimet e tij elektorale uzurpuan toka e prona që u përkisnin pronarëve të ligjshëm të tyre, duke u bërë kështu shkaktar i asaj katrahure të madhe në çështjen e të drejtave pronësore, që ndoshta nuk do të marrë fund për dekada të tëra.

Berisha është përgjegjësi kryesor që solli përçarje krahinore, qëngjalli frikën dhe pasiguri në radhët e popullit tonë dhe që i vrau brutalisht shpresat e rinisë sonëpër ta bërë Shqipërinë si tërëEuropa. Qeveritë socialiste që erdhën pas tij, ose në intervalin mes dy sundimeve të tij, nuk bënë më të mirën që mund të bënin për ta përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike e morale të vendit dhe integrimin e tij në BE, por atyre u është dashur shumë mund dhe kanë marë kosto të mëdha për të zhbërë bëmat antiipopullore e anti-kombëtare të Berishës.

Tragjedia (thuajse e harruar) e Gërdecit, vrasja gjakftohtësisht e katër qytetarëve të pafajshëm në Bulevardin e madh, thirrjet e herëpashershme antikushtetuese të Berishës për permbysje me dhunë të qeverisë—të gjitha këto kanë krijuar e ruajtur një atmosferë frike e pasigurie në një vend që, edhe për këtë arsye, kambetur prapa vendeve të tjerë të rajonit.

A nuk mjaftojnë edhe vetëm këto për ta quajtur Sali Berishën një fatkeqësi kombëtare?

Habilaj: Nëse kjo nuk është një pyetje për mua, si gazetar, së cilës duhet t’i përgjigjem, ju falenderoj për intervistën.

 

Botuar sot në DITA

December 6, 2018 02:30
Komento

19 Komente

  1. Ylli December 6, 03:52

    Cfare gallate ?? E pyesin per Edi Ramen dhe pergjigjet per Sali Berishen .!!!
    Edi Rama ja fut me shpull fytyres per te atin (Sevon ) ,Fatosi i Partise i pergjigjet per Berishen.
    Edi Rama i thote troç qe do isha me Mid’hat Frasherin dhe jo me sekretarin e Nexhmije Hoxhes ,Fatosi i Inst. Mark – Leninist ben sikur nuk kupton dhe fillon deklaratat bajate tipike te propagandes komuniste kunder Berishes.
    Kryevepra e kesaj paçavureje eshte togfjaleshi qesharak qe fshatari 16 vjeçar Sevo Tarifa u bashkua me forcat qe shihnin nje te ardhme objektive progresiste ?!?!?!
    Ke te ardhme ….ate si sekretar i Nexhit qe luftonte objektivisht imperializmin amerikan ??
    Apo mos valle Sevo Nostradamusi qe 16 vjeç kishte parashikuar te birin e palindur Fatosin te behej ambasador ne SHBA.
    Imagjinoj skenen kur Sevo hyn te zyra e Pronares Shpirterore te Tij shoqes Nexhi dhe i thote I HAVE A DREAM !!
    C’ enderr ke o ditezi – i thote Nexhi !
    Fatosi do me behet ambasador ne Amerike – ja kthen Sevua.
    Ore Sevo je ne terezi per kete luftuam si “progresiste objektiv ” o viran – i thote Nexhi ??
    Dhe Sevo mallkon veten qe lejoi imperializmin amerikan te prishte te “ardhmen objektive progresiste” te te birit !!! Me lot ne sy mbas nje autokritike revolucionare ,Sevua i premton Nexhit qe Fatosi do behet ambadador ne Korene e Veriut.
    Po ce do ,erdhi ai “fatkeqesia kombetare” dhe Fatosin e internuan ambadador ne Amerike !!!
    Kjo po qe eshte drama me e madhe e nje “komunisti objektiv progresist” ,te ta çojne djalin ne gojen e kuçedres imperialiste.
    Ma shpjegon njeri kete arsyetimin qe Sevua ka pranuar deshtimin e komunizmit por nuk.eshte dakort me kritikat ndaj komunizmit ???
    Si mumdeni te quajme te deshtuar nje gje ,te cilen nuk e kritikojme ???
    Gallata eshte se Mit’hat Frasherin e nderoi Edi Rama dhe ky ben fajtor Berishen….rasti klasik i njeriut me intelekt te imponuar e te kufizuar !
    E kur mendon qe ky tipi i babit ,ben shkrime dhe analiza filozofike….tmerr !!!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA December 6, 10:26

