Me sëpatë e pranga ndaj biznesit, ku po e çojmë ekonominë?

September 7, 2019 18:22

Me sëpatë e pranga ndaj biznesit, ku po e çojmë ekonominë?

Shqipëria është vendi i paradokseve dhe kontrasteve të mëdha. Për këtë nuk ka ditë që të mos shohim shembuj që të gjithë, nga rutina e përditshme, te ato që na duken ngjarje të mëdha. Aq të shumtë janë paradokset saqë tani edhe ato kanë nisur të mos na bëjnë më përshtypje, të na duken rutinë. Rutinë na duket edhe fakti që kriminelët dalin nga burgu dhe biznesmenët arrestohen si të ishin kriminelë. Përtej çudisë së ditës së parë, askush nuk mendon më gjatë.

Një vend që të zhvillohet duhet të ketë rend, siguri, mirëqënie. Të treja këto janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, por vijnë nga komponentë të ndryshëm. Mirëqënia është ajo që garanton sigurinë dhe siguria ajo që ndihmon rendin. Për të patur mirëqënie, duhet që njerëzit të punojnë, të kenë punë, të sigurojnë të ardhura dhe të jenë të sigurt se askush nuk i cenon të tashmen dhe të ardhmen. Për mirëqënien garanci është biznesi. Ai hap vende pune, siguron paga, zhvillon shoqërinë.

E kundërta ndodh kur mungon mirëqënia, kur biznesi ka probleme, kur ekonomia ecën mbrapsht. Nuk ka vende pune, nuk ka mirëqënie, ka varfëri dhe kriminalitet dhe kriminelët janë më të famshëm dhe më të fortë se qeveritë. Ata thuajse asnjëherë në këto kohëra nuk e provojnë burgun, si gjithë të tjerët.

Është pak a shumë ajo që po ndodh edhe në Shqipëri, ku kriminelët dalin nga burgu e bëhen biznesmenë, ndërsa biznesmenët, ata që kanë shtyrë përpara jo vetëm bizneset e tyre, por edhe ekonominë, i trajtojnë si kriminelë.

Numri i biznesmenëve që po provojnë prangat në duar që prej nisjes së aksionit kundër informalitetit sa vjen e shtohet. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë nga më të ndryshmet, që nga akuzat për moslëshim të kuponit tatimor, fshehje e mosdeklarim të ardhurash, e deri tek akuzat më të rënduara për ngritjen dhe pjesëmarrjen në skema mashtrimi me TVSH, që shkojnë deri në miliona euro.

Megjithatë, “bashkë me barin e thatë, po digjet edhe i njomi”. Aksioni është akuzuar nga përfaqësues të biznesit se në një pjesë të mirë të rasteve autoritetet po përdorin masa ndëshkimore shumë herë më të rënda në krahasim me shkeljet e gjetura. Pjesë e këtyre masave është edhe arrestimi dhe burgosja, linçimi dhe demaskimi si në kohët e një sistemi të vjetër, që shumë nga shqiptarët e mbajnë mend mirë, duke shkaktuar pasiguri të mëdha për ekonominë, por edhe në tregun e punësimit.

Ndaj, ajo që po ndodh dashje pa dashje merr edhe ngjyrat e një fushate spastrimi edhe ndaj biznesit të të gjithë llojeve, që po shkakton panik tek investitorët vendas dhe të huaj, të cilët ngurrojnë të zgjerojnë, apo hapin linja të reja sipërmarrjeje. Madje, duke mbyllur edhe ato ekzistueset, për shkak të sëpatës me të cilën shteti po godet sipërmarrjen. Në asnjë vend të Europës, aty ku ne synojmë të shkojmë, biznesi nuk goditet me kaq forcë sa në Shqipëri, nuk kërcënohet me pranga, nuk dërgohet në burg. Europa është zhvilluar prej biznesit. Në asnjë vend të botës evazioni nuk eshte i tolerueshëm, por për këtë arsye nuk aplikohet thuajse kurrë burgu dhe prangat, por gjobat e medha.

Por, vendin e atyre që ngurrojnë të sfidojnë jo vetëm rrisqet e tregut, por edhe atë të ndëshkimit ekstrem të institucioneve shtetërore për një kupon tatimor, po e zë një kategori e re sipërmarrësish, më guximtarë. Persona të dënuar të botës së krimit, apo të njohur si persona me aktivitete të dyshimta në të shkuarën dhe të tashmen kanë zbuluar shpirtin e tyre të sipërmarrjes, shkruan SI.

Përfshirja e të ashtuquajturve “të fortë” në biznes nuk është risi që e prodhoi aksioni aktual kundër informalitetit, por aksioni në dukje po i inkurajon që të përfshihen në mënyrë me agresive në sipërmarrje, duke shfrytëzuar edhe pasigurinë që po prodhon prangosja e pronarëve dhe administratorëve të atij biznesi, që duhet thënë se ka problematikat e veta sa i takon korrektësisë me taksat, por është më i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm për ekonominë sesa biznesi i kriminelëve.

