“Më pëlqen bulevardi me foto partizanësh. Historia, koha ta përdorim, jo të na përdorë”

November 5, 2019 23:13

“Më pëlqen bulevardi me foto partizanësh. Historia, koha ta përdorim, jo të na përdorë”

Rudina Xhunga e ftuar sot në edicionin e lajmeve në News 24, u pyet për debatin në kuadër të festimeve për 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe vendosjen e fotove të heronjve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“U ndjeva mirë kur i pashë ato foto dhe përgëzoj organizatorët e një nisme kaq pozitive. Por mendoj se nuk duhet të jetë vetëm simbolike. Do të duhej të kishte një moment, kur në Bulevard të ndalohen makinat dhe sheshin t’u lihet këmbësoreve, sidomos fëmijëve dhe të rinjve për të parë e njohur emër për emër, cila është Margarita Tutulani, cili është Qemal Stafa.

Ata mbase mendojnë se Qemal Stafa është krijim i kinematografisë shqiptare. Apo Margarita Tutulani është një vajzë, sërish e krijuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. Edhe e drejtë. Kanë qenë vite të tëra, të tejmbushura me propagandë, dhe pastaj njerëzit kanë bërë të kundërtën, duke mos besuar më.Mua, për Margaritën një 20-vjeçare, e cila u vra prej të njëjtit plumb që vrau vëllanë, Kristaq Tutulanin, më tregoi motra e tyre, Aferdita Tutulani. 

I morën nga burgu dhe i ndaluan në Gosë të Kavajës, i nxorën jashtë dhe qëlluan mbi Kristaqin. E motra Margarita, 20-vjeçarja Margarita, u sul ta përqafonte, apo mbronte dhe vdiq nga i njëjti plumb.
Afërdita Tutulani, motra e tyre, më tregoi në emision, se ajo ishte e vogël, kur i takoi për herë të fundit. Por nuk harroi kurrë, fytyrën engjëllore të motrës pas hekurave të burgut, ditën kur e pa për herë të fundit.

Mbase po t’i tregojmë fëmijëve për Margaritën dhe Kristaqin, e të tjerë djem dhe vajza idealistë, që dhanë jetën për atdheun, që e deshën atdheun dhe nuk e vodhën a plaçkiten, mbase do t’ia kursejmë vetes ca orë debati për Rrumin, Rrajën e ku di unë, ca shumë personazhe si këta, që janë futur me përdhunë në jetën tonë.

Se nuk janë të gjithë kaq pis e kaq zi. Se nuk i kanë vjedhur të gjithë pronat në këtë vend. Se ka pasur në këtë vend edhe njerëz idealiste, njerëz që e kanë dashur Shqipërinë dhe kanë dhënë jetën për të.”,- tha gazetarja.

Ola Bruko: Pse ende ka debat për këtë çështje në ditët e sotme? Pse nuk ndodh kjo në vendet e tjera?
Rudina Xhunga: Sepse ne jemi ende një vend i pazhvilluar që e mban veten lidhur në debate që u ka ikur koha. Të tipit: a ka mes tyre kriminelë apo nuk ka? Ata njerëzit që e kanë në shesh portretin, dhanë jetën për Shqipërinë, për Shqipërinë antifashiste, që u bashkua me frontin e së mirës, që e mundi të keqen. E ka mbyllur bota këtë debat. Ne të fundit. Si gjithmonë.
Kam qenë në Borovë, ku vdiqën 107 veta. Unë shkova dhe bëra një emision në varrezat e Borovës. Intervistova historianë dhe doja patjetër një njeri të asaj kohe. Gjeta një burrë që po qante te një varr. E pyeta kë qan. Më tha: “Babanë! Isha 8-muajsh kur e vranë, babai im ishte me partizanët më tha, morën 10 burra, të parët dhe i pushkatuan. Mua nëna më mbrojti, se më fshehu. Shpëtova, jetova, po qaj, edhe pse tani jam gjysh, se nuk pata kurrë një fotografi të babait tim. Nuk e imagjinoj dot, si ishte babai im.”

Si babai i atij njeriu, vranë 106 të tjerë, mes tyre dhe priftin e fshatit. I vranë në kishë, i dogjën, i therën fëmijët. Ndodhi një masakër. Tani ju që shkoni në Korçë, dreqi e mori, lakrorë shkoni e hani, vetëm. Nuk ndaloni ndonjëherë në ato fshatra dhe të shikoni me sytë tuaj, historinë?

