Më mirë gjysmë se hiç…

July 18, 2016 09:59

Më mirë gjysmë se hiç…

 

Nga Arben Duka

 

Jam me logjikën e ftohtë të Andrea Stefanit, por fatkeqësisht përkrah propozimin e Carlo Bollinos… Pjesa dërrmuese e popullit dhe e vetë deputetëve nuk e kanë fare idenë se ç’po bëhet me Reformën në Drejtësi, duke mos e ditur aspak cila është pengesa e fundit që ndalon miratimin e saj në Kuvend. Së pari, dua të shqipëroj fjalën e famshme “Veting”, që shumë nuk e dinë. Nuk ka një fjalë në shqip që t’i korenspondojë njëqind për qind, por pak a shumë do të thotë seleksionim, ose më afërsisht, përzgjedhje. Bëhet fjalë për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në administratën e re të drejtësisë, që do të dalë nga Reforma që është afër finalizimit. Në momentin që po flasim kemi tri qëndrime. Qëndrimi i Ramës dhe PS-së është që këtë përzgjedhje ta bëjnë shqiptarët së bashku me disa ekspertë të huaj. Pro këtij qëndrimi janë SHBA-të dhe BE-ja.

Kemi qëndrimin e Bashës, Berishës dhe opozitës. Përzgjedhja të bëhet vetëm nga një trupë e shqiptarëve, pa pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj. Kundër këtij qëndrimi janë SHBA-të dhe BE-ja, si dhe Rama e PS-ja. Kemi dhe qëndrimin e LSI-së, as mish e as peshk, por që është gati i njëjtë me qëndrimin e PD-së dhe opozitës. Kundër qëndrimit të LSI-së nuk ka qëndrime konkrete, mbasi ajo nuk është trajtuar si palë më vete nga të huajt në bisedime, por është nënkuptuar me qëndrimin e Ramës si kryesues i koalicionit të 1 Prillit. Mostrajtimi i LSI-së si palë më vete ka qenë një gabim i madh taktik, por kjo gjë nuk është objekt i këtij shënimi të shkurtër. Tani vetëkuptohet që përjashtimi i deputetit Spahiu nga grupi parlamentar, nuk u bë se ai është kundër të huajve në përzgjedhjen e gjyqtarëve, por se dekonspiroi para kohe qëndrimin real dhe të fshehur të LSI-së.

Them që ky përjashtim është bllof, mbasi para dy ditësh shkoi shumë më larg qëndrimit të Spahiut, duke e quajtur cenim të sovranitetit të vendit, pjesëmarrjen e të huajve në veting. Po nuk dimë gjë që Vasil inteligjenti të jetë përjashtuar nga grupi parlamentar i LSI-së. Por le të kthehemi tek tema që nisëm, për replikën e Bollinos me Stefanin, të dy miq të mi. Bollinua thotë që Rama nuk duhet të djegë gjithë jorganin për një plesht, ose të prishë gjithë dasmën për një limon. Bollinua propozon që Rama të bëjë dhe një hap tjetër mbrapa, të pranojë propozimin e Bashës, për t’i hequr atij çdo justifikim tjetër. Bollinua lë të nënkuptohet se do të kemi një gjysmë reformë, dhe gjysma është më mirë se hiçi. Sipas formulës së propozuar nga Basha, nëse përzgjidhen dhjetë gjyqtarë, pesë do jenë të opozitës dhe pesë të pozitës. Ose subjektivisht do kemi pesë të mirë dhe pesë të liq, kur presupozohet që sot kemi dhjetë të liq.

Këto janë përfundimet e mia të thjeshta, por në fakt kaq të thjeshta janë gjërat. Në drejtësinë e ardhshme si pozita, si opozita do kenë akses të barabartë. Dhe kjo gjë është 50% më mirë se tani, kur pozita nuk ka asnjë për qind akses në organet më të larta të drejtësisë. Pikërisht për këtë përmirësim të situatës aktuale unë mbështes Bollinon, që Rama të bëjë dhe një hap mbrapa, pavarësisht se do hapë probleme me ndërkombëtarët.

