Vetëm për tri muaj! 

July 15, 2018 12:12

Vetëm për tri muaj! 

Vetëm për tri muaj,

do pushtetin Mona,

dhe s’do ketë më drogë,

nëpër vatrat tona!

 

Vetëm për tri muaj,

kërkon të sundojë,

dhe të gjitha bandat,

do t’i shkatërrojë!

 

Vetëm për tri muaj,

një çudi vërtet,

se ajo ka qënë

tetë vjet në pushtet!

 

Kemi qënë vërtetë,

thonë në LSI,

po s’kemi drejtuar,

asnjë qeveri!

 

Po s’kemi drejtuar,

asnjë qeveri,

kemi qënë gjithmonë,

në periferi!

 

Po jo-moj Monikë,

kjo s’është e vërtetë,

zëvendës i Salës,

a s’qe shoku Metë?!

 

LSI s’ka qënë,

në periferi,

sepse poste kyçe,

kish në qeveri!

 

Po siç duket Mona,

tjetër gjë përçon,

si Kryeministre,

veten e mendon!

 

Pra të gjithë pushtetin,

e do LSI-ja,

dhe fiks për tri muaj,

shpëton Shqipëria!

 

Ne po hamë sorrën,

kur paskemi pulën,

si dreqin t’ja japim,

nuk e dimë formulën?!

 

Po nëse vërtetë,

ky është shpëtimi,

edhe kushtetues,

mund të jetë lëshimi!

 

Për tri muaj kurrë,

s’bëhet kijameti,

pa bërë zgjedhje fare,

t’i jepet pushteti!

 

Them-pa zgjedhje fare,

jo se jam idiot,

po me zgjedhje-kurrë,

Mona s’fiton dot!

 

Po dhe te Monika,

m’u si tek Lulashi,

me drogë-këtu,

kuptohet hashashi!

 

Betejë e hashashit,

quhet e fituar,

sivjet asnjë rrënjë,

nuk është kultivuar!

 

Kjo është e vërtetë,

jo një thashethem,

po bandat do mbeten,

për Monën problem!

 

Dhe fare e vetme,

pa partnerë të huaj,

vetëm për tri muaj,

bandat do t’i shuaj!

 

Hallall le t’i ketë,

nëntëdhjetë ditët,

nuk është gjë e vogël,

të rrafshosh banditët!

 

Çfarë të gjithë burrat,

s’bënë për fatet tona,

për këto tri muaj,

e bën vetëm Mona!

 

Ky premtim i madh,

nuk është një delir,

se ajo si Titua,

punët i di mirë!

 

Besoj se Petriti,

si shef i kuvendit,

do të jetë me Monën,

Ministër i Rendit!

 

E dimë që kjo dyshe,

është e paparë,

ndaj mos e humbasim,

rastin- o shqiptarë!

 

Nëse këtë bast,

fiton LSI-ja,

një qeveri tjetër,

ç’e do Shqipëria!.

 

Pastaj edhe zgjedhjet,

s’ka ç’i do vërtet,

katër vite -Monën,

e mbajmë në pushtet!

 

Nëse nga Monika,

ne na vjen shpëtimi,

s’ka ç’na duhet Rama,

edhe Lulëzimi!

 

LSI e vetme,

të jetë pa bishta,

sepse s’ka ç’i duhet,

SHQUPI me dy gishta!

A. Duka

July 15, 2018 12:12