“Me këpucë të vjetra, nuk nisim dot një rrugë të re…” (Nga Bibla)

March 25, 2015 18:14

“Me këpucë të vjetra, nuk nisim dot një rrugë të re…” (Nga Bibla)

Arben Duka

 

 

Nëse do kemi përpara,
edhe dhjetëra kilometra,
e gjithë kjo rrugë e re,
s’bëhet me këpucë të vjetra!
 
S’e kam në kuptim të moshës,
po fare në kuptim tjetër,
në kuptimin që këtu,
sundon politikë e vjetër!
 
Këto fjalë Edi Rama,
i ka thënë një jetë të tërë,
po në fakt edhe ai,
zgjidhje të mira s’ka bërë!
 
Ka thënë: “Do përmbys të vjetrën!”,
as më shumë e as më pak,
po akoma politika,
zhytur është në një batak!
 
Kemi qenë për tri dekada,
në llumin e dekadencës,
se në politikë s’është thirrur,
ajka e inteligjencës!
 
Tri dekada kanë sunduar,
si qëmoti me bajrak,
analfabetë të sprovuar,
ose me formim gjysmak!
 
Derra e dosa pa fund,
nëpër zyra na janë kallur,
gjithnjë meritokracia,
u bë shprehje për t’u tallur!
 
Injoranca në pushtet,
e bën shtetin krejt të gjorë,
se ajo i bie shkurt,
dhe merr trafiqet në dorë!
 
Do injoranca në shtet,
pasurim të menjëhershëm,
dhe për mbërritjen e qëllimit,
ata bëhen të tmerrshëm!
 
Bëjnë bëma edhe gjëma,
sa që dot nuk i thonë fjalët,
ndën hyqmin e kapterëve,
këtu kanë qenë gjeneralët!
 
Njëzet vite e më shumë,
jo më kot shkroi poeti:
“Nuk e dimë ku mbaron krimi,
dhe s’dimë ku fillon shteti?!”
 
Gati një e njëjtë shprehje,
tani ësht’ artikuluar,
po unë lashtë e shumë lashtë,
e kam shkruar e stërshkruar!
 
Nga çdo anë e politikës,
fenomenin kemi hasur,
janë thirrur në politikë,
njerëz që janë thjeshtë të pasur!
 
Lekët e tyre janë hedhur,
në fushata natyrisht,
domosdo që kjo “kafe”,
do t’u kthehej me gjithë bisht!
 
Për listat-nga kryetarët,
është bërë klasifikimi,
dhe tani si barkë shpëtimi,
u shpik dekriminalizimi!
 
Po këtu nuk është molepsur,
veç Kuvend’ i Shqipërisë,
duhen prerë këmbët e krimit,
në çdo cep të Shqipërisë!
 
Po kjo gjë s’mund të kuptohet,
si një stinë për të mjelë,
që në çdo skaj të Atdheut,
të sajojmë kriminelë!
 
Të sajojmë krim pa sosur,
çdo njeriu t’i vëmë bisht,
që të nxijmë e të baltosim,
edhe vetë Zotin Krisht!
 

March 25, 2015 18:14
Komento

6 Komente

  1. LOVE March 25, 19:17

    “S’e kam në kuptim të moshës,
    po fare në kuptim tjetër,
    në kuptimin që këtu,
    sundon politikë e vjetër!”

    e ka kuptuar qe Biroja e fanarit ndricues me politiken e dhimmmmshme e degdisi kete vend
    eshte ca i vonuar bejtezhiu ,po s’ka gje
    me mire vone se kurre 🙂

    “Këto fjalë Edi Rama,
    i ka thënë një jetë të tërë,
    po në fakt edhe ai,
    zgjidhje të mira s’ka bërë!”

    E Drama ne fakt nje jete te tere ,ka shkruar per masturbimin ne bunker ,ca koh u mor me atesine ,pastaj filloi me grate , me ca foto tip play boy , u gradua nga thonjte e paprere ne 20% e pallateve , duke e gershetuar me profesionalizmin ne fushen e ….miellit
    dhe si gjithmone ne kete vend sa me shume hajn te jesh aq me shume gradohesh
    aq me shume gaztoret e oborrit te adhurojne ,kokepalaret bien theror per karrigen e udheheqesit , dhe keshtu perfundon kryeminister …histori e vjeter dhe kjo …
    qysh nga Biroja Politike
    shoku bejtezhi , me Zotin mos u ngaterro , per nder te partise tende ,lere Zotin andej nga eshte …ju nuk keni perendi ,keni vetem udhehqes dhe parti .
    Ne ferrin qe gatuat ,aty do ngeleni !
    Perbindesha te nje klase te paskrupull ,perbindeshat qe hengren popullin e vet
    CFARE NEVERIE !

    Reply to this comment
    • Beni March 26, 19:02

      O ti qe ke nofken ” Love”,jo qe i tille s’je, por qenke nje maskara, pjelle e se keqes qe ne Shqiperi e ka emrin Saliqeneri, njerez te paskrupull qe keni macokun ne bark ,ndillni vetem meri, urrejtje per gjithcka te mire ne kete vend.Mjafton qe ai monstra i Vicidolit t’u komandoje, lecke pa dinjitet te fshije kepucet shpellari, kaq pak dinjitet u duhet.

      Reply to this comment
  2. cimi cimi ca March 25, 21:02

    Te lumte @LOVE !

    Reply to this comment
  3. Tartufi March 25, 21:59

    O peshtiresi moderatori,mos ki frik nga e kunderta,qe shkruajne kunder ketij poeti leshi.
    Shoqerija mer forme te sakte kur flasin te gjithe,jo nje soj.,Komentet mos mi fshi te kam
    thene dhe nje here o qelbesire e ndyre,po nuk citoni ne krye te artikullit te mos kete ofendime per as kende ooo pleh e keqe shqiptari.

    Reply to this comment
  4. Tartufi March 25, 22:15

    O peshtiresi pa vlere moderatori,vendos ate qe kisha shkruajtur per kete ………..

    Reply to this comment
  5. Nevrus March 25, 22:29

    BRAVO BENI ! Te lumte pena e mendja!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*