“Me këtë opozitë, PS rron 1 mijë vjet në pushtet”

May 3, 2018 12:46

“Me këtë opozitë, PS rron 1 mijë vjet në pushtet”

Rama është shprehur sot në parlament se PS mund të ekzistojë edhe 1 mijë vjet me opozitën që ka Shqipëria, por që ajo nuk përbën aspak problem për forcën e tij qeverisëse.

Shqipërinë e cilësoi si një vend me banorë të cilët janë të ndërgjegjshëm për partitë që mbart parlamenti.

“Shqiptarët i njohin mirë këta dhe nuk rrëmbehen. Shqiptarët këta i kanë provuar që të gjithë me radhë. Njërën palë e kanë provuar për vite të tëra. Palën tjetër e kanë provuar në dy martesa edhe me njërin edhe me tjetrin, por i kanë parë kush janë. Janë gjithmonë më pak të dëgjueshëm dhe të besueshëm. Me këta PS rron në pushtet 1 mijë vjet, por nuk janë këta problemi ynë. Këta nuk na afrohen me asnjë gjë.”

Kjo deklaratë e Ramës erdhi fill pas ikjes së anëtarëve të Partisë Demokratike nga seanca parlamentare, e cila u shoqërua edhe me ironinë se “këta (opozita) Ps-së nuk i afrohen dot në asnjë rrugë. Këta janë vari…llamarinën”.

s.a/dita

May 3, 2018 12:46
Komento

5 Komente

  1. Fat man May 3, 16:36

    Ta ka bo Zoti risk o Ed Rama, me dy kurva qe ke ne opozite Luluzimen dhe Mona cizmen edhe 1000 vjet jane pak.

    Reply to this comment
  2. Argon May 4, 02:02

    Këto fjalë që thotë z.Rama tregojnë një pamje politike që e njohim të gjithë. Ajo çfarë do të donim të dinim nga Rama është çështja se përse ai e ushqen me para këtë gjendje ku opozita është mjerane mendërisht?! Përse ai mbyt çdo zë të ri që mund të dali në skenën politike shqiptare? Psh. më kujtohet këtu se policia bërtiti më të madhe se po hetonte pasurinë e Gjergj Bojaxhiut para 2 vjetësh. Çfarë u bë më tej? Deri më sot mund të themi se ishte një sulm privat i të gjithë strukturave të shtetit, plus median kundrejt një qytetari që mendonte të niste një program politik. Ky është z.Rama që ka blerë edhe opozitën dhe pastaj herë lavdërohet dhe herë ankohet se nuk ka opozitë. Këto nuk janë gjë tjetër se mënyrat që ndiqte z.Berisha.
    Me një opozitë që i përmbahet fjalëve të z.Ibsen Elezi, z.Rama i humb thellë zgjedhjet e ardhshme.
    Më thuaj me kë rri, të them kush je. Me Lulin dhe Erdoganin është duke ndenjur. Policia shqiptare ka të njëjtat uniforma me atë turke. Pjesa më e madhe e zyrtarëve të policisë, janë stërvitur në Turqi, vend pa demokraci.
    Dhe për ju të “Ditës” fajin na e ka Evropa?!
    Nuk ju bën përshtypje juve të “Ditës” se në vendin më të varfër të Evropës, xhamija kushton 30 milion euro?!
    Sikur të donte shqiptarët Erdoja, me aq para bëheshin 2 spitale moderne. Po ai nuk e ka mendjen tek shqiptaret, por tek minaret që janë raketat e tija në luftën politike për të rilindur neo-osmanizmin.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K May 4, 08:40

    fat man:Po pse fyen more legen materniteti.Po ke familje ti.Po sikur me ti then dikush moters tende te vjen mire.Po ku keni nder ju.

    Reply to this comment
  4. Mala May 4, 09:27

    Opozita shqiptare,kendej e andej Drini, Per vlerat kombetare e politike,nivelin e kapacitetet qe disponon, Vertet pozita aktuale mund te qeverise lireshem,rehat e pa brenga. Opozutaret aktual ne dyja shtetet shqiptare,vetem sa mundohen te çrregollojne me protesta zhvillimin normal te proceseve shteterore te pozitave aktuale,Genjeshtrat,sajimit dhe perbaltjet jashte e mbrenda qe kryen opozita ndaj popullit dhe shtetit te vete, jane vetem çoroditjet e opozitareve aktuale shqiptare jane vetem primitivizem naiv politik dhe antivlere kombetare

    Reply to this comment
  5. Lili May 4, 11:38

    Kjo eshte arroganca qe i verberon,se keta vertete e mendojne luli opozite e moniken ,e cila e ka burrin president te nominuar pikerisht nga Rama,opozite…
    Po populli nuk eshte aq debil sa mos me kuptuar se nje mut jeni te gjithe,te vjithe bashke jeni kriminelet qe morret ne qafe dy generata.
    Enough is enough.
    Do ju tregojme kush jeni e sa vleni.Fuqia e popullit eshte mbi fuqine tuaj,kur vjen koha,asgje s’e ndal popullin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*