Me pafajësinë e Fullanit u vulos dhe reforma në dreqtësi!

Arben Duka October 14, 2015 16:10

Me pafajësinë e Fullanit u vulos dhe reforma në dreqtësi!

Për t’i dhënë Fullanit,
krejt pafajësi,
as dita e gjyqit,
nuk ra shumë në sy!

Një pjesë e vatanit,
në ujë po notonte,
ndërsa pjesa tjetër,
fitoren festonte!

U bë gjyqi i Fullos,
gati pa kuptuar,
shteti me futbollin,
qe preokupuar!

Këtu u harrua,
fare drejtësia,
se shteti po priste,
djemtë nga Armenia!

Dhe lojtën të gjithë,
nga mëndja e kokës,
njëlloj sikur morëm,
vetë Kupën e Botës!

Në ekstazë kaloi,
e gjithë Shqipëria,
po përmbi të gjitha,
s’mbahej qeveria!

Për reformë të madhe,
u përfol Shtatori,
po të gjithë kohën,
futbolli e mori!

Vazhdon drejtësia,
që ta shtojë katranin,
dhe vulën ja vuri,
gjyqi me Fullanin!

Po përpara Fullos,
dha sinjal i pari,
dhe pafajësia,
e një Komunari!

Në Durrës u bë,
estradë e vërtetë,
për të njëjtën çështje,
ishin pesë vetë!

Për të njëjtën çështje,
pesë të akuzuar,
një doli pa faj,
katër janë dënuar!

Katër u dënuan,
për keq u ra zari,
po nuk u dënua,
krye komunari!

E njëjta akuzë,
dy vendime nxori,
se nuk u dënua,
kush qe kryesori!

Po nuk u dënua,
kush qe kryesori,
siç ishte tek Banka,
ky guvernatori!

Të dy kryesorët,
hiç nuk u dënuan,
se çështjet e tyre,
me kast u veçuan!

Tek ne gjyqësori,
bën shumë marifete,
nuk është një pushtet,
po një shtet më vete!

Është një shtet më vete,
dhe përtej Tiranës,
që s’e ka në listë,
hiç shtetin e Ramës!

Ndaj dhe kemi shkruar,
këtu kohë më parë,
nuk bëhet reformë,
me këta gjyqtarë!

Ndaj ju thotë sërish,
mendja e Arbenit,
nuk bëhet reforma,
nga jashtë sistemit!

Se këtu sistemi,
është komplet i dyllur,
dhe punon më vete,
me cikël të mbyllur!

Një Lidhje të Shenjtë,
kanë bërë ata,
ndaj dhe i them Ramës,
mos bëj shumë shaka!

Kur the se mbi ta,
do bëje hatanë:
“Ti nuk ke ç’na bën!”,
njëzëri të thanë.

Do kemi akoma,
kohë më të rënda,
nëse një lëvizje,
s’do të ketë nga brënda!

Nesër jemi fiks,
në mes të Tetorit,
dhe ndryshku ju shtua,
më shumë gjyqësorit!

Betimet e Ramës,
ca kohë më përpara,
tani që të gjithëve,
na duken shakara!

Që ta bësh të bardhë,
gjithë këtë të zezë,
është si të rilindësh,
jetën në varrezë!

 

Shënim i autorit: Fjala “dreq-tësi” është përdorur për herë të parë nga z. Alqi Koçiko, zv/redaktor i gazetës.

Arben Duka October 14, 2015 16:10
Komento

13 Komente

  1. ne emer te popullit October 14, 16:39

    I dashur ZOTI DUKA, PSE NU THUA U MENDEROS DREJTESIA.Shqipria nuk ka pasur kurre DREJTESI.KOMUNISTET E SOTEM TE VESHUR ME PETKUN DEMOKRAT JANE ME TE LIGE SE KOMUNISTET E VERTETE.ATA NUK DUAN TJA DIN PER POPULL, NUK DUAN TJA DINE PER SHTET DHE KESAJ I THONE TE QEVERISESH ALLA RRUMPALLA.Nuk i vjen turp bejne alarmin per nje HAJDUT XHEPASH DHE BEJNE SHURDHIN PER ARSEN LUPENIN (SH1IPTAR).FAJI KRYESOR KETU KA MEDIA SHQIPTARE QE ME HESHTJEN E TYRE I NDIHMOJNE KETA KRIMINELA SIC ESHTE RASTI NE FJALE E QOKATARIT ME TE MADH TE KOHRAVE FULLHAJNI.

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist October 14, 22:02

      Lirimi i Fullos nuk ishte risi
      e dini in tè gjithe si une e si ti!

      S’ka per t’u habitur si ndodhi ashtu
      mender xha Saliu ben çdo gjë ketu!.

      Ben çdo gjë i marri ketu né vendin tim
      sa tè jetè me fryme do tè jetè mallkim!

      Mallkim per kedo qè ketu jeton
      mallkim per kedo qe Saliun beson! 

      Djalli eshte i lig se kot s’quhet djalle 
      po s’eshte m’è i lig nga menderi Sale!… 

      Gjithe keto qè ndodhin me Full-hajnerine
      kane mbrapa nje dore, kane mender Saline!!

      Çdo gjë e kopsitur me ligj e me nen
      rracen e Full-hajnit asgje nuk e gjen!!

      Mileti i shkrete kerkon drejtesi
      kerkon tè gjykohet menderi Sali !!

      Miletin ka kohe mendja e ka lene
      kurva politikë né gjume e ka vene !!  

      I ka mpire trurin me premtime bosh
      sa marin pushtetin premtimet né kosh!

      Fryn e shfryn mileti askush s’e degjon
      kalojne ikin vitet qeveria ndrron!!

      Nga e kuqe blu, nga blu prape e kuqe
      tè njejtat fytyra me tè njejtat huqe!

      Me tè njejtat ligje me njerez rrufjane
      gurin edhe arren vete né dore i kane! 

      Sistem me rrufjane si do funksionoje
      kur mender Saliu po ben si te doje?!

      Sa tè jete aty qoftelargu Salë
      drejtesi e shkrete do ngelet e çalë!..

      Soji i Full-hajnit dhe i qenerise
      do vazhdoje tè jene hall i Shqipërise!…

      Reply to this comment
  2. LOVE October 14, 16:58

    me pafajesine e Fullhajni u be Drejt’Zia
    ose me sakt parodia e rrrrrilindjes

    gjykatesi qe gjykoi [?] Fullhajnin eshte ne ndjekje penale per
    2 MILIARDE leke te padeklaruara ,2 miliarde …
    per kaq leke ,e ka zgjatur kot dhe 1 ore gjykimin e Fullhajnit
    parodia eshte qe u deshen 2 muaj te gjenin gjykates per Fullhajnin
    dhe 1 ore qe ta lironin ….
    dhe ne fakt ,qe mos te rreshtoj abuzimet , asnjeri nuk ka faj nga ata
    as per 110 mil leke ushqime , 1 miliarde e gjysem shokut te banka e Gjirokastres ,500 milione kamera sigurie ,qe ne fakt benin vetem 20 milione ,400 milione leke per sportin
    jo per Boksin ,Atletiken e gjithe sportin e mjere te Shqiperise ,jo jo ,per sportistet e dhjamur te bankes se Fullhajnit …banka ka skuader sporti ,te dielave argetohen dhe te henen i xhirojne njeri tjetrit 400 milione leke …e kupton ti apo jo ?? dhe nuk ka faj ,asnje faj ….
    4 miliarde e 255 milione per objektin X-88 ,
    KY ESHTE MISTER ME VETE ,as spjegime keshtu ne vesh nuk me thone
    cfare eshte ky objekt dhe pse kaq shume leke …ka ndonjeri qe mund te na i spjegoje ?
    ndonje gazetar qe nuk ka rrrrrrrrrrrrilindur ???
    e humba fillin ,nuk doja te shkruaja asgje nga keto ,mjaftonte vetem 500 e te birit qe fshin bythen me mjerimin e skiptareve dhe ato shperblimet mostruoze per kete pune kaq te
    lavdishme qe ka bere Fullhajni ….nuk e kuptova kurre pse ju ngjit peshtyma Sales ne goje dhe nuk foli asgje kur beren ate show e arrestimit , si nuk e kam kuptuar pse ju zgjidh gjuha
    kur u lirua …dhe ketu nuk eshte thjesht hotel Dajti me 30 milione ,po kete ndoshta nuk do e kuptojme kurre ,ose do dali kur te varoset Sala …pra pas 20 vitesh
    desha te thosha qe ne burg duhet te veni juve ,keta jane te gjithe te pafajshem
    e dine shume mire qe po ra njeri ,ju bie gjithe perandoria ,
    dhe Rama ka vendosur te mbledhi pak me shume se 20% ,e te rrije te ngrohet ne
    kodren e diellit perballe me Surrelin ….te hedhin ndonje batute keto …kodra
    me sa bukur ua kane hedhur ….kokepalareve …..

    Reply to this comment
  3. ULE PAK RITMIN October 14, 17:05

    zoti arben thika ka shkuar deri ne palce thote populli…

    vetem po te cohej ai xhaxhi nga varri mund te ndreqej situate.

    u shkaterrua cezi me 1 miljard dollare humbje dhe po ja fusin GJIKNURIN…shume mire bejne por salen duhet ta varim ne litar me rregull treshi.

    kam qene nga ata qe e larguam enver hoxhen ne 1990-1991 ( ja nga ata qe e munden nje te vdekur dhe rrezuan me ramizin nje cope Bronx)

    pas kapitullimit te turpshem te envero-fagosit edi rama qe te vinte drejtesi dhe ti vinte prangat berishes….mendja na shkon te enver hoxha.

    kush po I ringer atij lavdine ??

    mendoj se tre shtyllat kryesore qe po ringrene enver hoxhen jane:

    1-te perndjekurit politike
    2-mazhoranca e sotme
    3-xhambasdoret e akredituar ne tirane

    Të shajnë të tutë,
    o shoku Enver,
    vetëm gjysmë dite,
    dil edhe një herë!

    Vetëm gjysmë ore,
    dil e luaj fenë,
    në Shtëpinë Qendrore,
    ta pimë kafenë!

    Në Shtëpinë Qendrore,
    more Komandant,
    ku tani i parë,
    është një intrigant!

    Ty – ky shkretëtirë,
    as të shkon në mëndje,
    i ligu të ligjve,
    në partinë tënde!

    Ç’djall të tha në kokë,
    nga shpella ta nxirrje,
    të ngjiste ca shkallë,
    veç me bythëlëpirje!

    Në hatër s’të bie,
    ty mender Saliu,
    sa të ta ndjejë erën,
    do fshihet si miu!

    Rri veç pak sekonda,
    jo një gjysmë ore,
    ta çlirosh nga bandat,
    Shtëpinë Qendrore!

    Dhe mos shko aspak,
    në të tjera vënde,
    sepse një besnik,
    ke në zyrën tënde!

    Ai ta ka mbajtur,
    emrin të florinjtë,
    se ti mbi të gjithë,
    i ke skraparllinjtë!

    Ai ngjan nga ty,
    shoku Komandant,
    ndaj me të pushtetin,
    e kemi garant!

    Në zyrën e madhe,
    të shokut Mehmet,
    është djalë i Kristaqit,
    që qe deputet!

    Ai ndonjëherë,
    bën sikur të shan,
    po nga ana jote,
    kandarin e mban!

    Eh, edhe në zyrën,
    e shokut Haxhi,
    ësht’ një oficer,
    pak mustaqeli!

    Vetëm pak mustaqe,
    siç i kish Haxhiu,
    dhe për këtë punë,
    i hoqi i ziu!

    Kaq – o Komandant,
    s’kemi më ç’të themi,
    se pushtetin tënd,
    neve prapë e kemi!

    Se do të humbiste,
    kot mendoi shpellari,
    kur në mes të natës,
    të krreu nga varri!

    Tani ik i qetë,
    dhe nuk ke pse vuan,
    se këtu shumica,
    akoma të duan!

    Ka dhe që të shajnë,
    e të hedhin gurë,
    për inat të tyre,
    unë të mburr – o burrë!

    Unë të mburr – o burrë,
    se jam realist,
    se s’jam njohur kurrë,
    si një enverist!

    Reply to this comment
  4. qiri October 14, 18:43

    Hahahaha. Per cfare drejtesie e kini fjalen? Per ate amerikane? Gjermane? … Po ne jemi ne Shqiperi dhe kemi drejtesine tone te ameshuar shqiptare. Perse na duhet t’a ndrrojme. Me duket se jeni nihiliste. Drejtesia shqiptare, ashtu si krenaria me qen shqiptar, kurre nuk do te ndryshoje. Lehni, lehni.

