“Më pëlqen kjo lloj jete”, një tur botëror i jashtëzakonshëm
Nga Arkiva
Një francez është nisur për të bërë një tur botëror me traktor.
Mare Jardin i habiti të gjithë kur ndaloi në Turqi të enjten me mjetin e tij të udhëtimit dhe u tha vendasve se ishte nisur nga Franca dhe se destinacioni i tij final ishte India.
Jardin arriti në rrethin e Malkara në Tekirdag me traktorin e tij të shoqëruar me një rimorkio.
Udhëtari tha për gazetarët se nisi një tur nga Franca dhe kishte për qëllim të udhëtonte në gjithë botën.
Në rimorkio mban gjithçka që i duhet gjatë udhëtimit.
Unë jam rrugës për Indi. Shpresoj të jetë një tur i bukur për mua. Më pëlqen kjo lloj jete,”-tha Jardin.
Pas disa orësh pushim, ai u nisi udhëtimin drejt Indisë.
e.t./dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento