“Me rrezikshmëri të lartë kriminale”, arrestohet 45-vjeçari nga Berati

March 24, 2018 13:00

“Me rrezikshmëri të lartë kriminale”, arrestohet 45-vjeçari nga Berati

Policia e Beratit ka arrestuar një 45-vjeçar, që cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin Edison Çobo.

Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

o.j/dita

March 24, 2018 13:00
Komento

1 Koment

  1. Arti March 25, 14:26

    Shyqyr, aman dhe vëllain tjetër

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*