Me opsionin e ri të WhatsApp shmangni bisedat e bezdisshme në grup

July 2, 2018 22:33

Me opsionin e ri të WhatsApp shmangni bisedat e bezdisshme në grup

Bisedat e grupeve në WhatsApp mund të jenë tepër të dobishme, sidomos kur kërkojmë të organizojmë situata të ndryshme shoqërore.

Por të gjithë jemi në dijeni se grupet e krijuara mund të kaplohen nga një situatë kaotike, pasi jo rrallë herë ndodh që të gjithë të bisedojnë njëkohësisht në chat.

Prandaj dhe WhatsApp ka paraqitur një mundësi të re për bisedat në grup, që lejon dërgimin e mesazheve vetëm nga ana e administratorëve të miratuar.

Për të aktivizuar cilësimet, thjesht hapni “Informacioni i Grupit ” në një bisedë grupi, pastaj shkoni te “Cilësimet e Grupit”, “Dërgo mesazhet” dhe zgjidhni “Vetëm administratorët”.

Është cilësuar si një ndryshim i thjeshtë, por që ka shumë gjasa që t’i shndërrojë bisedat në grup në më funksionale e tërheqëse .

WhatsApp e di se bisedat në grup janë një faktor i rëndësishëm në tërheqjen e përdoruesve dhe prandaj ka shtuar gradualisht më tepër karakteristika në këtë opsion, sikurse janë edhe mjetet anti-spam.

s.a/dita

 

July 2, 2018 22:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*