Me kë puthem unë tani… (dhe një ftesë për lexuesit)

June 3, 2019 08:59

Me kë puthem unë tani… (dhe një ftesë për lexuesit)

Bën një pyetje të çuditshme,
Në këtë stinë të blertë,
Ku gjelbërimi, pemët dhe lulet,
Mbulojnë tokën si kuvertë.

Buzës së mishtë s’i besoj,
Gjithmonë hapur le një derë,
Shumë më pak dhe silikonit,
Shpërdoruar mijëra herë.

Me kë puthem unë tani?
Me buzën që ka më besë,
Me buzën më të sinqertë,
Të filxhanit të kafesë…

****

Medi Belortaja

Redaksia inkurajon lexuesit e kësaj rubrike të dërgojnë poezitë e tyre në adresën [email protected]

June 3, 2019 08:59
Komento

6 Komente

  1. puthjet mot'omla bohen fresh q! mem'njes °!° June 3, 15:08

    Ooo nooo –

    duhet pat kujdes tash me komentue
    e mes buz t’ndezuna flak
    ban vaki perseeri ktu dera t’myllet ( trak -)
    e postimet me u bllokue 😛

    Reply to this comment
  2. flm per Ftesen tuaj .Jeni mjaft xhentil. - Pyetje kisha . June 4, 12:23

    jam mazhier i talentuar e shume i kerkuar ne boten ktej pra jam Profesionist si me ju a shpjegu .

    Lejohet massazhi nga pas , ne kte cast intim ?

    (pa noj keqkuptim ,dhe pa shqetsuar asnji ,puthja le te vazhdoje)

    Reply to this comment
  3. flm per Ftesen tuaj .Jeni mjaft xhentil. - Pyetje kisha . June 4, 12:25

    jam mazhier i talentuar e shume i kerkuar ne boten ktej pra jam Profesionist si me ju a shpjegu .

    Lejohet massazhi nga pas , ne kte cast intim ?

    (pa noj keqkuptim ,dhe pa shqetsuar as burrin e saj qe po Fle asnji ,puthja le te vazhdoje)

    Reply to this comment
  4. Pini vere e puthni femrat sexi jovetem ne Pranvere June 4, 20:38

    si tha edhe i lashti Omer Kajami mo ;

    Permbysni kupa ,

    e

    puthni cupa …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*