Më të fortët! 16 fakte që nuk i dinit për spartanët

September 19, 2017 11:24

Më të fortët! 16 fakte që nuk i dinit për spartanët

Lindja e një kombi

Ushtria ikonë spartane ishte ideja e një ligjvënësi legjendar të quajtur Lycurgus, i cili i referohej Spartës si “një mur njerëzish, në vend të gurëve”.

Bjeri shkurt

Spartanët ishin të njohur për faktin që flisnin shkurt dhe drejt e në temë. Para se Filipi i Maqedonisë të pushtonte Lakoninë, i shkroi një letër spartanëve duke thënë: “Nëse unë hyj në Lakoni, do t’ju dëboj.” Spartanët u përgjigjën me një letër që thoshte vetëm: “Nëse..”.

Një ide kapitale

Këto përgjigje të shpejta dhe konçize për të cilat spartanët ishin të famshëm janë në të vërtetë origjina e fjalës “lakonik”, e cila rrjedh nga Lakonia, kryeqendra administrative e Spartës. Kërkoni në fjalor dhe do të merrni përgjigjen: “Të përgjigjesh me shumë pak fjalë”.

Standardet e Bukurisë

Luftëtarët spartanë pritej të ishin të fortë dhe të mbushur dhe, çdo dhjetë ditë, të rinjtë duhet të qëndronin të zhveshur në publik, në mënyrë që trupat e tyre të mund të inspektoheshin. Ata që nuk arrinin të përmbushnin standardet e fizikut, rriheshin dhe anashkaloheshin.

Luftim me dhëmbë e me thonj

Gjatë betejës së famshme të Termopileve, ngjarjet e të cilës janë përshkruar në filmin “300”, ushtarët spartanë vazhdonin të luftonin pavarësisht humbjes së armëve, duke përdorur thonjtë dhe dhëmbët, në përpjekje për të kafshuar dhe për të shkuar duke u çjerrë, drejt fitores.

Frikacakët

Frikacakët nuk trajtoheshin me dashamirësi në Spartë. Ata ua linin gjithmonë vendin të tjerëve kudo ku ndodheshin dhe shpesh nuk ishin në gjendje të gjenin një grua për t’u martuar.

Drejtësia është e verbër

Gjatë qëndrimit të famshëm kundër persëve në Termopile, një Spartan me emrin Aristodemus vuajti nga një sëmundje e syve dhe ishte shumë i sëmurë për të luftuar. Kur u kthye në Spartë, ai u quajt frikacak. Një vit më vonë, ai luftoi në Betejën e Plataeas dhe hodhi tutje njollën e burracakut… duke vdekur në mënyrë të tmerrshme.

Ndëshkimi sipas krimit

Sipas Plutarkut, një tjetër ndëshkim për frikacakët ishte se ata duhej “të shkonin rreth e përqark, të veshur me mantel me një copë të lyer, dhe me një anë të mjekrës të rruar”. Kështu dënoheshin frikacakët.

Përgatitja është çelësi i suksesit

Ashtu si ushtritë në shtetet e tjera greke, ushtria spartane ishte e bazuar në këmbësorinë dhe luftonte duke përdorur formimin e falangave. Ata nuk paraqitnin ndonjë inovacion të vërtetë për formacionin, por trajnimi i tyre i vazhdueshëm dhe disiplina i bënte të ishin më të fortët.

Armatura

Armatura që ata mbanin shpeshishte e njejtë me atë të fqinjëve të tyre grekë. I vetmi dallim ishte tunika dhe manteli ngjyrë të kuqërremtë.

Krenari dhe gëzim

Ngjyra e kuqërremtë e rrobave të tyre ishte simbol i krenarisë që kishin për gratë e komunitetit të tyre. Gjithashtu supozohej të shkaktonte tmerr tek armiqtë.

Vdekja e para!

Ashtu si Samurajët, spartanët pritej të vrisnin veten dhe kurrë të mos dorëzoheshin ose të përballeshin me turpërimin.

Vetëvrasja në masë nuk ishte një opsion?

Spartanët në të vërtetë u dorëzuan gjatë Betejës së Pylos gjatë një lufte veçanërisht shkatërrimtare, ku shumë spartanë u morën peng nga athinasit. Kjo ngjarje tronditi botën greke pasi besohej se spartanët kurrë nuk dorëzoheshin. / Bota.al

September 19, 2017 11:24
Komento

2 Komente

  1. demo September 19, 23:37

    Ikone,legjende,mit,Ushtria me e forte ne bote,.(!)Nje mut ka qene ushtria me e forte ne bote!
    Betejen e Marathones dhe betejen e Salamines,dy betejat vendimtare kunder Perseve,i organizuan i luftuan dhe i fituan Athinasit. Athinasit fituan kunder spartaneve ne betejen e Pilos.Spartanet e pushtuan Athinen,kur kjo u cfaros nga kolera,Ata athinas qe mbeten u arratisen nga Pireu nepermjet detit.Spartanet u shpartalluan nga Maqedonasit e Filipit qe pushtoi Greqine.Spartanet u shpartalluan ne qytetin Medion nga 5 mije luftetare te mbretit ilir Agron.Spartanet u shpartalluan nga Epirotet e Pirros se Epirit ne betejen e fundit te tij,kur nje grua i hodhi nje tjegull ne koke nga catia.,Spartanet u shpartalluan nga Romaketr e Pamposhtur dhe humben pa nam e nishan ,.Ka mbetur vetem lloqe legjendare,bllofe perrallash se Spartanet nuk kane dale kurre nga Peloponezi,.Jane si legjenda e pamposhtur e ushtrise malazeze,qe mundi Turqine,por kur rane ne hundlesh tamam,kur u ndeshen me malsoret shqiptare,ja futen vrapit,perfunduan ne lumin Cem.Gjithe ajo ushtri heroike e vojvodes Mark Milani.
    Prandaj mos tirrni genjeshtra kot me Spartane,se Spartanet nuk kane qene Maqedonasit,as Romaket.

    Reply to this comment
  2. VL September 20, 21:24

    13 lexova unë. Dhe të gjitha janë të ditura.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*