 

 

b.b/dita

September 7, 2019 18:22
Komento

9 Komente

  1. korçari September 7, 18:38

    Mendoj se duhet goditur pa meshire korrupsioni dhe sidomos loja me taksat apo TVSH-ne pasi eshte nje vjedhje e paster dhe se dyti nuk ka asnje vend demokratik ne Europe qe nuk denon shmanien e takses biles gjobat jane aq te medha sa bizneset dhe kane falimentuar .Nje shtet mbahet nga taksat ndryshe mos te kerkojme shkolla ,spitale,administrate normale …Eshte e gabuar t’i marresh ne mbrojtje hajdutet qofshin keta dhe biznesmene te fuqishem

    Reply to this comment
    • Arben September 7, 18:50

      Ne keto vende qe thua ti, cfare ndodh kur nje rruge me kosto 3 milion euro faturohet ne buxhet 20 milion euro, per te mbushur llogarine bahamas te olsi rames??!!

      Reply to this comment
    • mirel September 7, 19:07

      mendoj se duhen goditur pa meshire hajdutet e PPPve dhe kriminelet qe po tjetersojne pronat publike
      Duhen djegur bile, qe nga Ramuti i pari.
      Ato hane parate e TVSHve te biznesit te vogel dhe te taksave te shqiptareve
      Mendoj qe TVSHte e biznesit te vogel te falen, sic ju falen taksat e prapambetura biznsesit te madh nga Arben mut Ahmetaj. Takse e cila u ul ne 8% nga 15% qe paguan binzesi i vogel, duke i shkaktuar buxhetit te shtetit qindra miliona euro humbje.
      Keta duhet te lincohen publikisht per demin dhe krimin ekonomik dhe social qe po i bejne vendit

      Reply to this comment
  2. Arben September 7, 18:45

    Nga fitorja ne fitorje.

    Vetem.duke I shkerdhyer ketij populli cfare I permban

    pragu do te vije integrimi uropian.

    Rrofte shqiperia uropiane

    Reply to this comment
  3. katarakti September 7, 18:58

    Ju ka marre malli per rrumpallen, rremetin dhe qametin. me duket.Si atehere kur benit qef! Nuk paguanit taksa, (veçse te Liria), dhe u bete milionere! Nuk ka biznesmene te ndershem ne Shqiperi. Siç thoshte Mario Pozzo: “perpara quheshin bandite, sot i therresin biznesmene”. Pasuria juaj eshte bere nga mishi dhe gjaku i popullit shqiptar. Keni grabitur pasurite kombetare, jeni pasuruar duke dhene rryshfete dhe perfituar tendera. Duke u vajtur nga mbrapa politikaneve dhe duke ndare bashke me ta fitimet! Ju duhet te vareni te gjithe. Se bashku me gjykatesit dhe politikanet. Ju jeni kanceri i ketij vendi. Ju nuk perparoni vendin. perkundrazi e zhysni ate me thelle ne vuajtje dhe mjerim. Prandaj karshi jush nuk duhet pasur asnje lloj meshire. Ja pra qe po mbaron Rrumpalla me te cilen ishit mesuar ne kohen e Qoftelargut nga Viçidoli. Ka filluar te vije era shtet. Kesaj i thone te besh politike te majte! Te mos lesh kapitalin grabitqar te livadhise. Por te paguaje taksat deri me nje. Kerkoni ndofta te ju bejne reveranca, meqe jeni pasuruar duke vjedhur dhe grabitur?! Pavaresisht nga parate e piste qe keni bere, plehra keni qene me perpara, plehra keni mbetur.

    Reply to this comment
    • Araniti September 8, 00:44

      O karakurvi….ke bere ndonjehere biznes ti…qe te kuptosh problematikat e biznesit….see po flet si baxhelle koperative….rritur fushave me jonxhe…vazhdo gojoren…se e ke profession..e mo shkruaj per gjera qe nuk i kupton..

      Reply to this comment
  4. BLACK SWAN September 7, 19:10

    atje ku e çuan baballarët…
    prish shtëpi e ndreq kasolle …bunkerë

    një popull i uritur sundohet më lehtë

    Reply to this comment
  5. Adih September 7, 20:52

    Deri sa ketu ne albanistan ,nuk ka treg te lire dhe cdo gje eshte monopolizuar nga te tre partite e katovices ,seshte per te diskutuar me dhe per as edhe nje gje .Cdo gje ka mbaruar .Prandaj shqiptaret po largohen nga shqiperia

    Reply to this comment
  6. K. M. Tusi September 8, 02:48

    O gazetaruc a kush je!

    Ja ke fut kot, por kot fare!

    Te mos paguash taksat eshte KRIM! Dhe merr goditje te rende. Vetem ne Shqiperi del ndonje gazetaruc si ty e mbron KRIMIN ekonomik.

    Prandaj s’behet Shqiperia, se njerezit mendojne si ty!
    Dergoje kete shkrimin tend ne ndonje gazete gjermane, p.sh., te ta vene te kendi i humorit te zi nga Shqiperia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*