Me qetësi dhe dashuri!

Bledar Kurti July 2, 2015 09:11

Me qetësi dhe dashuri!

Nuk ka asnjë dyshim që thënia “Me qetësi dhe dashuri!” është jo vetëm thënia e vitit por rezultoi edhe më e suksesshmja në zgjedhjet e 21 qershorit. Ajo nisi thjesht si një qëndrim momental dhe i sinqertë i kreut të Kuvendit dhe Kryetarit të LSI, Ilir Meta, i cili shquhet për qetësi dhe maturi në qëndrimet e tij politike, por mori përmasa më të gjera duke mbushur profilet e facebook, duke sjellë një detantë në retorikën e vrazhdë që zakonisht karakterizon politikën shqiptare, dhe mbi të gjitha, kulmoi në një rezultat speltakolar të LSI në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Me qetësi dhe dashuri!” tha Meta, pa shtuar fjalën “shpejtësi” por që u pa qartë në rritjen e votuesve shqiptarë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet vendore që sapo lamë pas.

Rrallë ndodh, në Shqipëri por edhe në botë, që kreu i një partie të ecë paralelisht me partinë e tij në mënyrë progresive në rrugën e maturimit politik, dinamikës menaxhuese partiake dhe rritjes masive të numrit të mbështetësve. Është një formulë standarte e raportit lider dhe parti, në të cilën ose lideri progreson dhe partia mbetet statike por në tentativë të sforcuar për ndryshim, ose anasjelltas. Në rastin e Ilir Metës dhe LSI është parë që si lideri ashtu edhe partia progresojnë në mënyrë konstante me dinamikë sa rinore aq dhe të matur, dhe absolutisht të suksesshme.

U bënë vite që Meta e ka transformuar komunikimin e tij publik nga një retorikë standarte në leksione të mirëfillta politike. Dhe ndërsa lideri dëshmon maturi drejtuese dhe transmeton nocione politike të rrafinuara, partia e tij, LSI ecën paralelisht me të për të arritur qëllimin që ka cdo subjekt politik: rritjen.

Kjo frymë dinamike e LSI është parë qartë në sloganet e saj. Në vitin 2013 ajo kishte si slogan “Të ecim më shpejt!” dhe në vitin 2015 “Më shumë shërbim dhe punësim!” Në të dyja rastet LSI rezultoi në rritje spektakolare dhe kjo jo prej sloganeve por prej filozofisë progresive dhe dinamike që ka kjo parti. Aq e qartë dhe e pranuar nga të gjithë shqiptarët është rritja dhe dinamizmi i LSI sa që në të gjitha zgjedhjet e ardhshme shtimi i votuesve të saj nuk do jetë më surprisuese por thjeshtë logjike, normale dhe e pritshme.

Kur ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kishin si target penalizimin e partive të vogla dhe vendosjen e një sistemi politik dy partiak, gjithkush do surprizohej nëse një ditë një parti e tretë do arrinte të mbijetonte e jo më të ishte e barabartë me dy të tjerat. Sot, shumë pak ditë pas zbardhjes së rezultatit të votës së shqiptarëve, 260 000 votat e LSI, 60% rritje në krahasim me dy vite më parë, LSI forcë e parë në qarkun Gjirokastër, dhe shumë bashki të vendit, trefishim i votave në Durrës, 292 anëtarë në këshilla bashkiakë, etj, konsiderohet nga shqiptarët thjeshtë si një fitore e pritshme që reflekton atë që tashmë e kanë pranuar të gjithë, me apo pa ndërgjegje, dhe me apo pa dëshirë, që LSI di të ecë më shpejt, di si të rritet, dhe nuk ka asnjë element të filozofisë dhe misionit të saj që ta bëjë të ndalojë apo të kthehet prapa.

Meta drejton me qetësi dhe dashuri ndërsa partia ecën dhe rritet me shpejtësi. Kjo është historia e thjeshtë e një lideri dhe partie e cila, sic e ka treguar koha disa herë, kapërcen cdo barrierë dhe nuk stepet ndaj asgjëje, nuk e ul në asnjë çast dinamikën por që të fton t’i bashkohesh rrugëtimit të saj të pandalshëm.

Bledar Kurti July 2, 2015 09:11
Komento

1 Koment

  1. Sadiu July 2, 10:05

    Sa te paguar o palo gazetar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*