Të kuptoni që është bërë luftë, që i kanë vrarë shqiptarët, që kanë qenë pjesë e luftës, pjesë e të mirës, pjesë e fitimtarëve. Ambasadori gjerman, në atë kohë, Hofman shkoi në Borovë, i premtoi muzeun, dhe nuk hodhi ide absurde, se mos nuk kanë qenë gjermanët që ju kanë vrarë, se mos keni vrarë njëri-tjetrin.

Dua të them në botë ky debat është mbyllur. Është mbyllur. Lufta antifashiste ishte lufta që solli çlirimin nga fashizmi, që na bëri bashkë me fitimtaret në anën e duhur.

Do të ketë shumë debate këto kohë,derisa të mbarojë nëntori. Njerëzit janë të ndarë në llogore, edhe 75 vjet me pas se gjaku nuk bëhet ujë. Unë kam pasur të ftuar, kohe më parë në studio, në një debat të pazakontë për Luftën, Pëllumb Xhufin dhe Uran Butkën. Fëmija historian i një partizani dhe fëmija historian i një ballisti. I pyeta për prindërit. U krijua një moment emocional, se në fund të fundit, përtej historisë flisnin për baballarët e tyre. Dhe çfarëdo ta kesh pasur babanë, ti e do babanë tënd, të kaluarën tënde. Nuk dalim dot nga llogoret, është një brez i ideoligjizuar.

Edhe brezi im, serish është indoktrinuar, do të jenë fëmijët tanë që do të flasin, pyesin dhe tregojnë pa komplekse, madje jo vetëm nuk do të lejojnë t’i përdorë historia, po do e përdorin atë, duke e aktualizuar atë. Unë besoj se shumë nga monumentet e luftës, lapidare, etj mund të kthehen në shërbim të turizmit, sepse ku ka pasur luftë, ka një histori për të treguar. Nga kisha e Zahos në Vuno, te vendi i harruar i Konferencës së Mukjes apo Kulla e Bujanit, ku mund të bashkohen të rinj e të reja nga Gjakova, deri te Vlora, si dikur kur u takuan bashkë në Bujan. Tani jo më për të shpëtuar nga copëtimi, por nga shpopullimi. Ka gjithmonë një vend ku mund të bëhemi bashkë dhe të gjejmë çfarë na bashkon me Kosovën.

Nëse në Shqipëri do të kishte më shumë debate për mënyrën sesi mund ta përdorim historinë, nuk do të kishte mundësi që historia të na përdorte ne, në debate shterpë për gjermanin e fundit.

dritare.net

November 5, 2019 23:13
Komento

12 Komente

  1. Arben November 6, 05:27

    Ti vete je frut I nje perdhunimi sllavo-komunist, nuk ka so te jete ndryshe.

    Reply to this comment
  2. KOZi November 6, 08:34

    Mesazhi i artikullit ! Ishte tek varri duke qare …..isha 8 muajsh kur me vrane baben – Ju pergezoj per kete kujtese ! I vrau armiku dhe u vorrosen ,u vra Vasil Laci dhe ka varr, u vra Vojo mbi tank dhe u vorros , u pushkatuan dhe u vrane ne lufte ato qe jane prezentuar ne bulevard por te gjithe kane varre. Dhe do perkujtohen !
    Pastaj pas lufte u vrane pothuaj gjithe drejtuesit e formacioneve partizane, drejtues te byrose politike te Partise Komuniste, gjithe ministrat e brendshem e sa komuniste tjere dhe te gjithe sot nuk kane varre !? Nuk i vrau armiku ! U vrane nga shoket e tyre dhe te Vojo Kushit, por neve perseri do mburremi dhe do perkujtoime 75 vjetorin. Ky ishte mesazhi i ketij artikulli ,pergezime !

    Reply to this comment
  3. intelektuali November 6, 09:51

    Bravo Rudina!!!!!

    Reply to this comment
  4. intelektuali November 6, 10:56

    NUK I MASHTRON DOT SHQYPTARET O BURRI I KUKMJACKES SE KUQE RUDINA XHUNGA

    Nuk e kopjon dot intelektualin e vertete o spiun i Sigurimit te Enverit, qe mesiguri je burri i Kukumjackes se Kuqe, Rudina Xhunga qe intervistonte papushim Nexhmijen me muzike klasike dhe qe si hiokrite komuniste qan dhe vajton per Tutulanet, por nuk thote asnjehere:

    KUSH I VRAU DHE MASAKROI ME PABESI ANTISHQYPRTARI KOSOVARET NE TIVAR?

    dhe:

    Ne cilen ane te duhur te historise u reshtua Shqypnia dhe LANC-i kriminal jugosllav i Enverit kur Gjykata e Hages per krime kunder njerezimit e cilesoi LANC-in si nje “Organizate Terroriste” dhe urdheroi konfiskimin e floririt te perfolur te Ahmet Zogut sepse Enveri urdheroi vrasjen dhe masakrimin e Aleateve angleze ne Kanalin e Korfuzit si nje pabesi e papare deri atehere ne histori?

    prandaj:

    Edhe retorika enveriste dhe mashtrimet bolshevike per “reshtimin e Shqypnise ne anen e duhur te historise” mbeten nje propagande bajate per te justifikuar krimet makaber te komunizmit

    SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE

    dhe:

    SI NJE TURP DHE REZIL I SHQYPNISE NE NATO QE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE

    Reply to this comment
    • Ai qe di ti November 7, 09:13

      Eshte e vertete Rudina qe ti nuk e mashtron “Spiunin profesionist provokator” me emrin famekeq INTELOBOLE,i semur- psiqik delinkuent i medias se nerume Dita….Lereni kete plehre te vjelle ate qe duhet ta nxjerre nga gojabythore e trasheguar nga ngjizja Enveriste me te kaluaren e tij ,studjuar kjo ne Sanatoriumin e studimit te krimeve te kooperativave te Tufes dhe Tufezave qe e rrethojne “antikomuniste”…

      Reply to this comment
  5. realisti November 6, 12:36

    Pergezimet per Rudinen dhe turpin per ata pa emer qe vetem intelektual nuk munde te jene!

    Reply to this comment
  6. Dhimbia e madhe POPULL-. November 6, 14:17

    Fjalet, “peshohen” pa thuhen; te lumte “realisti”!
    “relaisti”me te lumt.Me nje fraze ,mbyll ate goje,”mikrofon” te asaj bande antishqiptare, fatkeqesisht,”intelektual”.
    Dhimbia e madhe populli.

    Reply to this comment
  7. demo November 6, 18:10

    Mu ne mal te Hosteviate
    U vra i pari Progonate
    More Tare kush te vrau
    Celo Nika,ay vllahu
    More Tare sa te rane?
    Nje me rane e me vrane.
    C`pat ai qe vate atje?
    Njemije po dhen,po qe.
    dy tre qind po ergjele
    kush vafte per kuseri
    e pesofte si ai.

    Reply to this comment
  8. fteri November 6, 18:32

    Bravo Rudina ,je studjuese e shkëlqyer ,atdhetare e flakët,le të kujtojm Kajo Karafilin lindi në Bllacë të Pogradecit Ai mbeti jetim në moshën më të njomë ,i ati i vdiç në burg ku kishin hedhur bejlerët dhe vdekjen e vllajt i kishte tragjike !….

    Po a mund të harrohet heroizmi i këtyre djemve dhe vajzave të lavdishme partizane që dhanë jetën në lule të rinisë për atdhe si me le, nga kokë muti i institutit qelbësirave të Agron Tufës dhe” tufëve” të tjer Z. RUDINA !
    A’ mund të pranojmë sulmin e,të dhyerve , ballistve e lagalistve ,bashkëpuntor të pushtuesve e reaksionit më të zi antishqiptar që vjellin vrerë kundër veprës lavdishme të luftës më heroike të shqiptarve në L2B ,dhe veçanrisht kundër heroive e dëshmorve dhe Legjendarit Enver Hoxha që udhëhoqi me sukses këtë epope 5 vjeçare ,të pa krahasueshme në histori të luftrave të shqiptarve ,ushtri më të madhe e lavdishme vullnetar me 75 mijë luftëtar që kan bë shqiptarët për çlirimin e atdheut të tyre.✈
    LAVDI HEROIVE E DËSHMORVE TË ATDHEUT !.

