Më pëlqen ritmi i bashkisë

March 3, 2016 11:14

Më pëlqen ritmi i bashkisë

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

DITA! Me një mikun tim letrar po kalonim pas muzeut. Ishte vërtetë kënaqësi të shikoje gjallërinë e terrenit të punës. Gjithkush e çdo makineri ishte në aktivitet. Na kishte marrë malli për një pamje si kjo. Ishim në një mendje kur supozuam se sa efikas do të ishte kombinimi mes ritmit të asaj kohe dhe shtetit ligjor në këtë sistem. Fatkeqësisht ne kemi shtet, por shumë pak ligjor. Ritmin na e demonstroi bashkia. Më në fund po shohim diçka të rrallë në këto dekadat e fundit. E rrallë dhe e këndshme. Në fakt unë po flas si një ndërtues i hershëm pasi jam topograf i vjetër dhe që kam asistuar në shumë terrene ndërtimi. Para 90-s sistemi nuk funksionoi, ama ritmet e punimeve në vepra publike ishin më se intensive. Pa u futur në teori sistemesh them që ishte i duhuri. Gjithsesi e uroj bashkinë për ritmin, por po ashtu e uroj që me taksat të ketë një ritëm tjetër më gradual e më të pranueshëm. Profeti

March 3, 2016 11:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*