Më pak spektatorë në teatro, Fuga: Mesazhi mëse i qartë, audienca është e shtrenjtë!

August 25, 2018 20:34

Më pak spektatorë në teatro, Fuga: Mesazhi mëse i qartë, audienca është e shtrenjtë!

Shifrat e INSTAT tregojnë se audienca e teatrit është tkurrur, megjithëse numri i shfaqjeve është rritur.

I pyetur nëse kjo vjen si rezultat i mungesës së politikave kulturore, i rritjes së kërkesës së audiencës për krijimtarinë e ofruar, apo e lajmeve që kanë qarkulluar mbi institucionet kulturore, pedagogu i Universiteteve të Arteve, Genc Fuga shpjegon:

“Mund të jetë rezultat i veprimtarisë ose jo të drejtuesve ekzekutivë të këtyre institucioneve. Mund të jetë edhe rezultat i politikave të munguara afatmesme dhe afatgjata të ministrisë. Kjo mbetet për t’u parë. Di të them se mesazhi është shumë i qartë: audienca është shumë, shumë e shtrenjtë.”

Fuga merr si shembull Teatrin Kombëtar dhe thotë se arsyeja për rënien e audiencës mund të jetë edhe ngjeshja e programit me projekte private.

“Do ishte gabim të mendohej që gjithë zhurma e teatrit ka larguar audiencën në teatër, sepse mirë apo keq vëmendja ka qenë jashtëzakonisht shumë më e madhe”, thotë më tutje Fuga.

Ai përmend edhe Teatrin Eksperimental, si shembull për një audiencë e shfaqjesh gjithnjë në rritje.

“Prandaj u mor në analizë dhe Eksperimentali, që në fund të fundit ka vijuar me njëlloj konsekuence kundrejt tipologjisë së veprave që ve, apo në një konsekuencë me njëlloj strategjie që ka përcaktuar drejtimi i Teatrit Eksperimental dhe pse jo, bordi artistik i Teatrit Eksperimental”.

 

s.a/dita

August 25, 2018 20:34
Komento

4 Komente

  1. Lili August 26, 07:52

    Deshtimi i kumbaros sone eshte i kapshme ne cdo fushe te kultures,vetem deshtime : zero per stimulim te lexueseve ,zero per teatrin,zero per mbrojtjen e monumenteve,etj etj
    Kur mendon se nje grup studente ne nje vend pa tradite shtetnore vendosenper pak vjete Prizreni ne agendat e kultures boterore pa buxhet,e kur mendon cka prodhoj kjo idiote…me gjithe ato shpenzime kot…

    Reply to this comment
  2. hysa August 26, 10:21

    Mos kerkoni shkaqet e deshtimit tek faktoret e jashtem, faktori kryesor i deshtimit te tk jane vete artistet me performancen e tyre. Nqs spektatori nuk gjen nje shfaqje te mire per te qene, atehere ai nuk vjen me ne teater, ashtu sic po ndodh ne te vertete. Nuk eshte as ministria e as qeveria qe largojne spektatoret por jane vete artistet nje pjese e te cileve vetem marrin rrogen ne teater e nuk bejne asnje pune per vite te tera. E cfare prisni atehere zoti fuga nga spektatoret. Te vijne e te shofin ndertesen prej pupuliti?

    Reply to this comment
  3. Mersin August 26, 10:52

    Beni art. Mos u beni me shqiptare se jeni duke gjetur fajin gjithmone tek tjetri.

    Reply to this comment
  4. timo August 27, 12:53

    Thelbi i rënies së spektatorit në teatër është niveli sa vjen e më ulët i regjisurës dhe sgjedhja jo e përshtatëshme e dramaturgjisë. Të tjerat,sigurisht kanë ndikim por janë të dorës së dytë; Per Kombëtarin, në asnjë vend të botës nuk ka një teatër kobëtar pa dramaturgji kombëtare. Kjo ndodh veç në shqipërinë e sotme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*