Më në fund! Shqipëria solidarizohet me fqinjët, pranon koronavirusin!

March 9, 2020 19:00

Më në fund! Shqipëria solidarizohet me fqinjët, pranon koronavirusin!

 

 

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Manastire Luleshtrydhja sapo deklaroi para mediave se në dritën e zhvillimeve të fundit, qeveria shqiptare ka pranuar të solidarizohet me vendet fqinje dhe shumicën e Bashkimit Europian dhe Amerikës së Veriut, duke marrë pjesë me zemërgjerësi në epideminë e koronavirusit.

“Ndërkohë që gjatë këtij muaji kemi kryer plot 50 analiza tamponesh dhe nuk kemi mundur të gjejmë asnjë rast koronavirusi, për fat të keq shëndetësia shqiptare ngjalli një xhelozi deri diku të kuptueshme në Ballkan dhe BE,” deklaroi ministrja.

Sipas saj, megjithë përpjekjet e shtetit shqiptar për të kryer sa më pak kontrolle – dhe ato kryheshin në mënyrë selektive vetëm në njerëz 10000 përqind të shëndetshëm – koronavirusi nuk donte që nuk donte të hynte në kufijtë e Shqipërisë.

“Për pak u bëmë rast studimi global,” tha zonja Manastire, “bota shkencore pyeste; çfarë genesh të mrekullueshme kanë këta shqiptarët mor aman, pse nuk kalon korona nga vendi i shqipeve? Ku ta gjejmë dhe në një kryeministër kaq të zotin? Po një ministre shëndetësie të tillë, që meriton të vihet në krye të OBSH-së, ku ta gjejmë vallë? Kshu thoshin, për Zotin”.

Luleshtrydhja sqaroi se dikasteri që ajo drejton, në heshtje bëri të pamundurën që Shqipëria të merrte sadopak koronavirus, për të ndarë barrën e mundimeve me Italinë dhe vendet e tjera.

“Kryeministrin Rama e morën në telefon liderët globalë dhe i thanë: Edhe Shqipëria duhet të japë ndihmesën e saj në zgjidhjen e krizave aktuale, shqiptarët nuk mund të jetojnë të mbyllur në parajsën e tyre idilike duke e kaluar ditën me vallëzime, festa, këngë dhe ushqime të shijshme,” zbuloi ministrja para mediave.

“Dhe Shqipëria kishte dy zgjidhje: Të merrte ca emigrante sirianë, ose të merrte ca koronavirus. Ne zgjodhëm të dytën,” deklaroi Manastire Luleshtrydhja.

Në këtë mënyrë, në koordinim me autoritetet italiane u dërgua nga Firenze Pacienti Zero, një kushëri i këngëtarit të njohur Renato Zero, për pranimin e të cilit plasi sherri se kush do ta marrë i pari, mes pikave kufitare të Muriqanit, Hanit të Hotit dhe Hanit të Stavros.

“Tani, edhe ne kemi koronavirusin tonë,” komentoi e mallëngjyer Manastire Luleshtrydhja, “nuk kemi më nevojë t’u shtrimë dorën të huajve”.

“Mos harroni, hani sa më shumë luleshtrydhe,” porositi ministrja para se të largohej.

 

*****

SHËNIM: Gojët e Liga si rubrikë satirike e përgjegjshme, e ka shkruar këtë material me doreza boksi dhe maskë zhytjeje nënujore   

March 9, 2020 19:00
Komento

4 Komente

  1. intelektuali March 9, 16:35

    Pacienti Zero i dergoi nje leter mbreselenese Luleshtrydhes se Rilindjes ne te cilen shkruhej:

    TE ROJE PARTIA DHE SHOKU EDVER, AMANET FAMILJEN!

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi March 9, 20:56

    Ka dhe zera qe thone, se vete korona-virusi ishte duke plasur qe shqiptaret nuk e merrnin ate ne trup te tyre. Dhe ajo vajti tek baba-gripi, i cili i njihte mire shqiptaret, sepse i vizitonte per vit dhe i conte shume prej tyre ne boten tjeter. Dhe baba-gripi i tha: degjo moj rona-rona-bibirona, shqipove mund t’ju futesh vetem nga mbrapa, se perpara nuk e ha dot me ‘ta. Kur ata te hapin menderen e te leshojne gazrat, se ata vetem per pordhe njihen, ti fap hyri brenda.
    Dhe korona, duke zbatuar porosine e baba-gripit, i hyri pacientit minus-zero nga b…

    Reply to this comment
  3. Matrapiku qe te fiku March 10, 00:19

    hahahahaa
    mos vdekshi
    rubrika me e bukur ne Dita

    Reply to this comment
  4. Dhimbia e madhe Popull April 1, 09:48

    *Gojër e liga* nga do të shkojnë e futen..po jo me JETËN e NJERËZVE. Për shëndetin FLITET TROÇ…jo më *gojët e liga. s,bëhet lojra me shëndetin e njeriut.
    Dhimbia e madhe Popull!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim