Vishen njësoj, “më kërcënoi Rama”, deputeti publikon mesazhet

October 28, 2019 19:11

Vishen njësoj, “më kërcënoi Rama”, deputeti publikon mesazhet

Deputeti i Kuvendit kryetar i asaj që quhet Partia Konservatore, Kujtim Gjuzi thotë se është kërcënuar nga kryeministri Rama për veshjen e ngjashme me të.

Deputeti  – që njihet edhe si “deputeti i ballkoneve” sepse promovon  vajzat “me ballkone të rrezikshme” siç i quan ai gjokset e të promovuarave që i njeh nëpër studio sportive – e bëri deklaratën në studion e Report Tv.

Mesazhet kërcënuese që sipas tij i kanë ardhur nga Rama në seancën e kaluar plenare, duke thënë se ka ngritur edhe një padi për rastin në fjalë.

“Nëse unë të shoh në parlament me këtë veshje… më ka thënë një fjalë tjetër por që se them dot… do të nxjerr zvarrë nga Parlamenti, – thotë Gjuzi që i ka shkruar Rama.

“Por s’ka shansin vetëm vdekur, unë s’lej mashkull të më preki me dorë” – shtoi deputeti i futur në Parlament nga listat.

Ndër të tjera Gjuzi ka folur edhe rreth konfliktit që ka me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin për të cilin ka thënë se ai është fajtori që e ka futur në konflikt me Ramën.

Më pas ndaj Ruçit, Gjuzi ka hedhur akuza duke thënë se kryetari i Kuvendit është përgjegjës për të vrarët në Shkodër në masakrën e 2 prillit 1991.

“Shif kush ka tallë ndenjësen me ty mos më ço më mesazhe të tilla se është turp për një goxha burrë me mustaqe”, është mesazhi i parë që Gjuzi pretendon se ka ardhur nga Rama.

“I them Ramës se në konflikt na ka futur Gramoz Ruçi. Unë nuk kritikoj unë këshilloj. E kam princip nga nëna ima që më ka thënë vetëm të këshilloj. Nuk do të vij me kostum sa herë do ti. Unë do të vij edhe si kaubojs. I kem thënë Gramoz Ruçit nuk ke të drejtë të qëndrosh aty”, ka thënë Gjuzi.

Në fund Gjuzi është ka ulur tonet ndaj kryeministrit Rama duke thënë se telefonin e tij mund ta ketë lënë edhe në besim tek një person tjetër dhe ndoshta mesazhin nuk e ka dërguar ai personalisht.

Deklarata e Gjuzit për kërcënime ka ardhur pas asaj të Rudina Hajdarit e cila denoncoi edhe ajo se po e kërcënojnë.

saj.

j.l./ dita

October 28, 2019 19:11
Komento

6 Komente

  1. Zigur Qarri October 28, 18:24

    Hahahahaha…..na bashkoi tallavaja,kan gjetur gjuhen e perbashket.Kujtim Gjuzi ngjan me Paul Newman,Edvin Escobar D’Rama me Ver Llapen.

    Reply to this comment
  2. Arben October 28, 21:38

    PER HALLET E POPULLIT

    Reply to this comment
  3. Xhuxhumaku October 28, 22:11

    Me fal si kuptohet qe eshte telefoni i Kutes, dhe nga merret vesh qe keto jane mesazhet e Rames dhe jo te Lymit te Tutit. Masnej o Kute po merr nje celular pak me te mire mor burre, ala me cellin e kohes se Enverit ti?

    Reply to this comment
  4. ShkoDrani October 28, 22:14

    Telefon mesjetar, thonj te paprere e te palare. Lesh hesapi…

    Reply to this comment
  5. Lushka October 28, 22:47

    Ore nje sekonde…
    Keta jane deputete te Opozites apo te Rames?
    Perderisa Rama i kerkon llogari dhe i thote madje qe do ta nxjerri nga Parlamenti kam pershtypjen qe keta jane futur aty me inisistive te Rames, perderisa i jep vetes kete kontekst bisede

    Reply to this comment
  6. MH October 29, 10:56

    Gjuzi ka te drejte ne ankesat drejtuar Rames.Populli cdo dite qe vjen dhe iken krijon bindjen qe ky sharlatan kryeministrit asht e keqja e keti vendi.
    Gjuzi gabon kur i drejtohet Gramoz Ruçit.Per vrasjet e 2 prillit.Barra e kesaj dite bie mbi Sali Berishen,A.Hajdarin.A.Spahise dhe P.Arbenorit.Te gjithe te vdekur me skenar Berishen i vetmi gjalle Sali Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim