Më mirë të ishim pa opozitë, se sa me këtë turp kombëtar!

February 3, 2018 11:50

Më mirë të ishim pa opozitë, se sa me këtë turp kombëtar!

 

Në Republikën e Shqipërisë,

në mes gjithë kësaj katrahure,

i ashtuquajturi Parlament,

duhet të qe një pikë referimi kulture!

 

Po Parlamenti i sotëm,

asgjë të tillë s’ka afruar,

se dhe derrat e zhgërryer në llucë,

nga shumë deputetë janë më të kulturuar!

 

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë,

që nuk është as hije e Kuvendit të dyzet e katrës,

duhet të qe-për njerëzit e thjeshtë,

një pikë referimi i edukatës!

 

Po Parlamenti i sotëm,

asgjë të tillë s’ka afruar,

se dhe qentë që bredhin- këtu në Selitë,

nga shumë deputetë janë më të edukuar!

 

Parlamenti i sotëm i Shqipërisë,

ku keq janë thyer krahët e balancës,

duhet të qe një pikë referimi,

i etikës qytetare dhe tolerancës!

 

Po në Parlamentin e vitit Dymijë e tetëmbëdhjetë,

deputetët e shqyejnë gurmazin,

po dhe gomerët e fshatit më të humbur,

të gjithë në një kohë nuk pëllasin!

 

Në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë,

duhet të rrijë ndezur gjithnjë dritë e gjelbër,

po aty gëlon ajka e rrugaçërisë,

me shpellarë të ndyrë e të egër!

 

Në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë,

mendohen gra fine e të gdhendura,

po aty-për turp të njerëzisë,

disa gra janë bërë si lopë të çmendura!

 

Mendohet se deputetët njëzet vjeçarë,

janë fytyrë e së ardhmes që duam,

po ata janë bërë turpi i rinisë,

njëlloj si Berisha aty u përçudnuan!

 

Po deputetët dhe deputetet,

nuk janë të njëjtë në Parlamentin e Shqipërisë,

këta që përmendëm janë asetet,

e Partisë Demokratike dhe të LSI-së!

 

Në moment do më sulen kritikët,

se unë po vuaj nga njëanshmëria,

por shikoni Parlamentin të Enjten,

dhe do shikoni kush është kafshëria!

 

Të zestë ne ç’na kanë parë sytë,

aty-që nga dita e parë,

më mirë të ishim krejt pa opozitë,

sa sa me këtë turp kombëtar!

A. DUKA

February 3, 2018 11:50
Komento

15 Komente

  1. Artemisa February 3, 15:28

    Normale qe per ty opozite e bukur eshte vetem PS .
    PS eshte normale dhe konstruktive edhe kur eshte ne pozite edhe kur eshte ne opozite.
    Edhe shoku Enver keshtu mendonte.
    Ka ndonje shans o “poet” qe pas 30 vjetesh te rinovohesh qofte edhe pakez ?
    Pres me deshire lukunine e komentuesve te zakonshem, te cilet, jane edhe barkthare edhe truthare por ama te bindur dhe te vendosur te mos levizin asnje milimeter nga idiotlleku i tyre .

    Reply to this comment
  2. intelektuali February 3, 16:03

    KUVENDI I SOT ESHTE ESHTE NJESOJ SI I ENVERIT
    ME PLOT DEPUTETE SERVILE TE EDVIN MYTEBERIT
    ZANAFILLEN E KA TEK KUVENDI 44 I ENVER KASAPIT
    ME KRIMINELE VRASTARE, KUSARE TE DOVLET SURRATIT

    Reply to this comment
  3. Socialisti i Ndershem February 3, 16:06

    Mund edhe te jete sic thua ti shoku Duka, qe keta jane Turp Kombetar.
    Por a mund te me thuash se Perse ne ishim Nder Kombetar kur ishim ne opozite.
    Po te rishikosh sjelljen tone ne kemi qene me bajga se keta te tanishmit.

    Reply to this comment
  4. info analitike February 3, 16:52

    Eh kete e ka marre malli per kumandarin. Qekur kumandari i ka lene shendene ky ka katandisur cyryk fare e nuk di as cfare ben e as cfare thote. Une parlamentin te enjeteve kam kohe qe nuk e shoh por kafsheria eshte ajo qe i con ato kafshe ne kopeshtin zoologjik. Ja qe te freskoj ca kujtesen me keto kafshet e kopese tende:
    https://www.youtube.com/watch?v=iKhNQGpBOg8
    https://www.youtube.com/watch?v=a0rOtHGcKYo
    apo do te degjosh Tahorrin kur fliste per mafia e banda:
    https://www.youtube.com/watch?v=jeO7iWh7G2k
    Ja tani qe gjithe bota e pas se kush ishte Tahorri si thua kush eshte me bajge ketu?

