Me Lulashin në krye PD-ja do katandiset edhe më keq se sot!

September 16, 2017 11:44

Me Lulashin në krye PD-ja do katandiset edhe më keq se sot!

 

Rama qe karfosur,
nga banda dhe krimi,
po përse marrëveshje,
bëri Lulëzimi?!

Ca kocka i hodhën,
në pëqi të shkretit,
edhe Luli ndjeu,
erën e pushtetit!

Gjysmë qeverie,
e mori në dorë,
edhe gjysmën tjetër,
do mirr në Qershor!

Tha se kjo fitore,
qe spektakolare,
po për ne qe thjeshtë,
marrëzi shqiptare!

Rama e hutoi,
me lojën e vet,
kur gjithë partitë,
futi në pushtet!

Dhe Lulashi hëngri,
plot nga ajo gjellë,
i bindur se do kish,
fitore të thellë!

Luli kundër Ramës,
bëri një pauzë,
në fushatë nuk bëri,
as dhe një akuzë!

Kur u shkatërrua,
u bë karnavale,
filloi menjëherë,
gjuhën kriminale!

Kur e pa PD-në,
kokë e këmbë të dhjerë,
foli krejt pa turp:
“Votat m’i kanë blerë!”

Votat m’i kanë blerë,
me paratë e krimit,
veç një muaj zgjati,
festë e Lulëzimit!

Sovrani-PD-në,
për turp e përmbysi,
po asnjë Teknik,
zyrën s’e braktisi!

Dhe Rama asnjërit,
nuk i thoshte: “Ik!”,
dhe ata të shkretët,
u bënë krejt komikë!

Basha i mësonte,
mos bënin braktisje,
sepse kishte shpresë,
për bashkëqeverisje!

Po gjersa në zgjedhje,
aq thellë ja nguli,
Ramës për më pas,
ç’do t’i duhej Luli?!

Po Lulash komiku,
gjithnjë kishte shpresë,
ndaj sot i thotë Ramës:
“Dole i pabesë!”

Nëse do humbisje,
Thellë-o i shkretuar,
Rama qeverinë,
s’mund ta ketë premtuar!

Kur nga qeverisja,
nxorri LSI-në,
me ty s’mund ta bënte,
kurrë qeverinë!

Kot je revoltuar,
tani-o bufon,
dhe zëri i lartë,
fare nuk të shkon!

Nuk të shkon aspak,
a u bëfsh me gjizë,
si je bërë tani,
s’trëmb dot asnjë mizë!

PD-ja me ty,
do ketë fatin dreq,
se do katandiset,
keq edhe më keq!

Arben Duka

September 16, 2017 11:44
Komento

2 Komente

  1. MH September 16, 16:10

    I nderuari Duka!
    LSI don te thote ne fund te fundit “I” integrim.Per cfare po shifet.Integrimin ma te garantuem po e ban PS se sa vete Levizja SI.

    Reply to this comment
  2. demo September 16, 22:32

    Po le ta marre prape Saliu dhe te shohe sa vota merr!!!Te ishte mire PD e mbante Saliu,por ja ka lene Bashes,sa te kaloje dimrin.Me sa duken bathet,kur te vije vera PD ka ngordhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*