“Me PS në 2017? Përse jo? Po ky nuk është një vendim”

September 8, 2016 23:03

“Me PS në 2017? Përse jo? Po ky nuk është një vendim”

Ilir Meta tha mbrëmë se koalicioni ka funksionuar mirë dhe se vendi ka një përmirësim të situatës ekonomike.

“Shumë punë që u nisën nga qeverisja e Berishës zhbalancuan parametrat makroekonomikë. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë eshte në një program të rreptë të administrimit të këtyre shpenzimeve, e natyrisht ka pasur disa kufizime në këtë drejtim.  Në tërësinë e vet, vendi ka një përmirësim të situatës ekonomike, sidomos makroekonomik. Vendi mori statusin e vendit kandidat. Janë bërë reforma shumë të rëndësishme si ajo Administrativo-Territoriale, sikurse edhe ajo e Drejtësisë. Ka pasur reforma edhe në energji dhe bujqësi. Në tërësinë e vet, ky koalicion ka funksionuar mirë –  tha kreu i LSI në një emision televiziv në kanalin Top Chanel me gazetarin Sokol Balla.

A do të vijojë ky bashkëpunim? Përse jo?! Por ky nuk është një vendim – shtoi Meta në përgjigje të pyetjes a do vijojë koalicioni PS-LSI edhe pas 2017-s.

Lidhur me Reformën në Drejtësi dhe zërat se krisja e mazhorancës në momentet e votimit të saj ishte aq e fortë sa secili prej të dyve, Rama dhe Meta menduan të arrinin 71 vota në Parlament, Meta thotë:

“Ilir Metës nuk i ka shkuar mendja të bëjë 71 vota, pse duhet ta bëja që të heq Edi Ramën nga kryeministër? Nëse do të gjykoja, do të dilja para qytetarëve dhe do të thoja se nuk do të qëndroja më në këtë qeveri. Unë jam ky politikan dhe kam këto rregulla, që kur jam ndarë nga Sali Berisha i kam dhënë dorën dhe jemi ndarë me falenderime për bashkëpunimin. Ai u nervozua pas dy ditësh, puna e tij… 

Praktikisht bëmë një Kushtetutë të re, në një klimë shumë më pak disavantazhuese sesa Kushtetuta e parë që u bë në një situatë shumë më të qetë dhe u miratua jo vetëm në Parlament por edhe me referendum nga qytetarët. Ne kishim rrezikun e delegjitimimit të kësaj Kushtetute. Kjo mazhorancë ka 83 vota nga zgjedhjet dhe po t’i shtojmë edhe ato të PDIU-së shkonim në 88. Por kjo reformë donte 94 vota. Unë jam i qetë sot se detyrën time si kryetar parlamenti e realizova që ky proces të mbyllej me konsensus më 21 korrik…”

Kreu i LSI tha se ministrave u bën mirë lëvizja:

“Presioni pozitiv i shërben punës së tyre. Ministrat kanë shumë servila zakonisht nëpër dikasteret e tyre, nuk ka të bëjë me raporte personale, por në tërësi. Edhe unë kam qenë ministër dhe kryeministër, mendoj se kjo do t’i ndihmojë të bëhen ministra më të mirë në të ardhmen”

Ai shton se zgjedhjet e Dibrës po mbivlerësohen:

“Është një zgjedhje lokale dhe ne nuk rrimë dot pa i dhënë rëndësinë që nuk meritojnë gjera të caktuara. Jam përpjekur të qëndroj jashtë kësaj gare që të mos kontribuoj në fryrjen e saj. Por në rastin konkret, të gjithë duhet ta marrim më qetë dhe duhet të shmangim frymën për të krijuar tensione dhe njollosur procesin. Nuk e meriton as Dibra këtë tension dhe demonizim të procesit që i bëjnë lajmet…”

Dita

 

September 8, 2016 23:03
Komento

5 Komente

  1. Arben September 9, 06:32

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI,

    KJO ESHTE DREJTESIA NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
  2. Loni September 9, 08:01

    INTERVISTE INTERESANTE E REALE ME TOTO LIKEN!I SAKTE ,CELES PER DHIMOKRATINE SKIPETARE,I MENCUR KUR DEKLARON SE” S’KANE LINDUR AKOMA ATA BURRA QE TE ME FRIKSOJNE MUA”!KY PRA ESHTE PORTRETI I TOTO LIKES QE KONTROLLON TERE KYCET E AFERAVE TE KESAJ SHOQERIE!

    Reply to this comment
  3. Loran shehu September 9, 09:24

    Mbani shpres o socialist temjeriar ke ilir meta mbani se trongullin do hani

    Reply to this comment
  4. vari lesht September 9, 13:29

    duart i mban si ANDREOTI ishe president i ITALISE qe punonte me mafien

    Reply to this comment
  5. vari lesht September 9, 13:30

    duart i mban si ANDREOTI ishe presidenti ITALISE qe punonte me mafien

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*