A do mund të jetonit kështu?

March 29, 2018 03:22

A do mund të jetonit kështu?

Apartamenti njëdhomësh i Fumio Sasaki-t në Tokio është aq bosh sa miqtë e krahasojnë atë me një dhomë hetimi.

Japonezi zotëron vetëm tri bluza, katër palë pantallona, katër palë çorape dhe disa artikuj të tjerë të paktë të shpërnoredarë nëpër banesë.

Paraja nuk është arsyeja e kësaj sasie të pakët të sendeve dhe veshjeve të blera.

Fumio i cili punon si redaktor, në moshën 36-vjeçare ka vendosur që të zgjedhe një mënyrë jetese të tillë me ndërgjegje, duke u bashkuar me një numër të madh japonezësh që aplikojnë filozofinë “më pak është më shumë”.

Të influencuar nga estetika e thatë e Budizmit tradicional japonez Zen, këta minimalistë ulin normën e të jetuarit në një shoqëri të ethshme konsumat duke zvogëluar në mënyrë drastike ato çfarë zotërojnë.

Përpara se të vendoste të jetonte kështu, Fumio Sasaki ishte një koleksionist i pasionuar i librave, CD-ve dhe DVD-ve. Por u lodh duke u përpjekur që vazhdimisht të ndiqte këto trende.

“Unë vazhdoja të mendoja për ato gjëra që nuk i zotëroja, ose çfarë më mungonte mua”, tha ai për “Reuters”.

Pasi hoqi dorë nga koleksionimi i këtyre artikujve, 36-vjeçari e kaloi vitin e parë të jetesës së re duke shitur ato çfarë zotëronte ose duke ua dhënë miqve të tij.

“Tani kaloj më pak kohë duke blerë apo bërë pazar. Kam më shumë kohë që të kaloj me miqtë e mi. Dal, udhëtoj në ditët që kam pushim. Jam kthyer në një person, shumë më shumë aktiv”, u shpreh ai.

Kjo filozofi jetese minimaliste u aplikua fillimisht nga Mari Kondo, një këshillues, metodat organizative të të cilit “KonMari” kanë bërë shumë mbështetës në SHBA.

“Nuk është puna nëse kam pasur më shumë gjëra sesa një individ mesatar. I kisha, por kjo nuk do të thotë se unë vlerësoja ose pëlqeja çdo gjë që zotëroja”, thotë Katsuya Toyoda, një redaktor i publikimeve online, që ka vetëm një tavolinë dhe një dyshek-krevat japonez, të cilin e hap në dysheme çdo darke e shtrihet që të flejë në apartamentin e tij 22 metra katrorë.

“Unë u bëra një minimalist në mënyrë që të lejoja gjërat të cilat realisht i kisha qejf që të dilnin në pah në jetën time”.

Frymëzimi për të zhvilluar minimalizmin japonez, u përhap në SHBA-ja, ku personazhe të famshme, përfshirë këtu Steve Jobs-in, nisën që ta aplikonin.

Qëllimi nuk është vetëm që të hiqen sendet e panevojshme, por të vlerësohet se çfarë do të thotë zotërimi i diçkaje dhe njëkohësisht të fitosh diçka të re. Në rastin e Sasakit, është fituar koha për të udhëtuar.

Ende nuk ka një shifër të saktë sesa minimalist aktualisht ka në Japoni. Sasaki dhe të tjerë besojnë se janë me mijëra.

Disa thonë se minimalizmi është thjesht një rritje natyrore e Budizmit Zen dhe pikëpamjes botërore për të pasur vetëm objekte esenciale.

“Në Perëndim ta bësh një hapësirë të kompletuar do të thotë që të vendosësh diçka aty”, tha shkrimtari 41-vjeçar freelancer Naoki Numahata. “Por me ceremonitë e çajit, ose Zen-in, gjërat lihen të paplotësuar me qëllim që të lejosh imagjinatën e individit që ta bëjë këtë hapësirë të kompletuar”.

Gjithashtu, minimalistët argumentojnë se duke zotëruar më pak sende është diçka mjaft praktike për Japoninë, vend që rregullisht shkundet dhe goditet nga tërmetet.

“Në 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 dhe më pas një cunami vranë rreth 20 mijë persona dhe ndikuan që shumë shtetas japonezë të rimendonin edhe njëherë dëshirën për të zotëruar pronësi”, tha Sasaki. “Rreth 50 për qind e dëmtimeve nga tërmetet ndodhin si pasojë e objekteve që bien”, shpjegoi ai duke bërë me gisht rreth e përqark banesës së tij. “Për këtë dhomë, nuk kam pse të kem ndonjë shqetësim”.

b.m. / dita

生活に必要最低限の物しかない佐々木典士さんの自宅=東京都品川区

March 29, 2018 03:22
Komento

2 Komente

  1. Kris 1 April 1, 07:25

    Kaq kishim ne kohen e Enverit dhe na mjaftonin.Tashti na duhet nje rraft per kullarot dhe rripat e pantallonave

    Reply to this comment
  2. info analitike April 1, 21:36

    Absolutisht po. Nuk ka rendesi sasia por cilesia e te jetuarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*