      Ore Ydhi yne,
      Po qenke fare primitiv mor tu mbyllt e mendjes…!
      Per ty Ydhi ka vetem nje opsion ne kete bote:
      O me Ameriken, o rashe e vdiqa!…
      Nje servil i peshtire!
      Gjithe bota e vlereson Ameriken dhe njekohesisht e kritikon per politiken e saj!
      Amerika eshte vendi i ekstremeve:
      Miliarderve qe nuk dine se cfare te bejne me parate dhe i getove tipike!..
      Nje hendek i tmerrshem midis te pasurve dhe te varferve!
      Eshte kjo arsyeja qe demokracia amerikane i nderron here pas here kuajt e Karroces:
      Nje here te majtet e moderuar, demokratet dhe nje here te djathtet qe mbajne peshoren nga oligarket!…
      Sot bota more Ydhi i Sali Mortjes,
      nuk qeverise dot pa Socialdemokracine!
      Aq i dukshem eshte ky fenomen sa edhe te djathtet tipik bejne leshime ne politiken ene favor te se majtes, ndryshe do te ndeshnin ne Cunamin e atyre qe mbajne boten mbi shpatulla…!
      Nje fakt eshte me se i dukshem…Ne se SHBA nuk do lejojne ndeshkimin e Doktorr Mortjes,
      shqiptaret qe do ta shohin me simpati SHBA- do jene gjithnje e me pak…!
      Pse?
      Sepse cdo popull kur vjen puna shikon interesat e tij dhe nuk eshte i martuar me asnje superfuqi, as me SHBA, as me Rusine, as me Kinen…, as me BE-ne…!
      Por le ta leme Ydhin e Sali Mortjes ne gallaten e tij!…
      +++++++
      Fatos Tarifa ne kete interviste, ka nje nga opinionet e tij me te argumentuara…!
      (ner ndryshim me shkrimin e tij te meparshem, ku dukej teper oportunist, servil, shkollaresk dhe i gjithe shkrimi me gjithe ato citime dukej si i qepur me arna!
      Me sa duket Fatosi eshte me origjinal dhe i drejtperdrejt kur flet ne formen e intervistes!
      Shume i qarte!
      Nje pergezim edhe per gazetarin Erion Habilaj, pyetje te bera me finese, me kulture dhe shume profesionale!
      +++++
      Dy fjale per Sali Bythkon dhe per Edi Ramen…
      Qe ne fillimet e gazetes “Shekulli” me Kryeredaktor Thanon, kam bere nje koment te shkurter:
      KUSH ESHTE SALI BERISHA I VERTETE?…
      Jane pak a shume keto ide qe shtron edhe Fatosi.
      Sali Mitomani hipi ne pushtet ne kohe te turbullta.
      Nje sharlatan ne politike.
      Me nje kulture politike te cekte.
      Euforik te Saliu e ktheu pas.
      Anarshist i pakorigjushem.
      Nje bajraktar primitiv.
      Hakmarres dhe intrigant i pakorigjushem!
      Karierist dhe i semure per pushtet.
      Genjeshtar mitoman dhe gjeni per te mashtruar. Konfliktual dhe antishqiptar si Esat Pashe Toptani dhe Ahmeti I Burgajetit…(Mire i shkruante nje gazete angleze para ca kohe, qevrisi me metodat e shekullit te 18-te…)
      E te tjera e te tjera.

      Per Edi Ramen:
      Fitoi popullaritet si Kryebashkiak me qeverisjen e Tiranes.
      Nje talent organizator.
      Talenti i tij doli me shume ne pah krahasuar me kryebashkiaket e PD-se, te cilet ishin jo vetem te pa afte nga ana organizative, por edhe medioker e pa ide konstruktive.
      Natyrisht Edi Rama eshte nje politikan me fytyre europiane, i repektuar dhe vleresuar nga shume politikane te shquar euroatllantik.
      Ai beri nje pune te mrekullueshme ne fillim per te njohur realitetin shqiptar ne takimet me popullin por dhe ne njohjen e pervojes se socialdemokracise europiane.

