Më pak dhe në të ftohtë / Protestuesit rezistojnë përballë Kryeministrisë

December 14, 2018 10:57

Më pak dhe në të ftohtë / Protestuesit rezistojnë përballë Kryeministrisë

Me thirrjet: “Ejani mblidhuni këtu! Nuk na ndal bora, nuk na ndal shiu, jemi rracë e fortë jemi frymë veriu!” protestuesit shprehen edhe sot të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Moti i keq dhe me shi nuk i favorizon shumë megjithatë ata vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë edhe pse në orën 10: 45 nuk janë të shumtë aq sa ditët e tjera.

“Nuk ka rëndësi vendi se ku do protestojmë, rëndësi ka që ne nuk heqim dorë nga plotësimi i 8 kërkesave. Sikur të japësh 3 milionë asnjë nuk vjen aty. Plotëso kërkesat”, tha një student me megafon duke iu përgjjgjur thirrjes që Rama bën përmes rrjeteve sociale, ekraneve televizive, apo parlamentit për dialog.

Në mëngjes një organizim i quajtur Bashkimi Kombëtar Studentor bëri thirrje për protesta të qeta. “Për asnjë moment nuk duhet të përshkallëzohet protesta deri në një njoftim të dytë”, thuhet në një postim në Facebook.

Një grup i vogël protestuesish kanë qëndruar përballë Kryeministrisë edhe gjatë natës.

o.j/dita

December 14, 2018 10:57
Komento

11 Komente

  1. spata December 14, 11:27

    Mire i thoni te gjitha por ate frymen e veriut ja lini Saliut Rames e Monikes qe ju katandisen ne kete fare gjeje. Fryma ,shpirti e partiotizmi eshte shqiptarizimi i gjithe shqiptarve kudo qe jetojne e mendojne per Shqiperine .
    Ju mbeshtes me siglen .Student e gjithe shqiptaret o sot o kurr per te shporrur kete klase politike .

    Reply to this comment
    • eno December 14, 18:35

      Jane 2200 doctorratura qe jane leshuar dhe mbajne emrin e Mynyr Konit dhe Dhori Kules.
      Keta dy te semure te korruptuar kane shperndare semundjen ne te gjithe shqiperine duke pajisur me doctortaura fallco 2200 persona qe duke i llogaritur nga 200 000 leke te vjetra shtese page ne muaj qe merr sejcili per kete “titull” i bie me shume se 440 milione leke Ne MUAJ qe i vidhen popullit shqipetare nga keta doktorra fallco.

      Ja ku i ke leket per studentet Edi Rama nuk ke nevoje te ndrydhesh dhe shtrydhesh sikur po ben hatane o bashkehajdut me kete doktorra . Po e ka fajin populli qe i dha voten por mendojme se revolta e studenteve do te sjelle ndryshimin e ketij rregjimi dhe pastrimin e kesaj klasse politike te korruptuar qe po boshatis shqiperine.

      Kjo eshte vetem fillimi i svjedhjes dhe shkaterrimit sepse keta pte poshter doktorra kane zene dhe mbajne poste te privilegjura ne administraten shtetrore sic ishte rasti i zv ministrit te aresimit etj te cilet mefgjithe te denoncuar Prokuroria shqipetare fle gjume nuk fillon ndjekjen penale ndaj tyre.

      Reply to this comment
    • nik December 14, 18:42

      E vetmja menyre per te larguar kete klase te poshter politike dhe qe po shkaterron nga 28 vjet kombin shqipetar dhe ka vrare cdo shprese per cdo shqipetar eshte rikthimi i sistemit zgjedhor mazhoritar qe do ti jepte mundesine popullit te pastronte klasen politike dhe te pengonte riciklimin e figuarve te konsumuara.

      Ky sistem elektoral aktual i sjelle ne 2008 nga Edi Rama nuk i sherben kujt tjeter pervecse Edi Rames dhe kryetareve te partive te cilet monopolizojne pushtetin si ne parti si ne qeveri pergjithmone.

      Largimi i sistemit aktual dhe zevendesimi i tij me sistemin mazhoritardo ti jepte popullit mundesine te sjelle ne kunvend ata qe mendon dhe deshiron populli dhe jo ata qe deshiron edi rama me listat e tij te felliqura te mbushra me te paafte dhe kriminele. Ndryshimi i sistemeit elektoral eshte fillimi i crrenjosejse llumrave te politikanevete cilet i jane lidhur ne qafe popullit shqipetar dhe nuk e lene te marre fryme kane ndrydhur demokracine.

      Reply to this comment
    • Komentuesi December 14, 23:46

      Ne te semes vafshin keta student,aty te ngordhin se i ka lene mendja duke u bere bedel per Salin dhe Moniken.Shkoni moree qorra,pranoni te bisedoni me kryeministrin se nuk jua ka me hile.Mos u genjeni nga Basha dhe Monika.

