Rreth 115 km në 75 minuta, investim 1.2 miliardë euro! Çelet gara për segmentin rrugor Milot-Fier, do jetë gati në 2026

July 1, 2020 14:23

Rreth 115 km në 75 minuta, investim 1.2 miliardë euro! Çelet gara për segmentin rrugor Milot-Fier, do jetë gati në 2026

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj kanë prezantuar ditën e sotme hapjen e garës për projektin e infrastrukturës Milot-Fier.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë.

115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standarde të larta e cila pritet të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.

Ndërkohë ministrja Balluku ka deklaruar se kjo rrugë do të ketë një aks me pagesë, ku dhe lëvizja e mjeteve do të jetë me një shpejtësi deri në 130km/h.

Ministrja shtoi se në total projekti përllogaritet të arrijë një shifër prej 1.2 miliardë euro, ndërkohë ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026,

“115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta. ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët. Gjithsesi do të ketë edhe një rrugë alternative, ku qytetarët mund të kalojnë pa pagesë. Në total do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Dokumentacioni i plotë do të jetë gati sot në mesditë maksimumi, në faqen zyrtare të APP-së. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h. Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kjo do të jetë një rrugë me standardet më të larta,”- tha Balluku ndër të tjera.

o.j/dita

July 1, 2020 14:23
Komento

32 Komente

  1. anticensurë25642654 July 1, 12:35

    ec shqipëri përpara!!
    1.2 mld për 115,jo të plotë, rrugë??
    në zonë fushore?!
    duhet me shku me vjedh asfaltin e kësaj rruge se duhet të ket flori a diamante brënda!!
    jepi dobiç,bjeri me top këtij populli dement!!

    Reply to this comment
    • Besi July 1, 15:07

      A ka njeri te ndale marrezine e ketij te korruptuari ne menaxhinin e parase publike ? Shqiperia ka nevoje per nje avni rustem perndryshe na mori lumi te gjitheve me kete psikopat te papergjegjshem

      Reply to this comment
    • Arturi July 1, 16:20

      O fshatar, rruga nuk eshte vetem ne fushe, pasi do
      kaloje permes nje terreni te thyer.
      Bravo dhe urojme te realizohet sa me shpejt. Tani Milot Fier bëhet per 2 ore. Rruga e re do pergjysmoje kohen e udhetimit.

      Reply to this comment
      • ILIRET July 1, 17:21

        Po nga Rrogozhina ne Fier, eshte e bere o zotni.
        Duhet vetem te perfundojne mbikalimet.
        Ne kohen e Nanos, behej me 2 milion euro 1 km autostrade, nga socialistet.
        Bobo thane demokratet, cfare hajdutesh.
        Ne kohen e Berishes shkoi ne 12 milion euro 1 km autostrade.
        Cfare behet kshu, thane rilindasit.
        Dhe e cuan 15 milion euro nje km.

        Reply to this comment
      • info analitike July 1, 19:45

        Artur je i lutur te specifikosh se cilat jane pjeset e kesaj rruge me terren te thyer! Sa km te gjata dhe sa eshte kostoja specifike per ate pjese?
        Propaganden lerja zhenive si Belinda e kriekaqoli qe nuk ia kane haberin fare punes sepse jane mesuar vec te mbushin xhepat.

        Reply to this comment
    • Erhard July 1, 18:07

      Shume lire e paskan projektuar!
      Kina beri nje rruge ne oqean me ura qe kane kembet thelle ne det,llogaritur te perballojne stuhi te fuqishme,me gjatesi 60 km,qe lidh kontinentin me nje ishull turistik dhe qe kushtoi perfundimisht 600 milion DOLLARE!
      600 milion DOLLARE!
      600 milion DOLLARE!
      E jo 600 milion euro!
      Llogaritni rruget e Rames dhe dhe,duke krahasuar kete rrugen me 200-300 metra thelle ne det dhe del se kush ka bere korrupsion!
      Per deri sa u llogarit 2 km te unazes se re,krejtesisht fushore per 20 milion euro m/2 ,merret me mend sa dore te forte ka Rama!

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 July 1, 12:45

    bjeri me top lider mondial,ti gabime bën boll por për të vjedhur nuk vjedh!!
    vjedhin të tjerët për ty??
    apo me të vërttet budalla,budalla?

    Reply to this comment
  3. xxx July 1, 13:21

    “do lehtesoje bashkepunimin rajonal te transportit”

    shkurt, projeki per daljen e serbise ne Adriatik.

    parate per projektin i paguan rajoni?
    parate per rendimin mjedisor nga shtimi i infrastruktures, nga shtimi i transportit, “ngrenien” e tokes bujqesore te Ultesires Perendimore, kush na i paguan? Kush paguan per shpronesimet ne territor, shteti? Per pese pare apo sipas vleres se projektit te shtrenje?

    Reply to this comment
    • mirel July 1, 18:11

      Fix ai eshte plani, dalja e Serbise ne Adriatik. I shkaterron shqiptaret perfundimisht. Cdo gje do blihet nga Serbia. Fshati do ngordhi per buke, do ikin njerezit dhe do u grabise tokat. Ky eshte plani. Aneksim faktik i shtetit nga Serbia. Shqiptarer kane qeveri serbe dhe po punojne per Serbine

      Reply to this comment
      • xxx July 1, 18:46

        keto plane ky i ka nisur heret, ne i zbulojme ne fazen e zbatimit, – linku i zigur qarrit
        ne 2014 ky besohej ende, vete Merkel ia rrihte shpatullat, atehere kur sapo flitej per kooperim ballkanik, diskutohej cili do bej liderin rama apo vucic. Ky yni ka dash ta fitoj garen duke ofruar i asetet e detit ballkanit te brendshem, Kaloni nga toka ime ju ka thene, se une kam dete dhe porte. Ka qene ky ofruesi kryesor me qellim per te kapitalizuar personalisht

        te 10fsha “bashkepunimin rajonal” me asetet e vendit qe si duket ja ka lene aneta dhe kristaqi trashegimi.
        ca fshati themi ne o mirel, ku pyet per fshatare e vegjeli ky, e ka egon te madhe ky monster, do te barabitet me kokat e medha te kontinentit, ne jemi monedha paguese per pazaret e tija, keq puna fare

        Reply to this comment
  4. Zigur Qarri July 1, 13:58

    Ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026,ne mes ose ne fund te mandatit te katërt te Edvin D’Rames!Po e la zemra ne Kryeministri banditin,llogaritet se ka rënë ne krye te detyres!

    Reply to this comment
  5. komentues putana July 1, 15:29

    Ju plehra qe jeni kaq te shpejte ne llogarite TUAJA, juve ju vinte hakut ai tjetri qe as rruge nuk ndertonte, paret i fuste ne xhep dhe rruges i mbetej varur tabela me afatin e perfundimit te rruges qe mire qe nuk perfundonte, por as qe fillonte.

    Reply to this comment
    • Komentuesi pa pagese July 1, 19:29

      Sakte!! Per kete shporrem Saliun dhe votuam Ramen, qe te prese shtate here shiritin vetem me projektin 3D. Jo vetem aq, por edhe t’i coje kostot e ndertimit ne stratosfere. Sa per cilesine te mos flasim fare.

      Reply to this comment
  6. gjermani i fundit July 1, 15:30

    Lere keshtu si eshte o gjigand, se i ke te kushtueshme projektet. 1.2 miliard bota I shpenzon te prodhoje makina, apo tekstile, apo kompjuter. Juve ju mbeti mendja tek asfalti. Lere keshtu si eshte tani. Nga Fieri ne Milot do 2 ore e gjysem, Ja max. 3 ore. Nuk eshte se njerezit e bejne perdite. 115 km sikur me 50km/ore per 2 ore e nje cerek eshte kohe e bollshme. Aman, leri projektet se do kushtoje bojatisja 1 miliarde.

