“Më pëlqen të mendoj se instrumentet e mia mund të lexohen si libra”

April 15, 2019 12:47

“Më pëlqen të mendoj se instrumentet e mia mund të lexohen si libra”

Artisti italian shkon përtej tradicionales duke përdorur një violinë si kanavacë të tij dhe duke krijuar vepra vërtet mahnitëse. Emri i tij është Leonardo Frigo dhe ai e quan veten “piktori i violinës”. Në vend të pikturës në një sfond të zakonshëm, ai zgjedh të krijojë ilustrimet e tij të hollësishme mbi violinat aktuale.

“Muzika është art dhe ç’është më  mirë se ta prodhosh atë atë në një instrument, në vetvete, një vepër arti,” shprehet ai.

Vizatimet e Frigo, të cilat ai filloi t’i bënte në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, duken  si kaligrafi të ilustruara në detaje. Ai përdor një stilograf për ilustrimet e tij dhe i duhet të paktën tre javë për të përfunduar një copë.

Çdo violinë është unike dhe tregon historinë e vet.

Ai përfundoi kohët e fundit punën e tij të parë mbi violinë, duke ilustruar gjithë biografinë e kompozitorit Antonio Vivaldi.

“Objektivi im është që në mënyrë grafike të përfaqësoj një histori, një ngjarje ose një biografi. Më pëlqen të mendoj se instrumentet e mia muzikore mund të lexohen si libra,” tregon Frigo.

j.l./ dita

 

April 15, 2019 12:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin