“Më mbroni familjen dhe unë do flas”, vrasjet e bujshme në Vlorë për të cilat ka dijeni Mikel Shallari

June 28, 2017 19:08

“Më mbroni familjen dhe unë do flas”, vrasjet e bujshme në Vlorë për të cilat ka dijeni Mikel Shallari

Mikel Shallari, i riu 24-vjeçar nga Kuçova i arrestuar për ekzekutimin e komisarit Artan Cuku ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë në statusin e të penduarit. “Më mbroni familjen dhe unë jam gati të flas”,- mësohet të ketë thënë ai përpara hetuesve.

Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka zbuluar të tjera detaje nga dëshmia e tij.

Ajo tha se Shallari nuk ka treguar vetëm për vrasjen e komisarit ku pranoi të jetë ekzekutori, por edhe për krime të tjera në Vlorë, ngjarje të bujshme për të cilat kishte dijeni për porositësit, ndonëse nuk ishte ai ekzekutori, raporton BalkanWeb.

Sipas Lalës, Shallari është përfshirë në këto ngjarje falë njohjeve me personazhe të krimit që aktivitetin e kishin jashtë shtetit, sidomos në Zvicër.

“Prokuroria është duke hetuar paralelisht edhe për ngjarje të tjera të bujshme si ajo e ndodhur në Vlorë në vitin 2011, ku Shallari pretendon se ka dijeni për ekzekutorët dhe porositësit e krimit”,- tha Lala, raporton BalkanWeb.

Duke qënë se çështjet janë ende nën hetim, Lala nuk ka dhënë detaje për cilat vrasje bëhet fjalë konkretisht.

 

June 28, 2017 19:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*