Tani vijmë tek qëndrimi i kolegut të mençur Stefani. Ai është kategorikisht kundër që Rama të hedhë dhe një hap mbrapa. Ideja e tij është: Më mirë pa reformë fare se me gjysmë reformë alla Bashë e Berishë. Rama, mendon Stefani, nuk është i detyruar ta bëjë dhe këtë lëvizje të detyruar, së pari për çështje dinjiteti dhe së dyti se opozita tani nuk e ka konfliktin me Ramën, por me SHBA-të dhe BE-në. Në këtë pikë jam në unison dhe e quaj një estradë të panevojshme një takim të ri të Ramës me Bashën. Këtë të fundit duhet ta bindin ndërkombëtarët e jo Rama që është okej me kërkesën e tyre për vetingun. Rama ja ka dalë që ta vërë PD-në përballë ndërkombëtarëve, ndaj më duket absurd propozimi i ambasadorit amerikan që Rama të mbyllet përjetë në një dhomë me Bashën sa të gjejnë zgjidhjen. Në fakt është LU-ja që duhet të mbyllet në një dhomë me Berishën, ose Bashën dhe t’u mbushë mendjen të pranojnë qëndrimin amerikan për vetingun. Në rastin konkret barazimi i Ramës me Bashën është fare i pakuptimtë. Në kushtet kur Basha ngul këmbë si mushka në qëndrimin e tij, me synimin për ta rrëzuar gjithë reformën dhe kur ka me vete dhe LSI-në, dhe unë për oportunizëm bie dakord me Bollinon për një gjysmë reformë, se sa fare pa reformë.

 

July 18, 2016 09:59
Komento

14 Komente

  1. andromeda July 18, 10:23

    Ore Agron. Po ti u çave duke bërë vargjet tallëse kundër kësaj opozitë dhe sharlatanëve të saj. Tani na del me një drejtësi gjysmake që s’i prek as qimen asnjërit prej tyre. Zotni shqiptarët presin një reformë të fortë që të ndëshkojë së pari ata që kanë abuzuar me pushtetin këto njëzet vjet, ashtu siç shqiptarët kanë pritur nga Rama, pasi i dhanë votën, se ai do vëri para përgjegjësisë ligjore oligarkët e qeverisë së mëparëshme dhe këtë Edi duhet ta kishte bërë me kohë. Tani ti thua ne të lëmë Berishën, Bashën e Metën të ndajnë përgjysmë shtetin dhe drejtësinë që të shpëtojnë përfundimisht bythën e tyre. E ç’drejtësi do të ishte ajo që komandohet nga dy forcat politike që kanë vjedhur e ç’nuk kanë bërë me këtë vend. Jo zotëri, jam i bindur që shqiptarët nuk presin këtë lloj drejtësie fallco. Do ishte më burrërore që Rama të dilte para shqiptarëve e tu thoshte,- Vëllezër të dashr, dëshiroja të bëja një shtet demokratik të së drejtës sikundër i ka Europë por injorantët, imoralët, gënjeshtarët, mashtruesit dhe hajdutët e këtij vendi nuk e duan një gjë të tillë. Ato duan një republikë bananesh ku të sundojë jo ligji, por kanuni i maleve. Ndaj ua lë në dorë juve të vendosni për kë jeni.

