“Më mirë një maskë mbrojtëse se një maskë oksigjeni”, shefja e Infektivit bën apel qytetarëve

October 17, 2020 19:13

“Më mirë një maskë mbrojtëse se një maskë oksigjeni”, shefja e Infektivit bën apel qytetarëve

Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv u bën apel qytetarëve që të mbajnë maskën në ambiente të hapura pasi duhet parandaluar përhapja e COVID-19.

Në video-mesazhin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, Çomo thotë se duke respektuar edhe distancimin fizik do të ulet mundësia e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.

“Sigurisht që mbajtja e maskës në ambiente të jashtme ul mundësinë e  infeksionit bashkuar me distancimin fizik dhe ul mundësinë  e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.

Duke mbajtur maskën ulet numri i personave të infektuar dhe numri i personave të shtruar në spital,. Dua t’iu them një gjë, më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me ditë dhe me muaj. Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga infeksioni Covid”, shprehet Najada Çomo.

h.b/dita

October 17, 2020 19:13
Komento

1 Koment

  1. ervin qerimi October 17, 23:54

    Ti shoqe jep garanci per maskat . Ato qe perdorni ju sikur jane ndryshe dhe megjithate shume mjeke jane infektuar . Gjithashtu jane infektuar maniake ( te pastertise ) dhe frikacake . Maska jo vetem nuk mbron nga asgje por ne situaten e krijuar duket si nje hedhje e fajit tek popullata .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim