Makina luksi, paga 1.5 milionë, por merrnin… ndihmë ekonomike

February 16, 2018 11:49

Makina luksi, paga 1.5 milionë, por merrnin… ndihmë ekonomike

Ministria e Shëndetësisë ka përjashtuar nga ndihma ekonomike të gjithë ata që e përfitonin në mënyrë të padrejtë.

Në mbyllje të fazës së parë me sistemin automatik, i cili nxjerr jashtë abuzuesit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Bardhyka Kospiri, theksoi se janë konstatuar raste nga më abuzivet, duke filluar që nga persona me katër makina, apo me pagë 1.5 milionë lekë.

Disa nga rastet më abuzive:

“Qytetari D. A. nga Bashkia Korçë, përfitues i skemës së vjetër, nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimin me një pagë mujore prej 149 mijë lekë në muaj.

Qytetari A. N. nga Bashkia Peshkopi, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që familjari i tij disponon dy automjete.

Qytetari A. P. nga Bashkia Fier, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimin e dy familjarëve të vet, secili me një pagë mesatare 60 000 lekë.

Qytetari A. D. banues në Bashkinë Kukës, përfitues i skemës së vjetër pas verifikimeve u konstatua që dispononte 4 automjete.

Qytetari M. S. nga Bashkia Pogradec, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimin e vajzës me një pagë mujore prej 58 mijë lekë në muaj.

Qytetari G. S. banues në Bashkinë Kamëz, përfitues i skemës së vjetër pas verifikimit u konstatua se kishte kushte shumë të mira banimi (vilë dy-katëshe, si dhe dy automjete).

Deklarata e plotë e Kospirit:

Jemi në fazën kur ka përfunduar vlerësimi i parë i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike, e cila po shtrihet ne te gjitha qarqet e vendit. Kjo skemë e re garanton që pagesa e ndihmës ekonomike shkon te familjet më në nevojë.

Për herë të parë kanë patur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues të cilët deri dje përjashtoheshin për shkak të kritereve përjashtuese të skemës së vjetër: Nëse ndryshoje vendbanim (nga një zone në tjetrën) nuk e merrje ndihmën ekonomike, sot ky kriter është hequr dhe këto familje po përfshihen ne skemën e re.

Sistemi i ri është transparent. Kjo skemë funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të tatimeve, zyrës se punësimit, të hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimet shoqërore, etj ELEMINON abuzuesit, të cilët deri dje përfitonin PA TË DREJTË pagesën e ndihmës ekonomike dhe numri rritej artificialisht, duke bërë që fondi të copëtohej në shuma të papërfillshme për familjet që janë vërtet në nevojë.

Për ta konkretizuar, çfarë bën sistemi automatik? Nxjerr jashtë abuzuesit siç janë këto raste me 4 makina apo page 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike. Dhe janë evidentuar mijëra raste te tilla, të cilët përfitonin ndihme ekonomike në kurriz të atyre që ishin në nevojë dhe sot e përfitojnë ndihmën ekonomike të plotë.

Po ku shkojnë sot fondet e ndihmës ekonomike: Këto fonde sot i përfiton një familje që deri dje merrte një pagese minimale, edhe vetëm 1 mijë lekë, ndërsa sot merr ndihmë të plotë 8 mijë lekë. Pra me skemën e re ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë! Pas fazës se parë, ka nisur verifikimi rast pas rasti nga sistemi elektronik dhe po vijohet edhe me verifikim në terren.

Çdo ditë po identifikohen derë më derë të gjithë ato familje që nuk janë kualifikuar në këtë fazë. Dhe sigurisht ka familje në nevojë të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kriteret dhe nuk përfitojnë nga skema, por këto familje nuk e humbasin mbështetjen ekonomike.

Nëpërmjet rivlerësimit ato rikthehen si pjesë e skemës duke aplikuar në Bashki. Të gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem.

Ndaj i drejtohemi çdo familje që nuk ka fituar në këtë faze, por që realisht është në nevojë, që të paraqiten menjëherë për aplikim pranë bashkive, të cilat duhet të përdorin fondin e vënë në dispozicion për këto raste, fond i cili tashmë është dyfishuar nga 3 ne 6%.

o.j/dita

February 16, 2018 11:49
Komento

6 Komente

  1. MH February 16, 12:57

    Deri ketu me cfare keni vendos per bllokimin e dhenies se ndihmave personave qe kane te ardhura 1.5 milion leke dhe makina luksoze asht gjysma e sipermarrjes se bllokimit.Per ta cue deri ne fund te sukseseshme kete sipermarrje duhet te kthehen te gjitha para e marra padrejtesisht buxhetit te shtetit.Duke caktue nji mase % dorezim lekut ne shtet.Sepse nuk mund te kthehet e gjithe shuma totale njiherashi.Vonesa e mos rrespektimit tu vihet taks perqindje ne cdo dite vones nga norma e kthimit ne diten e caktuar.
    Origjinal sic ben cdo shtet i ekonomise tregut te cilet veprojne dhe me xhobitje.

    Reply to this comment
  2. Bureto February 16, 13:55

    E sakte, por jo e mjaftueshme. Duhen vene para pergjegjedse dhe nepunesat qe e kane lejuar nje gje te tille, te cilet i ndajne parate me perfotuedit. Nuk eshte gje e panjohur skema, vetem se nuk eshte vepruar konform ligjit.

    Reply to this comment
  3. Pensionisti February 16, 14:45

    Jam plotesisht i nje mendimi me te dy komentusit e mesiperm dhe kjo te behet ligjore me vendim gjyqi qe te kete edhe mundesi zbatimi e ndjekje ligjore : Ja burimet qe behen pengese per rritjen e pensionit tim si pensionist . Denimin me i rende te jete per nepunesit qe kane lejuar keto pagesa , sepse ata me siguri kane pasur edhe perfitimet e tyre !

    Reply to this comment
  4. info analitike February 16, 21:06

    Pse habiteni, edhe Rama po te mos ishte per Linden sot do te ishte i pastrehe e me vetem 3000 euro ne banke!

    Reply to this comment
  5. Agim Kraja Rruga Ferit Xhajko pall 59 6 hyrja4 ap 13 Tirane February 16, 22:35

    ALPINI.
    Mir moj zv ministre.qe ju ke hequr.perkrahjen sociale ketyre qe shkelin ligjin.
    Po une qe jam brenda ligjit Behet fjale per gruan time qe ka mbi 9 vjet qe po kerkon nje pension minimal .Mbasi ka me shume se 16 vjet pune.Per kete nuk akm lene vend pa kerkuar si ne DRSSH Tirane.ISHS Tirane Nr tel eshte 0697263641 ne raste se ju merr mendja per kontaktim.

    Reply to this comment
  6. Me ne fund, duhet te kete nje qendrim normal, per kete teme kaq te...nxehte . February 17, 00:05

    Te nderuar “komentues”; s’i keni rene fare, ne “te” … Ne Shqiperi, nuk ka perkrahje sociale (papunesie), qe ne fillim te nderrimit te sistemit te kaluar, me kete te ashtuquajtur demokratik . Ka qene dhe eshte vetem nje “ilustrim” i ligjit te mbrojtjes se qytetarit, te nje “vendi demokratik europian ne rast papunesije”, por vetem..ilustrim; 3000 (tre mije) leke per 4-ter (kater) persona dhe mbi te gjitha me nje …kercenim, jo te shprehur publikisht, se mund te nderpritet fare, a thua se eshte lemoshe, qe varet nga….humori i …qeverise se radhes . Ne fakt eshte nje ligj kushtetues, i barasvlefshem me te drejten, per te ushtruar nje biznes ekonomik, ose paisje, me prone natyrore (bujqesore, minerare, ujore ose industriale), ne formen e nje “pasurie te pa tundeshme dhe te perhershme” dhe me nje mase, qe te plotesohen te gjitha nevojat e “domosdoshme”. Ne perfundim do thoja, se kete 3000 leksh’ edhe sikur, t’ a marre me i korruptuari qytetar (dhe te tille sic edhe citohet ne artikull ka plot) nuk justifikon qellimin e “mire” te institucionit te “perkrahjes sociale te papunesise” per te mbojtur familjet ne nevoje me mbeshtetje “ekonomike”, por te zbatoi kushtetuten dhe abuzuesit t’i coi para ligjit, si per cdo krim tjeter .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*