      Reply to this comment
  2. Arber December 14, 12:05

    O SPADA Si do e shporim kete klase politike me anarki..Nuk ka nevojë shqipëria për Haxhi Qamile.Te protestash eshte gjëja me normale.E kundërta me cka ndodhte vite me pare,te kujtohet 4 PROTESTUES TE VRARE NE MES TE DITES..Unë besoj që e keqja është deri në palcë në segmentet e shtetit.Ajo nuk i përket me se shumti qeverisë së sotme.Rrënjët e se keqes vijnë nga 92-shi.Ka filluar pastrimi i segmenteve të korruptuara.Nuk zgjidhet gjë duke i fryrë anarkisë,asnjëherë.Nuk zgjidhet gjë duke i ndersyer edhe gjimnazistët te dalin te protestojnë.Për çfarë per asgje.E vetmja gjë në këto momente shifet ashiqare se korrupsioni po përpiqet të përfitojë pandershkueshmerine duke nxitur anarki.Se studentët nuk arrinë ta kuptojnë që atyre i duhet të dialogojne me qeverinë ,doemos ditë më të vështira do të vinë për ta.Përse nuk protestonin vite me pare.?Sepse e keqja i kish zënë frytin.Nëse ata do të shpërdorojne kete moment,dite te vështira i presin.Pazari i një provimi do ngrihet me shume.Protagonistët do marin nga sytë këmbët Askush sdo ketë guxim të thotë një fjalë,nëse kauza e tyre i buzëqesh Mones dhe Sali Lulushit.Cubat po presin pas dere.

    Reply to this comment
  3. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... December 14, 13:34

    O Arber,nuku do te kete kurre anashi,nese ramaivci-cici jep doreheqje,dhe krijohet nje qeveri me disidente e intelektual te pa perlyer me te djeshmen e te sotmen sa kriminale,aqe dhe korruptive te politikave te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.O Arber,me mire trajsen bosh,se sa djallin brenda:thote populli.O Arber,te besosh,apo frigohesh se me largimin e kesaje kaste bastardesh te politikave te Tiranes zyrtare do te kete anarshi,gabohesh,ata nuku jane tjeter gje,vetem disa minje kenetash e mizakali te trasheguara e diktuara nga eterit e diktatures komuniste e bijve dhe mostrave te saje qe mbi supe i rendojne mijra krime makabre e superkorrupsione te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla,nga medja vizive dhe populli.Mjaft eshte MJAFT, me te berit avokati ndaj djallit me fytyre njeriu qe derdhin lot krokodilesh vetem per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt,Dhe se fundi sigla e kerkuar nga spata si,Studente e gjithe shqiptaret o so o kurre per te shporrur kete klase bastadesh politike,eshte mese e domosdoshme,nese vertet studentet dhe ata qe fshihen pas studenteve PROTESTOJNE ne emer te JETES,dhe per nje Shqiperi vertet te Lire e Demokratike dhe ne Progres Njerezor.Protesto ne emer te jetes,qe te shijome e te gezomj lirine e demokracine e shume sakrifikuar ne dite vite deri me sot.Beso e bindu dhe PROTESTO.

    Reply to this comment
    • Arber December 14, 14:39

      Po mo shoku,po a kane gojë e bythë këta që pretendon ti?A aaaa do importojmë tjetër popull te jetoje ne shqiperi sipas teje.Per cka shkruan nuk është kauza e studentëve në ato te famshmet 8 pika..Nëse kauza e tyre është diçka tjetër ,o bejne bla bla bla per hesap të kujt tjetër ndryshon puna.Te pakten te shprehen qartë,mos mcifen pas gishtit.ZOTERI e mire apo e keqe kjo qeveri ka mandatin e shumicës te shqiptareve.Kjo ska te beje se dikujt i pëlqen o si pëlqen.Pra edhe i një shumicë qe nuk proteston.Te kërkosh përmirësimin e gjërave që nuk shkojnë eshte krejt normale.Në një sistem demokratik respektohet vullneti i shumicës,e doemos opozita ka vendin e vet.Gjithësi respektohen regullat e lojës,qe do të thotë rotacioni politik.Kushdo në zgjedhjet e ardhesheme eshte i lirë te votojë kundër kësaj qeverie,dhe le te zgjedhë preferencat e vetë.ZOTERI Qeveria e sotme ka mandatin e shumicës për të drejtuar vendin.Pra shumica e shqiptarëve ka dhënë deleguar mandatin te drejtojë vendin kësaj force politike.Kujt nuk i ri mire le te dalë te protestojë,pa shkelur ligjin.Me çka po shof studentet nuk dinë çka po kërkojnë.Nuk mund të pretendohet qiqra me hel.Këto janë mundësitë e shtetit shqiptar.Janë edhe 500000 mijë pensionistë që do dëshironin pensionet minimale 500€.E kush eshte kundër,mbrekulli.A ka vend për me mire sigurisht.Kaq janë mundësitë e shtetit shqiptar.Kushtdo eshte i lirë ti besojë endres se vet,.Po askush smund ti imponohet te tjerëve ti besojnë peralles se tij.

      Reply to this comment
  4. Leshelisti Digital December 14, 15:34

    Keta jane qendrestaret e Jales se Mona Cizmes, ca gjallesa qe jane gati te vetflijohen per Like Floririn dhe gjithe pislleqet qe kjo familje kriminale ka bere ne kurriz te ketij poppulli.

    Reply to this comment
  5. Po , Po December 14, 16:21

    Ore , këto fjalët … ” jemi fryme veriu ” , nuk i kuptoj unë , mos duan te thone , qe… ” jemi frymë malokërie ” ?!
    Ne se ma shpejgon ndokush , e falenderoj !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*