    Reply to this comment
  5. Araniti February 3, 16:53

    Ehhh…keshtu eshte kur i “ke syzat”e ndergjegjes dhe zemres sa ato te nje “rruli” nga Memaliaj….shikon vetem ate qe t’mbush gaveten, nuk u bere dot “daje”…se nuk te le uria, te ngeli dora zgjatur per nje garuzhde fasule e nje pilaf…po nejse,te eshte zvjerdhur vargu…nuk peshon me …corba e prishur aq zgjat…prishet dhe vjen era me pas dhe vargu yt…fatkeqesisht ka humbur…

    Reply to this comment
    • Tartufi February 3, 18:00

      Mos e ngani te ziun,kaqe shume,le te na beje per tu gajasur me vazhdushmesine e socializmit shkencor te Laverit.

      Eshte me mire ,mos ta keshe
      se po e vesh te tall bota
      nje kostum te qepur shtrember
      qe nga kemba ,deri tek koka.

      Reply to this comment
  6. ishim mire kush ishim "keq" February 3, 17:20

    O Ben Duka !

    E ka thene nje plak i mencur tani vone:

    ISHIM MIRE KUSH ISHIM KEQ

    Marrim ANALIZOJME vetem vrasjen e fundit:

    Vjen nje grek monster klandestin dhe vret shqiptarin ne mes te Tiranes te paguar nga shqiptari….

    Pra ai vend eshte bere HAN PA PORTA NE WC GJIGANDE qe nuk ngeli i huaj pa dhjere m’te qofte ky vrasesi monster grek qofte dipllomate me kollare

    Si mund te dale ai vend nga kjo grope qe dhe parlamenti eshte nje bordello politike ?
    .
    USA duhet te ndryshoje stategjine e saj 25 vjecare se ka deshtuar shume keq me berishizmiin njelloj si ne Irak I vetmi ndryshim eshte se jemi ne Europe.
    Dihet qe berisha u tregua KANIBAL..e perseris KANIBAL pas 1992 me ata qe e moren nga shpella dhe e bene doctor KAR-DJALL-OG.
    per kete sherbim ka akoma antikomuniste te semure miq te berishes ne amerike qe nuk ja harrojne kete sherbim.
    Ne amerike nuk merret njeri me shqiperine ne sferat e larta te politikes reale por ja kane lene ne dore ca zyrtareve te nivelit te ulet si Elez Biberaj apo makartisti Fran Wisner qe mbrojne berishen me cdo cmim..se gjoja po rivjen komunizmi…PIKA QE NUK JU BIE..
    Sot kur amerika normalizoi marrdheniet me KUBEN E KASTROS..eshte non sens te vazhdoje luften me fantazmen e komunizmit ne shqiperi..
    Pra nuk eshte puna tek nje nenpunes me emrin LU por media dhe intelektualet duhet te kerkojne ndryhsimn e politikes “antikomuniste se ne skene ka dale ekstremizmi islamik
    dhe putinizmi.
    Eshte e cuditeshme si kry-krimneli berishe ka drubluar nje skuader futbolli me ambasdore amerikane si
    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu
    Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria
    -Në mars 1997,
    -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,
    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
    – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
    – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit
    -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
    -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.
    – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.
    ..
    Perdersa miqte tane nderkombetare nuk heqin nga skena Saleh Rrahman Berishoviqin….ai vend do shperfytyrohet pambarim duke u kthyer ne territor me shqipfoles qe nuk i duhet as shqiptareve as amerikes dhe as dreqit..
    .
    “NUK KA PAQE NEN ULLINJ”
    DERI SA DONALD LUJA DUKET
    SI KAPTERR PARA
    “KOLONELITROPJES”

    Reply to this comment
  7. Populli February 3, 19:09

    “Me mire pa opozite, se me kete turp kombetar”?
    Jo, jo, jo o shoku Duka….Por –
    Me mire pa qeveri, se me Kryeminister nje Ram Gomar!

    Reply to this comment
  8. Cuku February 3, 19:20

    ARBEN DUKA ,,KOMBINAT I KRIJIMTARISE SHQIPTARE,,,,,,,,,,,JE FANTASTIK. BENO ,MOS U MERZIT. ,,,,,, QENTE LE TE LEHIN,ARBEN DUKES SHENDET JU BEFTE,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,RESPEKTE,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE February 3, 20:31

    Po a nuk po e shihni o Arben Duka se e ka marre UDBa e Prishtins, Shkupit e Podgorics, Tiranen, don me jau lujte (çi…) shqiptarve nanen!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. Kris 1 February 3, 23:07

    Kush don nga opozita te dale i virgjer te kaloje neper deren e hapur te rilindjes sic beri para 5 vjeteve Ilir Floriri e xha brahua sot.Poeti si gjinkalle do te kendoje avazin e rilindjes

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 February 4, 13:40

    konica ka thënë se ne jemi e keqja e vetvetes!!
    bota thotë se shqipëria është vënd i mbrekullushëm!
    unë them se do të ishte parajsë,pa shumicën e shqiptarëve!
    shqiparë të sojit tënd,beno!!
    jeni qënje me talent por aspak zgjuarsi!!
    nuk mëson nga përvoja dhe nuk ndryshon mënyrën e jetesës në bazë të saj!!
    ps:mos vallë je dallandyshja e parë e diktaturës,beno??
    si pranvera dh ediktatura kanë dallandyshen e parë që paralajmëron ardhjen!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*