    Reply to this comment
  5. katarakti October 14, 21:56

    LSI-ja nuk eshte dakort per te ndermarre reformen ne drejtesi! E keni thene vete ne shkrimin e sotem per 84 votat e duhura. Dhe kur nuk ke as votat e maxhorances si mund te besh reforme? Harrojme ore e minute se Edi Rama mori ne zgjedhje vetem 65 deputete nga 140 qe ka Kuvendi. Pra ai i ka duart e lidhura. Shume ankohen ketu se perse nuk arrestohen e denohen Berisha, Basha e kompani per vrasjet dhe vjedhjet ne drite te diellit! Po a nuk e pate Fullanin si doli i bardhe bore nga Gjykata?! Prandaj duhet te presim. Drejtesia vonon, por nuk harron. Dhe ju mos e harroni kete fjale te urte.

    Reply to this comment
  6. intelektuali October 14, 22:15

    O BEN DUKA POETI DHE BEJTEXHIU
    TE VERTETEN KE KUPTUE O DITEZIU
    QE FULLAN KUSARI ESHTE VET SALIU
    DHE PAS TIJ LIKJA DHE EDVIN MAVRIU
    LEKAT E BANKES I NDANE SI HALLVAXHIU
    DHE TANI HIQEN PATRIOTE SI ENVER THIU

    KOMBETAREN TONE LAVDEROJNE
    ARMANDO DUKEN FALENDEROJNE
    ARMENINE FORT E RESPEKTOJNE
    QE SHQYPTARET BERI TE BESOJNE

    TEK CUDIRAT FUTBOLLISTIKE
    SI PROPAGANDA IDEOLLOGJIKE

    KUR SHQYPNIA PO PERMBYTET
    DHE POLITIKA PO KACAFYTET

    DITEN THONE: TE REFORMOJME DREJTESINE
    NATEN NDAJNE ME FULLANIN LEKAT E HAJNINE

    ASHTU SIC BENTE ME PARE PARTIA E PUNES
    ME ENVERIN DHE SPIUNET E NOMENKLATURES

    Reply to this comment
  7. Lleshi October 14, 22:49

    Permbi gjakun partizan
    shkelen dhe ballistet tane
    me Sali , Ilir e Rame
    qe buken e paçin haram ! (ha ha ha ha )

    Atdheun ia falen botit
    si Zogolli qemotit
    e shkretuan dhe e vodhen
    ne kazan plehrash e hodhen ! (ha ha ha ha)

    Tani ne Shqiperi ligjerojne
    plote tipa intelekt-hale
    lloj e lloj vemjesh gelojne
    Shqiponja rri shtrire per dhe

    Keta krimba tradhetore
    nginjur me trup te Atdheut
    kujtojne se harroi dhe nuk vjen
    dite e bekuar e Skenderbeut !

    Reply to this comment
  8. METEH October 15, 07:42

    Ngreu burazer,
    Nenen tone qani,
    Se nga dreqtesia,
    Na shpetoi FULLHANI.
    Ushtari gjyqtar,
    Zbatoi porosine,
    Ai pordhi ligjin,
    Degjoi Saline.
    Oh nena jon e madhe,
    Nena Shqiperi,
    Ke 25 vjet,
    Degjon nje Sali.
    Sa te jet gjall ai,
    Ti s’do ngrehesh koke,
    Ai pergatit varre,
    Me gjak s’eshte tui ngop.

    Reply to this comment
  9. Shahisti October 15, 08:28

    O Bejtexhi, po ti sikur u zotove qe nuk do te pirdhje me, se nuk po ta varte njeri. Apo i fute nje dopio dhe nderrove mendje e me kete rast qit edhe ndonje lek.

    Reply to this comment
  10. petrika October 15, 09:06

    Gjyqi iFullanit nuk duhej te ishte bere para se te mbaronte reforma ne drejtesi.,se dihej qe gjykatesit e Saliut do ta lironin si te pafajshem.

    Reply to this comment
  11. sallakja October 15, 10:54

    Bejtexhiu,
    ka filluar te kuptoje, dhe te reagoje. Shenje pozitive.
    Tani, me vonese, e di, por me mire vone se…kurre.
    Apo, thuaj :
    Nuk eshte nga ato miza qe bejne mjalte, ky.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*