      Natyrisht qeverisja e Shqiperise, ishte nje kafshate e forte per nje Kryeminister pa pervoje, qe erdhi krejt papritur ne krye te Partise me te madhe dhe me tradita ne Shqiperi.
      Por ne qeveritjen e tij, ne formimin politiko filozofik, Edi Rama shfaqi ekstremitete dhe nga nje here edhe populizem… Vecanrisht parrulla e tij “pertej se majtes dhe te djathtes” e coi ate ne braktisjene shume parimeve baze te socialdemokrateve shqiptare…Edhe njohja dhe respekti i manget ndaj Historise moderne te Shqiperise e tregoi Edi Ramen te cekte , siperfaqsor dhe shpesh here kjo njohje e con ne gabime trashanike, sic ishin ato per objektivitetin ndajLuftes Antifashiste, trashegimnine e para 90-es dhe kokefortesia per te mbajtur nje qendim ekstremist mbi trashegimnin dhe vet historine e shtetit shqiptar…

      Do kete force ti korigjoje gabimet e tij politike, kjo do percaktoje edhe fatin e tij me tej ne politike…
      Edi Rama po krijon nje lloj kulti duke stimuluar nje rreth servilesh rreth tij, te cilet kane si parim “shefi ka gjithnje te drejte”…Dhe kjo e demton shume imazhin e tij.
      Nuk duhet harruar se ne demokraci nuk eshte si ne qeverisjen e nje partie. Demokracia i nderron sa here te kete nevoje kalin e Karroces, dhe nuk demtohet aspak…

      Reply to this comment
    • sopiqoti December 7, 00:39

      OO OO YYYlli i ” perenduar “.! Po pse o i vrarre ke mbetur aq prapa botes sa duke na dhene ne lexuesve tek postimit tende mundesin per tu shprehur dhe per te te vene ne dijeni se “..ato qe tei ke renditur ne postim ,ne i nxjerim nga prapanica..”

      Reply to this comment
  2. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) December 6, 04:03

    “Pema bije nene PEME”;
    Lum familia qe ju ka,i nderuar Fatos Tarifa!
    .
    Me te lumte i nderuar djale i ati babaxhani BABA, qe na deron te githeve sa i jemi mirenjohes. Sevo Tarifa e kam thene dhe ku duhet, i ka shoket e rralle atdhetare. Ai mbi te gjitha ka baze atdhetarizmin qe e shikon me syrin e nje NJERIU te.”Zanatit”si intelektual i kohes ecur. Jo me kot prane tij, sheh njerez vertet te atij niveli-atdhetare..
    JU, jo se jeni biri i Tij,qe kjo ju nderon, por dhe si nje kuader nje jete,deri marre me Dipllomacine, Ju nderon dhe juve kjo interviste e shkelqyer,e theksoj;- atdhetare e jo PARTIAKE e cdo ngjyre.Ju faleminderit dhe ju prifte e mbara ne te mire,se pari te Familes,sa Atdheut tone.

    Me falni mua si nje mesues nje jete sot “Pasues Veterani” qe sa ndihem krenar ndiej dhe detyrime.ketu ne Toronto,kemi ngritur organizaten e “Pasuesve Veterane”deri me mosha te reja, bij te veteraneve te Lufterave per Liri te atdheut tone,me ate N,Cl.kryesore.
    Peshendetie te vecante te nderuarit ;Veteran nder te paret e Luftes N.Cl Pr. Sevo Tarifa. Nderi Juaj si BIRI i tij, sa motra Drita,Petagoge e nderuar, qe e kemi ketu mes nesh ne Toronto,ballore aktiviste shoqerore.

    Toronto05-12-2018 Pasuesi Veteran 83 vjecar;
    Dhimiter M Xhoga.

    Reply to this comment
  3. Lala December 6, 04:29

    Kujt ia thua profesor , kujt ia thua?