    Reply to this comment
  7. Operacioni Zjarri July 1, 15:49

    115 km rruge qe do pershkohen ne 75 minuta. Kjo quhet rruge me standarte te larta? Pra shpejtesia e levizjes i bie te jete me 82 km ne ore. Autostrada Tirane Durres eshte me larte ae eshte me 90km ne ore. I hodhem ne hale prape gjithe ato leke me duket

    Reply to this comment
    • KORÇARI July 1, 17:39

      Bëji mirë llogaritë, janë 92 km/h ,jo 82

      Reply to this comment
      • Operacioni Zjarri July 1, 19:47

        Dakort o Korcar nuk qenka 82 po 92. Po cfare ndryshimi ka me rrugen Tirane Durres qe e ka limitin 90 km/ore? autostrada e Vlores eshte me 110 km/ore dhe eshte bere me lire se kjo dhe ishte e domosdoshme se nuk ikishte rruge tjeter te hajrit. Po kjo na kushtoka 1.15 miliarde dhe vetem per 55 km se pjesa tjeter qe nga Rrogozhina eshte e bere

        Reply to this comment
  8. mirel July 1, 16:08

    Ka ne plan te vjedhi 1.2 miliarde euro nderkohe qe vendi eshte ne krize te rende ekonomike.
    Keto 1.2 miliarde euro as nuk do i hedhi ne plan zhvillimi per fermat, fshataret dhe as per te investuar ne industri.
    Nuk nuk eshte vetem hajdut, por kriminel i pashembullt. Ne nje situate te tille do ta zhysi popullin dhe me keq per 112 minuta qe nuk i sjellin ndryshim ekonomise shqiptare..
    Popull budalla, popull budalla. popull budalla

    Reply to this comment
  9. Zigur Qarri July 1, 16:24

    28.4.2014 Rama: “Prishtina dhe Shkupi, pjesë e nismës Adriatiko-Joniane”
    http://www.gazetadita.al/rama-prishtina-dhe-shkupi-pjese-e-nismes-adriatiko-joniane/
    Para 6 vitesh,kur Rama filloi te merrte mall 100% te paster pa paguar as edhe nje kokerr Leku nga xhepi vet,kur Ethem Lalaj nuk merrej me publicistike dhe Aliu nga Selenic ishte ne gjendje te blinte nje palë syze optike.

    Reply to this comment
  10. Te lutem jepja lulit si KM i ardhshem July 1, 17:52

    Jepjani lulit se ai i ben pa leke si i ndershem qe eshte.
    Fukarai i shkrete erdhi nga hollanda per buken e gojes.

    Reply to this comment
    • mirel July 1, 18:14

      Lulit ja fali 200 milioneshin e Rruges se Kombit, dhe e shperbleu dhe me 15 milione euro plus per vjedhjen e pasurise publike

      Reply to this comment
  11. Timi July 1, 18:27

    Është rrugë europiane do e financojë edhe Europa. Njëjtë ka financuar edhe në Kroaci, serbi, Hungari etj. Kushton shumë por edhe lirë edhe mirë sikur nuk shkon.

    Reply to this comment
  12. info analitike July 1, 19:33

    Opaaaa iken edhe leket e termetit!!! Gezuar shoke dhe pijeni me fund dolline per partine!

    Reply to this comment
  13. VATRA July 1, 21:03

    Rrugët e Shqipërisë kishin qenë për të kapur kokën dhe sa i takon frigës me lidhjen e sistemit rrugor serbë është e pa nevojshme Serbia nuk ju frigu lidhjes me E 75

    Reply to this comment
  14. currilsi July 2, 00:14

    serbi per te dale ne adriatik le te shkoje nga mali i zi

    Reply to this comment
  15. Emigranti July 2, 00:19

    O shqiptar po shikoni njecike me larg se Hunda juaj po vjedhin ate se luan topi te tere e dime te ndershmit nuk arrijne te drejtojne vendin por po ndertojne rruge qe Jane essenziale per shqiperine e vogel te lidhet me europen e madhe jemi ne kohen e globalizmit njerezit levizin vet levizin capitale pa infrastrutture nuk perfitojme duhet te kemi rruge stabilitet judo vidhet duhet te pranojme te keqen me te vogel

    Reply to this comment
  16. Emigrant July 2, 00:20

    O shqiptar po shikoni njecike me larg se Hunda juaj po vjedhin ate se luan topi te tere e dime te ndershmit nuk arrijne te drejtojne vendin por po ndertojne rruge qe Jane essenziale per shqiperine e vogel te lidhet me europen e madhe jemi ne kohen e globalizmit njerezit levizin vet levizin capitale pa infrastrutture nuk perfitojme duhet te kemi rruge stabilitet judo vidhet duhet te pranojme te keqen me te vogel

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim