“Me planin urbanistik të Bashës, Tirana bëhet e pabanueshme”

Redaksia Online December 29, 2012 13:16

“Me planin urbanistik të Bashës, Tirana bëhet e pabanueshme”

Ambientalisti i njohur Lavdosh Ferruni, në një intervistë për revistën “Java”  thotë se planifikimi urban që po i bëhet kryeqytetit është një veprim kriminal që do ta bëjë atë të pabanueshëm. Ferruni e sheh të metën kryesore të planit të kryebashkiakut Basha te rritja e dendësisë së banorëve në mënyrë të pabesueshme, duke e çuar në 25 mijë banorë për kilometër katror, kur norma europiane është 4 mijë.

“Kjo që po ndodh këtu është e paimagjinueshme dhe e paprecedent në asnjë vend të botës. Tirana me 15 mijë banorë/km2 e që renditet në 10-15 qytetet me dendësinë më të madhe, planifikohet me gjakftohtësi kriminale që dendësia të arrijë në 25 mijë banorë/km2, nga 4 mijë që është standardi europian duke e bërë kështu qytetin të pabanueshëm!”, thotë Ferruni, duke theksuar se kjo tentativë kriminale duhet ndaluar.

Redaksia Online December 29, 2012 13:16
Komento

1 Koment

  1. gjergji December 29, 22:46

    Lavdoshi ka plotesisht te drejte.
    Po projektohet bathorizimi i Tiranes, me zhdukjen e cdo gjurme te identitetit te saj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*