    Reply to this comment
  2. andromeda July 18, 10:23

    Ore Arben. Po ti u çave duke bërë vargjet tallëse kundër kësaj opozitë dhe sharlatanëve të saj. Tani na del me një drejtësi gjysmake që s’i prek as qimen asnjërit prej tyre. Zotni shqiptarët presin një reformë të fortë që të ndëshkojë së pari ata që kanë abuzuar me pushtetin këto njëzet vjet, ashtu siç shqiptarët kanë pritur nga Rama, pasi i dhanë votën, se ai do vëri para përgjegjësisë ligjore oligarkët e qeverisë së mëparëshme dhe këtë Edi duhet ta kishte bërë me kohë. Tani ti thua ne të lëmë Berishën, Bashën e Metën të ndajnë përgjysmë shtetin dhe drejtësinë që të shpëtojnë përfundimisht bythën e tyre. E ç’drejtësi do të ishte ajo që komandohet nga dy forcat politike që kanë vjedhur e ç’nuk kanë bërë me këtë vend. Jo zotëri, jam i bindur që shqiptarët nuk presin këtë lloj drejtësie fallco. Do ishte më burrërore që Rama të dilte para shqiptarëve e tu thoshte,- Vëllezër të dashr, dëshiroja të bëja një shtet demokratik të së drejtës sikundër i ka Europë por injorantët, imoralët, gënjeshtarët, mashtruesit dhe hajdutët e këtij vendi nuk e duan një gjë të tillë. Ato duan një republikë bananesh ku të sundojë jo ligji, por kanuni i maleve. Ndaj ua lë në dorë juve të vendosni për kë jeni.

    Reply to this comment
  3. s.h. July 18, 10:28

    …Deri ketu dhe une pranoj aresyetimin e A. Dukes…Por kam nevoje per aresyetime pasuese …Eshte absolutisht e sigurte qe Berisha, Basha dhe Meta dhe me pas, pra gjate zbatimit te reformes , do nxjerrin 100 yckla …A ka gjetje qe posacme qe reforma te mos pengohet gjate zbatimit !

    Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 July 18, 12:09

    “Bollinua lë të nënkuptohet se do të kemi një gjysmë reformë, dhe gjysma është më mirë se hiçi.”
    i një mëndje me ty beno!!
    bile ndonjëherë është më mirë pak se aspak!
    kështu kemi ecur në shekuj,beno!!gjysma andej e gjysma këtej,gjithnjë kemi pasur si moto thënjen “ka dhe më keq”,asnjëherë nuk na ka shkuar në mëndje të themi se KA DHE MË MIRË!!e në fund të fundit kujt i duhet më e mira??askujt!!
    kështu ishte dhe në kohën e largët të 1 prillit ’13!!më mirë me metën se me salën!!
    pak a shumë fjalët e tua,pas goditjes që morre në fillim dhe nuk e pranove atë ndyrësi të ramës!bile pas shumë rasteve në mbrojtje të metës,për të mbrojtur ramën,u këtheve ditët e fundit dhe kundër metës!sot nuk po e/të kupton njeriu,në je ai poeti i krisur që mbron të drejtën apo një poet që nuk dallon aspak nga politikani,për politikanin shqiptar e kam fjalën!!
    pavarsisht se jam komplet kundër këtij ndërrimi të kapjes së drejtësisë dhe jo reformim si paraqiten ta paraqesin,prap jam me stefanin dhe jo me ty dhe bolinon!!
    boll më me arna të arnuara shumë keq!!më mirë bythëjashtë se me ato arna të ndyra!!
    me mirë zgjedhje të reja se këtë ndyrësi të pafundme!!
    ti dhe shumë të tjerë keni frikë për një fitore të saliut me metën në krye??po ju them se është e mundur,por nuk ka asgjë të keqe!!
    po ndodhi ajo?!do të thotë se jemi një popull i trashë në kulm dhe nuk mund të përparojmë,prandaj le të zhgërryemi në mutin tonë se e meritojmë!!

    Reply to this comment
  5. kris 1 July 18, 12:16

    Pozita quhet koalicioni qeveritar keshtu qe ne ata te peste dy do te jene te LSI(te Saliut)dhe nje do ta marre partia e camerise(qe e dredh me shume se Likja)
    Reforma do te drejtohet nga Saliu.Rama do te kete te drejten qe me rilindjen ti shtoje atdheut ndonje muzeum per martiret e drejtesise demokratike.
    Terheqia e Rames do te jete traplleku i fundit te tij dhe te Ps.

    Reply to this comment
  6. ATDHETARIA July 18, 13:04

    JU BEJ THIRIE ATYRE QE NE DAMARET E TYRE RJEDH GJAK I PASTER QE SHQIPERISE I THONE MEMEDHE ,DHE KUR HYMENI I FLAMURIT KUQ E ZI NDEGJOHET PA E KUPTUAR SYTE JU LOTOJ NE NGA KRENARIA QE E DUAN KETE VEND TE BEGATE NATYRA NA KA DHENE TE BUKUREN E DHEUT,PO QEVERITE TONA HAJDUTE, KRIMINELE E DREJTUAN 23 VJET E SHITEN SHKATERUAN VENDIN DUKE MENDUAR PER VETEN E TYRE I BEJ THIRIE POPULLIT TIM TE NGRIEMI NE REVOLTE PAQESORE QE TE APROVOHET DEKRIMINALIZIMI TE NDIMOHET E DREJTA PER LARGUAR AJDUTET DHE KRIMINELET,PASURIA TI KTHEHET POPULLIT NE KRA TE BE,SHBA, EDI RAMES PS PA LSI QE NESER TE DALIM TE KERKOJME DREJTESI LIGJI MOS GJYSMOHET TE MARIN ATE QE JU TAKON BERISHA META LULI EEETJER

    Reply to this comment
    • Shqiptarja July 19, 19:57

      ashtu te lumte! Te bindim gjithe njerezimin se shqipetaret jane per Shqiperine, me perjashtim te disa politikaneve qe jane per vete. Rrofte vendi yne e I bukur Shqiperia!

      Reply to this comment
  7. mmoisiu July 18, 13:09

    Cpo thua keshtu o i madhi Arben Duka !

    Reply to this comment
  8. Kariz Matik July 18, 14:49

    Ndersa e ashtuquajtura reforme per dike si poeti bishtlekundur mund te duket gjysmake, per dike tjeter, keshtu si u gatua kohet e fundit, ngjason me teper me nje corbe te prishur, qe kundermon era shejtanllek ne dem te konsumatorit.

    Tentativa e “ben-llinove” per t’u rreshtuar te paret ne krahun e atyre qe jane te predispozuar ta konsumojne pa teklif corben e prishur, nuk duhet marre si shabllon.

    Lerini t’ja ndjejne te vetmuar lezetin.

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit July 18, 15:02

    Kushtetuta sanksionon pushtetin gjyqesor te pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe ai politik. Nqs pd kerkon qe pozita dhe opozita te ndajne byrekun e Drejtesise ne dy copa, a nuk bien ndesh me amendamentin kushtetues? Kur ti shkel kodin rrugor se nuk ve rripin e sigurimit( qe fundja i ben dem vec vetes) gjobitesh se quhet shkelje e kodit, kur shkelin amendamentin kushtetues u quajtka reforme. Dhe c’ne ti “gjobitesh”? Duhet edhe ti shperblejme se po lodhen shume…Ta dish ti o Arben poeti, keta e kane hak ti vesh ne vendin e tabeles ne poligon, po meqe Papa predikon meshiren, me zemergjeresi ti gjobisim me 10 vjet zbor pa nderprerje qe tu duket miza flutur.

    Reply to this comment
  10. Spartaku July 18, 18:51

    Rama apsolutisht jo! Nuk duhet te beje asnje hap prapa.Rama eshte ne te drejten e tij,dhe e ka shprehur hapur mendimin e tij per reformen ne drejtesi Nuk ka pse ti bjere nen kembet e Saliut,Bashes,dhe Metes.Ai eshte me reformen qe e do populli shqipetare,Amerika,BE-ja

    Reply to this comment
  11. Te rrime shtrember e te flasim drejte July 18, 23:43

    Jne hipokrizira ajo qe e rithekson edhe Arben Duka se PD e ka kapur drejtesine aktuale. Gjepora. Nese PD do ta kish te kapur drejtesine djali i ish-deputetes artise Anagnosti qe vrau 5 njerez per hobi, nuk do qe denuar 5 vjet burg. Por ne jemi popull qe harrojme shpejt.
    Po qe se PD do ta kish kapur drejtesine, nuk do qe lene i lire drejtori i pergjithshem i barnave qe shtypi para nje muaji nje 17 vjecar ne Librazhd.
    po qe se PD do ta kish kapur drejtesine, nuk do kishte ikur ne SHBA specialisti qe perdori aparaturen e pergjimeve dhe ishte ne arrrest shtepie.
    O popull, mos degjoni Andre Stefanin, Arben Duken e Bedri Islamin se u genjejne tane diteten e dites. Arben Duka tre dite e shan dhe pese dite e mburr Edi Ramen me qellim qe te behet i besueshem si realist. Jane qe te gjithe SOROSIANE. Edhe Berisha nuk eshte burre i mire se e dogji 2 here shqiperine, por ne kete pike per feromen PD ka te drejte. Per mua duhet te shkojne ne burg teb gjithe kryetaret e partive qe kane qene e jane deputete.

    Reply to this comment
  12. niku July 19, 08:32

    Me vjen keq por jam kategorikisht kunder. Kalimi i reformes eshte shume e veshtire sepse perballe eshte MAFIA. Kreu u Mafies te gjithe e dime se eshte plaku Mere dhe gjyqtaret jane “affiliati”. SHkaterrimi i mafies eshte shume i veshtire dhe askush te mos prese qe mafiozet dhe “i loro picciotti” te votojne per daljen nga skena. Ne keto vite ne funksion te saj plaku Mere ka emeruar gjyqtare dhe prokurore deri dhe Presidentin te cilet bejne para duke vjedhur popullin dhe ja kthejne me favore me vendimet e tyre. Deputetët e PD jane ushtaret (i picciotti) qe do te mbajne kete sistem. Prandaj une e quaj te veshtire miratimin. Mafia eshte si puna e kancerit qe po le nje vater, po nuk u pastrua nuk je i sheruar dhe ke vetem nje fat, vdekjen.
    I vetmi favor eshte qe sot jane identifikuar mafiozet dhe i gjithe sistemi mafioz. Sot ka dy pale. PS dhe perëndimorët ne nje krah dhe te tjeret ne krahun tjeter. Do te shikohet sa te vendosur jane perendimoret. Ata i kane ne dore te gjithe fisheket i dine se cfare ka bere njeri dhe tjetri. Mjafton te nxjerrin ca gjera jo vetem per kreun e mafies por edhe per nje ushtar te dores se dyte dhe keni per te pare si do sillen. Sepse kur u thuhet kaq dhe keshtu ke vjedhur dhe ketu i ke parate cfare do bejne? Sistemi mafioz bie.

    Reply to this comment
  13. Arber Iliri July 19, 23:26

    O Duka edhe ti je me Bollanon se je pak anti amerikan tu befsha e ke nga baba enveri.Ti je burre i ndershem por me pak dashuri per Enverin.Ketu qendron kjo perthyerja e jote.Ne drejtesi nuk ka 50 me 50 bir.Se eshte njesoj si 100% e keqe.Drejtesia ose behet drejtesi ose lihet mut si eshte nashti, he t’u befsha.Enveri e bente drejtesine si ti ajo per hajtudet e te tjeret duhej te ishte e sakte kurse ajo per armiqte e Partise ishte nga urdherat e Partise.Kjo e bente tere drejtesine mut.Keshtu ka qene vertet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*