    Po a mund të faletn torturat barbare në burg të Gjirokastërs ,kundër hroinës Qeriba Derrit nga mercenarët e Xhafer Devës ,të cilën e torturuan për të treguar komunistët ,forcat partizane,bazat e tyre,e të tjera ,por asgjë nuk morën .Mirpo Qeribaja ju përgjigj krenare torturave të fashistve e ballistve me 4 prill 1944 para togës pushkatimit së bashku me kunatin e sajë dhe tre partizanë të tjerë ,të pesë partizanët i rreshtuan përpara ish-xhamisë-Tabakve për pushkatim ,Qeibaja thirri : “ju do na vrisni o ,tradhëtar ,por gjaku ynë domerret ! Hakun tonë do ta marrë shokët tanë !
    Rroftë partia komuniste e shqipëtare !,ajo nuk lejoi ti lidheshin sytë para pushkatimit nga bandat fashiste e balliste ,legaliste ,bajrektare e tradhëtare. HEROIZMI I KËSAJ Gruaje trime labe u përjetësua në këngë:
    Katër prill seç ishte moi ,
    lajmi i zi seç na mbuloi,
    atje -lart e tek xhamia ,
    thonë se u bë kërdia,
    thonë se u bë hataja ,
    u vra shoqja Qeribaja !
    Qeriba antifashiste,
    zemër trime komuniste
    fali jetën për shqipërisë,
    për triumfin e lirisë !…

    Kujtimi dhe Heroizmi i këtyre partiznve ekspozuar në bulevard dëshmoët e kombit e meritjonë ,por dhe të tjerë heroi e dëshmor është e vonuar e meritojnë ti kujtojmë gjithmon me lule të freskta e fotografi e dashuri nga gjithë kombi shqiptar.Mos të harrojmë se kufomën e Kajo Karafilit të vrarë nga gjermanët e rrethuan nga 400 armiqët e vranë në Lis Patros -Pezë,pastaj trupin e vdekur e ekspozuan në shijak për të goditur moralin dhe zemrat e njerzve tanë .Por shpejt ata e kuptuan se kishin bërë një gabim të madhë fatal se rritën Urejtjen e popullit ,shpërtheu si vullkan me forcë akoma më të madhe lufta kundër pushtuesve e bashkëpuntorve të tyre ballist ,zogisët bajrektar e tradhëtar.✔

    Reply to this comment
  9. lisi November 6, 22:23

    Do ti’i lutesha ketij INTEL-MUTIT qe me mire se te llapte pa pushim kunder komandantit tone legjendar-ENVERIT TE MADH e te mos na cante trapin ,te bente te pakten nje here te vetme nje gjest burrerie–TE NGORDHTE BASHKE ME TUFEN E SPIUNEVE E LLAPAQENEVE TE NDYRE BYTHEQIRE GREK………….

    Reply to this comment
  10. KOZi November 7, 10:26

    Ore vertete e ka “lisi” e te tjere apo eshte qellimi te na bejne te comentoime kot se koti ?! Enver Hoxhen nuk e ka mbrojte Partia e tij ! Enver Hoxhen nuk e mbrojti as gazeta e tij Zeri Popullit.! Cfare kerkohet tani nga neve kur shumica e popullit ka lindur pas vitit 1985 ? Te dilte dikush ne 1991 e te kundershtonte kalimin ne PS. Te dilte dikush e te kundershtonte heqjen e gazetes Zeri Popullit !
    Kujtese – ne 1990 Partia Komuniste Italiane ne KOngres te radhes vendosi te bente reforma si Gorbacovi. U quajt Partia Demokratike e Majte dhe ndryshoi program e statut . Ama rreth 1/3 e delegatve dhe rreth 8 deputet komuniste nuk pranuan ,dolen nga salla e vazhduan kongresin si Parti Komuniste me simbol Antonio Gramshin ( Sot ne Itali behet nje ceremoni me emrin e Antonio Gramshit ku eshte edhe Presidenti yne )Me tregoni juve sa deputet e sa delegate te KOngresit te 10 te PPSH nuk ishin dakort dhe dolen duke mbajtur simbol Enver Hoxhen ?! Asnje !!! Atehere cfare kerkoni ? sikur edhe nje grup te largohej ate dite nga KOngresi i 10 sot nuk do bente kundershtime asnjeri !? tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*