    Reply to this comment
  4. Orteku i Fekenit December 6, 08:50

    Nese do ishte halla xhaj o Tos do beheshin ndryshe punet! Ne Shqiperi nuk u be asnjeher nuk u be halla xhaj! Ato pak ndertime qe beri Hoxha qe do ishin themeli i nje ekonomie te hapur ndaj tregut Boteror i hume vete shkelmin. Hoxha i beri me dhune por ishte e vetmja menyre mbase! Asnjeher nuk kemi rene dakort si komb per vijen qe duhet ndjekur! Do dali gjithmon dikush qe i prish te gjitha keshtu ka qene e kshtu do jete.
    Daron Acemoglu dhe James A.Robinson dy Ami profesore ne librin e tyre ” Pse deshtojne kombet” (Warum scheitern Nationen) japin shembullin e dy shteteve qe u krijuan pothuajse ne te njejten kohe Meksika dhe SHBA. Per krahasim ne na ra risku i Meksikes!

    Reply to this comment
  5. Spectrum December 6, 09:02

    Ik or se je bere si fantomasi shfaqesh kudo je bere monopol ne gazete apo je aksioner ça analize eshte kjo problemi i madh qe ka vendi eshte qe klasa politike mediokre shqiptare superstrukture e te ciles je dhe ti eshte antiamerikane dhe antiperendim jo gjepurat qe thua ti

    Reply to this comment
  6. Botian December 6, 10:18

    Profesor, ju Faleminderit per shkrimin.
    Gjithmone I respektuar.

    Borian
    Michigan

    Reply to this comment
  7. labi December 6, 11:50

    Nuk kam nevoje te lexoje shkrimin,me mjafton foto dhe e kuptoj mire se kush e qeveris,ka ardhur koha sa dhe ky profesori te na japi mend,o zot i madh.ne Shqiperi jane bere burrat si grate e grate si burrat.Kur shikoj ne parlament disa plera dhe xhepiste me vjen mire qe e kam lene ate vend,dhe uroj se nese rrine akoma si pulat do ta mbushin me pakistanez,fundja ky eshte qellimi i Rames e com.

    Reply to this comment
  8. Olimpia December 6, 15:43

    Nje kujtese per Ramen..
    Z.Rama lere PS te beje rolin e saj .Tashme mjaft.Pashe pjesmarrjen tende ne ceremonine ..Hayat..Kastrati…E turpshme, me e dajathte se ceremonia per Mit’hatin , me idjathte se Thaceri dhe Bushi i ri .Tashme koha jote ka mbaruar z.Rama .A e di se ku jane mbeshtetesit e PS…ishin shumica ne demonstraten e sotme te studenteve .Jane shumica e punetoreve qe punojne nen urdherat e oligarkeve te tu dhe paguhen me rroga mjerimi sepse askush nuk di se sa eshte norma e fitimit .Nuk ka vend modern ne bote te sponsorizoje hotelet me pese yje ..NUK ka vend modern pa sindikata, pa mbrojtje minimale te punes .Asnje vend nuk eshte bere i pasur me turizmin .Vetem.industria moderne i hap rrugen rritjes komplekse te ekonomise ,shkences , bujqesise ,aresimit dhe rritjes se mireqenies per sshumicen e popullsise .Por ti Rama , duke qene i djathte e shikon ceshjen e varferise si dhurate e te pasurve , si ato shtepite qe u jep disa te mjeruarve .Prandaj largohu Rama sepse ndryshe populli i majte do te largohet nga PS dhe nje derq e di ku do te perfundoje .Leri vendin nje te riu modern qe njeh mire te najten perendimore qe po rigjallerohet .Ne Shqiperi populli i majte eshte dominues , mungon drejtimi sepse per 28 vite e uzurpoi kozmopoliti i kazinove Nano Dhe liberali Rama ..Tashme eshte koha qe te largohesh z.Rama dhe jo ne favor te Veliajt ..Ai le te beje punen ne bashki ..eshte shume i rendesishem.atje .Ne krye te PS duhet te vije.nje personalitet i ri , jo skllav i shtepive me gjethe dhe bunkarteve por projektues i nje.model ekonomok modern .Duhen shternguar oligarket jo te ndertojne hotele , por industri ..Sepse vetem.industria mund te rrite te ardhurat e shtuara qe qarkullojne ne ekonomi dhe nxjerrin rinine nga rrethi vicioz i papunesise , krimit dhe jetes boshe .Pra ulje taksash per investime industriale dhe punesim masiv .Ndryhe ky vend do te shnderrohe vetem ne nje parajse per te pasurit e vendit dhe te aryre qe duan te pushojne ne hotelet luksoze .Te.tjeret , shumica , do te vertiten gjithmone ne nivelin e nje jete te varfer , pa perspektive .Nje kryeminister i ri , komplet i majte ka akoma kohe te beje nje kthese nga e majta te qeverisjes ..Sepse ti z.Rama , megjith aftesine per te marre vota ne perplasjet elektorale , te mungon dicka thelbesore …aftesia per te orientuar ekonomone drejt botes konkuruese .

