Me ligjin e mbetjeve u shkel PARIMI!

Arben Duka September 28, 2016 11:19

Me ligjin e mbetjeve u shkel PARIMI!

Asnjë mendje e shëndoshë,
s’ka problem me riciklimin,
por tani këta kodoshë,
me dy këmbë shkelën PARIMIN!

Në mbledhjen e qeverisë,
kur u mor ai vendim,
pastërti e Shqipërisë,
u kthye në një PARIM!

Se nga çdo lloj mbeturine,
do shpëtonte ky haur,
tri vjet-qeveria jonë,
e tundi këtë flamur!

Pas tri vjetësh e kuptuan,
se s’ka asnjë vlerë PARIMI,
se për dreq fare harruan,
një industri riciklimi!

As mendjet më diturake,
enigmën s’mund ta kuptonin,
përse u ngrit industria,
kur këtu plehrat mungonin?!

Ndryshoi terminologjia,
se dikush mbetje u thotë,
po tani dhe Shqipëria,
u bë si shoqet në Botë!

Unë e shkrova dhe pardje,
rrofshin mbetjet-riciklimi,
tani e kuptuam ne,
se janë shpresa dhe shpëtimi!

Një vend me kaq pasuri,
me gjithë të mirat e Dheut,
shpëtimin do ketë tani,
nga riciklimi i plehut!

Qeveria u copëtua,
duke dhënë mijëra sqarime,
dhe ndofta tallet me mua,
që flas ende për PARIME!

Tri vjet me demagogji,
shqiptarët i ka velur,
shkel këtu e shkel aty,
dhe nuk mbeti gjë pa shkelur!

Gati gjithë përgjigjet kanë,
si një tufë e përkëdhelur,
neve na thonë sharlatanë,
kur vetë parimet kanë shkelur!

Arben Duka September 28, 2016 11:19
Komento

5 Komente

  1. katarakti September 28, 20:29

    Po cila eshte zgjidhja o Arben?!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 29, 09:42

      uau o katarakt!!
      është pyetje apo thjeshtë idiotësi?!
      zgjidhjen mund të fillosh ta përpunosh që në shtëpinë tënde or njeri!!
      mbaji plehërat e tu anë shtëpi dhe do të shohësh se nuk do të kesh më shtëpi,por një kazan plehërash!!
      ti kërkon zgjidhje për pseudoindustrinë e “riciklimit”??
      fare thjeshtë!!
      falimentim ose ndryshim destinacioni!!u ndërtua sepse mendoi se do të këtheheshim në kosh plehërash!!ishin ata që subvenciononte berisha për tu subvencionuar nëpër fushata!!
      do të pastrosh shqipërinë??e para pastro tërë ujërat e zeza që derdhen në çdo përrua,lum e det!!pastro tërë mbeturinat që prodhojmë vetë dhe jo të mbushësh tokën(ose landfilet si i quajnë sot) shqiptare me ndyrësi!!
      falimnetimi është një nga shtyllat e kapitalizmit mor zotëri!!pa falimentim nuk ka konkurencë,nuk ka përparim!!falimenton ai që nuk e njeh,nuk i përshtatet kushteve ekonomike!!
      këta zotërinj kanë investuar në dhe me korrupsion,prandaj dikush duhet të shkojë në të sëmës!!
      të falimentojë dhe jo të ndihmohet nga qeveria duke mbushur shqipërinë me bajga!!
      si e kam thënë dhe herë tjetër,në europë nuk ka leverdi që të ndahen veçe veç mbeturinat dhe pastaj të seleksionuara të eksportohen si lëndë e parë për tu riblerë si materil i përfunduar!!
      në radhë të parë atje kushton puna,në këtë rast (seleksionimi)është gati 80% punë krahu!
      në radhë të dytë ata kanë tërë industrinë e riciklimit,ne e kemi blerë “industrinë” tonë atje,dhe nuk kanë nevojë të bëjnë një trasport kolosal për të humbur para dhe për të mbyllur vënde pune në shtetet e tyre!!
      këtu do të vijë ajo pjesë që është e paseleksionuar.ajo pjesë që duhet seleksionuar dhe që në përfundim 70-90% e tyre do të deponohet nëpër fushat e landfilizuara të shqipërisë!!ai 10-30%përfitimi që do të dalë nga ky seleksionim nuk mbulon në asnjë masë sado të vogël dëmin që do të sillet nga depozitimi i mbetjeve të pareciklushme!!
      jashtë këtij përshkrimi kam lënë mundësinë,jashtëzakonisht të madhe,e futjes,bashkë me mbetjet normale,të materialeve toksike dhe radioaktive!!
      para disa vjetësh me problemin e napolit,italianët kërkuan ndihmë!!zvicra jau ofroi!!ata filluan të çonin në tiçino për djegje plehrat e tyre,por shpejt zvicëra e ndaloi këtë “import”!!
      me mbetjet normale aty pati shumë materiale toksike dhe radioaktive!!
      ne nuk jemi zvicëra,nuk kemi politikanët e zvicrës,prandaj nuk mund të parnojmë një gjë të tillë!!
      fabrikat tona të punojnë me materialin tonë dhe në asnjë mënyrë të mos pranohen mbeturina nga jashtë!!

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 30, 14:44

      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      Reply to this comment
  2. demo September 28, 20:40

    Ky kodosh Rame,kerkon te humbe zgjedhjet patjeter,qe sjell plerat ne Shqiperi?

    Reply to this comment
  3. Tip September 28, 22:53

    I ke rene ne te Beno

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*