Me Rregullin e Treshit…

Arben Duka May 23, 2016 10:55

Me Rregullin e Treshit…

Me Rregull të Treshit,
që kam aplikuar,
nga PD-ja dalin,
më shumë të dënuar!

Po Luli vazhdon,
këput mufka sheshit,
siç duket s’e di,
Rregullin e Treshit.

Tek janë formularët,
more pilivesë,
grupet e mëdha,
ndahen pesë me pesë.

Dole dhe kërkove,
në njëzetë dalje,
the-se Rama duhet,
të kërkojë falje!

Pse-mor-pse u bëre,
kaq shumë telendi,
më shumë ky opsion,
Lulash është për ty.

Se PD-ja ka,
më pak deputetë,
me Rregull të Treshit,
ti del mysybet.

Ty rreth dyzet veta,
të ngelën për besë,
dhe e majta ka,
tetëdhjetë e pesë!

Po aritmetikë,
ty s’të kanë mësuar,
ndaj dhe situatën,
hiç se ke kuptuar.

Veç me këto shifra,
që kemi në duar,
del dy herë më shumë,
i kriminalizuar!

Ramën-veç me pesë,
s’kemi ku ta kapim,
kërko falje ti,
se na çave trapin!

Pa pikën e turpit,
del edhe mashtron,
e ktheve gënjeshtrën,
në një profesion!

Sot për çdo problem,
del edhe bën ngjalën,
me sharje-gënjeshtra,
po kalon dhe Salën!

A nuk e shikon,
djalka i llakuar,
se të gjithë kupolën,
e ka të dënuar!

E ke të dënuar,
nënkryetarin,
domethënë Palokjen,
dhe Ben sekretarin!

Dy kokat pas teje,
i ke të dënuar,
po dhe ti-o trim,
je një i hetuar!

S’të kanë thënë të tutë,
në gjithë ato mbledhje,
se je i hetuar,
për një super vjedhje!

Dhe fill mbas reformës,
kusari do kapet,
për dyqind milionët,
dosja prapë do hapet.

Qimen tek të tjerët,
kërkon qerrata,
kur zullumin tënd,
e ke sa një tra!

Në kryetarllëk,
afrove tri vjetë,
po si nuk ke thënë,
veç një të vërtetë?!

Gënjeshtrat e tua,
nuk do ngjisin kurrë,
më s’ke për t’ia hedhur,
për një procedurë!

Nuk ke për t’ia hedhur,
more Lulëzim,
se edhe gënjeshtrat,
përbëjnë një krim!

Edhe për ca kohë,
vërtetë mund t’ia hedhësh,
po kur të vijë ditë,
s’do kesh si ta dredhësh.

Reforma do bëhet,
do-apo s’do ti,
se gjithë Shqipëria,
kërkon drejtësi.

Po s’votoi Kuvendi,
siç ke bërë ti planin,
koha do thërrasi,
në betejë Sovranin!

Arben Duka May 23, 2016 10:55
Komento

5 Komente

  1. rapsodi popullor May 23, 14:23

    Duka poet djal i edukuar, sot po del llogaritar i mbaruar.
    Po numron andej ketej, ku ka me shum maskarenj.
    Po rregull te Treshit do dhe tjere numruar.
    Se nuk po numron ca me dosje zbuluar.
    Maloket e Rames deputet ne Kuvend.
    Dosh Frrok Preng e adashi yt Ndok.
    Jane me precedent sa gjith tjeret tok.
    Keto nga nxitimi Duka i ka harruar.
    Se po ti numronte sot nuk kishte shkruar.