    Reply to this comment
    • mirel December 7, 00:19

      Po c’oligarke leshi, me parate e shtetit.
      Kush ishte oligark kur u permbys komunizmi?
      Keta e vodhen dhe e rropen dhe prape me taxat e shtetit paguhen.

      Reply to this comment
  9. mirel December 6, 17:01

    Ramuti e ka thene hapur: Per te ardhmen e Shqiperise eshte me Mitatin. Per ta shitur te greket dhe te serbet, dhe te cdo pushtues qe mund ti ofroje Ramutit titullin e regjentit.
    Ku ka me deklarim i hapur i tradhetise qe po i ben ky plere Shqiperise?
    Mareveshjet greke, lahuta serbe qe po kercenon historine e lashte te Kosoves, Sllabisa qe ngrihet mbi Egnatian, Vjosen dhe detin qe i merr greku bashke me varrezat.. Cfare ka ngelur me pa dhene.
    Flini gjume shqiptare…shani studentet. Ata e kane fajin

    Reply to this comment
  10. Fuat Babani December 6, 17:02

    Komunistet Jane specia me e urryer dhe e neveritshme Ne bote,Ne kete specie Ben pjese she shoku Fatos,my enverist demagog.Nje familje e lidhur rrenjesisht me regjimin.Fanen,vellane e shokut Fatos e kishim Sekretar the Org.Baze the Parties dhe te bente gjemen po the Kalinin floket kocin e Parties,e presim we shoku Fatos the flase mire per Berishen.The vijme the mburrja e komunisteve,Lufta ! Keta mizore per the kerkuar lavdine shkojne 80 vjet me tutje e per the dhene llogari nuk shkojne 30 me tutje.Popuj shume me kontribues se shqiptaret Ne lufte kurre nuk I thurin kaq lavdi lifted.Jugosllavet per shembull Jane shume me kontribues dhe sakrifikues she shqiparet,po kurre nuk bejne kaq potere per luften.Jugosllavia disa fish me e made she Shqiperia she me miliona the René Ne lufte nuk ka AQ lapidare sa Shqiperia.Ne Jugosllavi asnjehere nuk Jane festuar si festa krijime cetash apo batalionesh.Lavdia per luften ka sherbyer vetem si justifikim per diktaturen.

    Reply to this comment
  11. info analitike December 6, 17:02

    O shoku gazetar a piete Tosin nese Sevua e dorezoi teseren apo nuk te vajti mendja? Ah keta trimat partizane qe mbeten vec duke folur kuturu.

    Reply to this comment
  12. Dhimbia e madhe Popull December 6, 22:50

    Komentuesia “Olimpia” me te lumte.Prindi mire qorton ne kohe pasardhesit… Atdhetaret e vertete keshtu shprehen hapur, dhe per “baben e vet”, kur e sheh se po len vuxhutin(vendin) ne humnere…
    Dhimbie a medhe popull .

    Reply to this comment
  13. Sevo December 7, 14:39

    Tarifa baraz erdogan medioker si gjithmone marksist leninist dhe mbi te gjitha anadollak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*