Më lart flamurin ngrënë kusarët, se jemi vënd pa qeveri!

July 21, 2017 11:27

Më lart flamurin ngrënë kusarët, se jemi vënd pa qeveri!

 

Me UKT që na sjell ujin,
jemi sërish në hall të ri,
është herë e tretë që na sjell matës,
dhe do paguajmë përsëri!

Ky është veprim krejt i njëanshëm,
ujësjellësi është një kusar,
se do na vjedhë hapur fare,
përsëri dyzet dollarë!

Në kusërira këta mostra,
çdo herë e zhvillojnë talentin,
mund të na bëjnë çfarë të duan,
se s’ka një mbrojtje për klientin!

Është herë e tretë që unë blej matës,
s’e kam aspak për herë të parë,
nëse janë një milionë familje,
afera shkon dyzet milionë dollarë!

Ne jemi njerëzit e zakonshëm,
në koalicion me Edi Ramën,
por një ndërmarrje shtetërore,
në mes të vapës na fut flamën!

Këta kusarë na mendojnë,
se jemi tufa me majmunë,
kur matësi është pronë e ujësjellësit,
por duhet ta paguaj unë?!

E njëjta gjë me Dixhitalbin,
që pa klientin vendos vetë,
që herë pas here shpik dekoderë,
dhe ne i blemë për herë të tretë!

I blemë tani për herë të tretë,
po ky kalvar mund të vazhdojë,
po Dixhi s’varet nga ky shtet,
mund të na vjedhë sa të dojë!

Populli vidhet gjithandej,
dhe teorira bën ky shtet,
dhe kompanitë celulare,
ofertat i sajojnë vetë!

Këto janë tamam probleme,
po populli nuk reagon,
në kafene bën thashetheme,
dhe asnjë vjedhje nuk ndalon!

Populli vidhet gjithandej,
picir të madh kudo po vuan,
ujë dhe jo gjak ka në dej,
ndaj thjesht’ ul kokën dhe paguan!

Gjithnjë ul kokën dhe paguan,
dhe asnjëherë nuk reziston,
po kur zullumi krejt të trashet,
duhet të ketë revolucion!

Populli vidhet gjithandej,
ah-në të mjerën Shqipëri,
dhe tash e gjer në katër muaj,
NUK KEMI FARE QEVERI!

Rama vijon çdo ditë dëgjesat,
me njerëzit që i dhanë zgjedhjet,
po nga çdo anë-këtu shurdhjesat,
krejt pa mëshirë vazhdojnë vjedhjet!

Rama me shokë vijojnë turin,
se do të bëjë model të ri,
më lart kusarët ngrënë flamurin,
SE JEMI VËND PA QEVERI!

A. Duka

July 21, 2017 11:27
Komento

10 Komente

  1. fane July 21, 15:38

    e vertet je i madh arben duka

    Reply to this comment
  2. Beni July 22, 01:46

    Epo duhet ti blejme nje kandar atij qe na shet fiq nje ekspres atij qe na ben kafene dhe meqe jemi tek UKT nje peshore per ujrat e zeza se ja fusim ja japim qesim (pa peshore)

    Reply to this comment
  3. Ben July 22, 07:13

    Te lumte Pena, Je I madh. Kush ka sy lexon.

    Reply to this comment
  4. hipokriti jo Hipokrati July 22, 14:01

    Duka ,forumin e dites akoma kryehajduti like e paguan!??Pse nuk ben poezine:’Pirati behet Pape’

    Reply to this comment
  5. Arben July 22, 22:14

    NE JEMI VEND PA NJEREZ, KJO ESHTE RRENJA E PROBLEMIT.

    UKT TIRANE RRITI CMIMIN ME 40%, I BIE RRETH 400-500 MIJE DOLLAR NE MUAJ TE MARRA ME SHUME NGA QYTETARET E TIRANES.

    2000 NJEREZIT QE PAGUHEN NE BORDERO DHE QE NUK BEJNE ASNJE PUNE PER UKT, NUK I HEQ NGA BORDEROJA.

    ASNJE PERSON NUK COHET TI VERI LITARIN NE FUT

    Reply to this comment
  6. Mark uk July 23, 09:49

    Hera e par qe po me pelqen ky militaruci me pages.

    Reply to this comment
  7. Andoni July 23, 10:24

    Arben miku! Prit ne fiund te vitit kur te te vije pagesa per administratorin bashke me faturen e ujit. Ti dhe une do bejme vjersha dhe nuk do na degjojne, ndersa administratoret, qw nuk mbajne asnje pergjegjesi nese ndodh ndonje gje ne pallat, se “ata nuk jane roje”, do festojne, do pine raki me parate tona.Kjo fature, nese ndodhe, do jete nje pusete e re qw do ta veshtrojme dhe nuk do mbyllet kurre…

    Reply to this comment
  8. Ivan i madh July 23, 12:56

    Eshte me se e goditur poezia jote z. Arben si dhe reale se keta te dixhitalit jane kethyer ne nje kompani hajdute e parate. Shkon nga vendet aziatike dhe porosit aparatet qe i narkonizuar me lopate dhe ja shekohim klienteve si frengu pulen me detyrim. Ne emigrantet kemi nga 3-4 aparate te ndryshem te bere tek dixhitali me detyrim se ndronte ose mbylle frekuencat dhe aparatet te saj te fundit nuk i del zot per ti regulluar. Sa per taksen e ujit duam apo sduan ne si emigrantet duhet ta paguajme edhe pse cemimet e tyre kane kaluar normalen europiane . Vjedhjet ne Shqiperi si nga shteti dhe indiviti jane bere te zakoneshme e normale dhe rutine dhe nuk i shqeteson fare asnje institucion te drejtesise dhe mbrojtie te konsumatorit

    Reply to this comment
  9. Ivan i madh July 23, 12:59

    Eshte me se e goditur poezia jote z. Arben si dhe reale se keta te dixhitalit jane kethyer ne nje kompani hajdute e pirate . Shkon nga vendet aziatike dhe porosit aparatet qe i ngarkon me lopate dhe ja shesin klienteve si frengu pulen me detyrim. Ne emigrantet kemi nga 3-4 aparate te ndryshem te blere tek dixhitali me detyrim se ndronte ose mbylle frekuencat dhe aparatit te saj te fundit nuk i del zot per ti regulluar. Sa per taksen e ujit duam apo sduan ne si emigrantet duhet ta paguajme edhe pse cemimet e tyre kane kaluar normalen europiane . Vjedhjet ne Shqiperi si nga shteti dhe indiviti jane bere te zakoneshme e normale dhe rutine dhe nuk i shqeteson fare asnje institucion te drejtesise dhe mbrojtie te konsumatorit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*