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN May 23, 15:08

    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa prape sovrani ?? prape sovranit i ngeli ne dere kopili ????
    ahhhahhahahahhahahahahhahahhahahahhahahahahaa
    te dashur Kokepalare ,keto 4 vjet na iken duke lyer fasada , duke nderruar kollare , duke ju prishur rralle e ne te dendeur kasollet tuaja dhe jo sarajet tona , duke ju futur ne burg per 30 mij leke drita te papaguara por Ridvani i tha rrrrrrrrrrrrrilindjes ” gjej dok qe kam abuzuar dhe hajt me rruaj ….mjekren ”
    pasi rrrrrrrilindem tatime ,dogana , CEZin more Cezin me 600 mil. Bankersin me nuk e di me sa u lye qerrja e rrrrrrrilindur qe Gjiknuri te thoshte eshte gaz i embel ,thitheni si …miellin qe thith kryetari
    uh cfare gazi , kam harruar dhe ziren e Kokedhjerit , ai qe te punesonte , donte voten ,mamin dhe cupen
    hajde Shukri ,hajde vella se me ty rrrrrrrilindin gjithe keto gra 😛
    Shullazi ,qe marrte nga ditet e kokepalareve ,per nder te partise ,te ishte dr hipoteke ,uf ,nuk kishim me probleme pronesie ,te pakten Shullazi nuk thote “bej te fala Sandrit ”
    5 i kane dale ketij kapterit ,vetem 5 po gjysma iku se ishin tutore , ca padashje pistoliere ,aaaaaa Kokedhia vetem pak hajdut ishte ,jo po tani me vjen dhe per te qare me ate fjalimin qe mbajti ne pallament ” degjo Sali ,degjo ketu Sali ….e degjoje Saliu e pe ti apo jo ?!
    150 tendera …po ca jane 150 tendera mar shoke …fajin e ka ai Saliu
    po ne prandaj morem 1 milion vota ,qe ju zireni dhe ky torollaku te bej iso “kush ka me shume kriminele ?!
    po pra , me pare kerkoheshin 10 cilesite e komunistit
    1 ]familje deshmori
    2] gruan ta martoje nga biografia modeli nexhmija
    3] te kishe zbuluar te pakten 10 armiq ,armiq shqiptare kllase
    e kesisoj traplleqesh se i di me mire ti vete
    sot ,ca thua ,sot po nuk pate 4 emra , 10 vidio , mundesisht dosje penale ne 5 shtette , nuk behesh deputet , po dite ku fle dhe ku zgjuhesh nuk behesh freshiste si Joleza …dhe po nuk te q…ashtusi kryetari nuk ka zyre ,as drejtori nuk ka ,as rrrrrrrrilindje
    keto kohet qe rrrrrrrilindet ,u be disa muaj tani qe kur i shan nga nena nuk thone asgje ,ama po ju the Te dhjefsha Ramen ,ngrihet gjithe freshi ne kembe ,as ne faqen tende nuk shkruan dot asgje se te ….rrrruajne …faqen
    nejse ,ku e kishim fjalen ne ,se me yneret tuaja dua te hap gazete , si the ti kryekokepalari ?
    Po s’votoi Kuvendi,
    siç ke bërë ti planin,
    koha do thërrasi,
    në betejë Sovranin!

    ore bejtexhi , po a thua qe ka 85 deputet rrrrrrrrrrrrilindja jote e shkkkkkk…elqyer ? pse nuk e con ne kuvend reformen ??
    po he pse nuk dilni ne zgjedhje ?? he pra ,hapeni krahun , dilni njeher ne zgjedhje ta shikoni …p…s ??
    mire mendje ne koke nuk keni ,po sy ne balle ,po pak turp ,pak seder per ate vend a keni juve ???
    akoma llapen jashte duke lepire kryetarin ??
    deshtimin e sojit tuaj demagog ,hajdut e kriminel doni tua vishni shqiptareve perseri ?? prape sovrani ??
    po ju sovranin e nxoret ne bulevard , i hoqet buken ,dritat , ujin , po ju shkerdheni femijet per 200 mij leke rroge , ti akoma nga sovrani do karrige per Ramen ???
    sovrani jua vuri hurin atyr me 1 mil vota , ti cfare shkarrashkruan ketu ??
    AH ,MJERE JU TE MJERE !!!!!

    Reply to this comment
  3. Emigranti May 23, 21:22

    Poeti jone i madh Arben Duka,te lumte dora ,te lumte pena se ne vendin tone ka edhe legene.Do te flasin keq se kane marre e xhvatur shume,bejne politike te pjerdhur per te na vene ne gjume,keta hora keta sharlatane.Si haruan veriun kur sulmuan jugun dallkauket e saliut.Ne c’vend te botes jane hapur depot e armeve? duke futur ne dhe vajza dhe djem te rinj ,na veshet nenat e motrat ne te zeza ,late femije jetime kujt i mungon nena,tjetrit baba .Na shitet detin si dikur Esat Pashe Toptani.Per keto c’na thua o bir kurtizaneje,si mund te ofendosh nje popull te thjeshte dhe shume te nderuar duke thene “koke pa lare” Po kush je ti mor hor mor pusht.Koke pa laret te shkerdhefshin c’te mban pragu.

    Reply to this comment
  4. Qarri i zigurit May 24, 03:14

    Moj verrrrrrrrrrrrrronike. Ckevkatranosurrrrrr moj derrrrrrrbarrrrrrrdhe?
    Asgje ste morrrrrra vesh perrrrrrr koken tende.
    Meqe rrrrrra fjala si e ke pase lopen?
    Ka pjelle ndonje femije. Se duam te te urrrrrojme

    Reply to this comment
  5. aqo May 24, 05:55

    Bjeru poet,kusur mos u ler.Mos e rruaj fare trapin nga ca si puna e Black Swan ,allia QEN BERISHA I Vici-dolit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*