Më të varfrit në kontinent: “Shqiptarët konsumojnë sa 37% e një europiani mesatar në vit”

December 15, 2017 15:24

Më të varfrit në kontinent: “Shqiptarët konsumojnë sa 37% e një europiani mesatar në vit”

Eurostat ka publikuar të dhënat më të fundit të konsumit për frymë në Europë, dhe në analizë merret edhe Shqipëria. Të dhënat janë përkthyer në standardet e fuqisë blerëse, çka do të thotë se, shifrat nuk janë absolute, por janë konvertuar edhe në bazë të të ardhurave, pasi një gjerman dhe një shqiptar nuk mund të krahasohen në kushtet jo të barabarta.

Nga këto të dhëna rezulton se, mesatarisht një shqiptar konsumon në vit sa 37% e mesatares së Bashkimit Europian. Pra, pak më shumë se një të tretën e një europiani mesatar. Me një normë të tillë, Shqipëria është e fundit në Europë, në kushtet kur krahasimi bëhet i barabartë.

Eurostat thotë gjithashtu se, në krahasim me vitin paraardhës, shqiptarët janë varfëruar në këtë drejtim pasi norma fiksohej në 38% të mesatares së Bashkimit Europian. Shifrat janë të frikshme, dhe tregojnë jo vetëm diferencën e theksuar me Europën por edhe me fqinjët.

Një malazez mesatar konsumon mesatarisht 50% më shumë se një shqiptar mesatar në një vit, thotë Eurostat. Më mirë se ne është edhe Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Serbia, etj. me radhë të gjitha vendet europiane dhe rajonale.

Shqiptarët konsumojnë një të katërtën e zviceranëve në një vit, apo edhe të norvegjezëve. Indikatori i konsumit aktual për individ është një tregues mjaft i saktë i mirëqenies së një shteti dhe renditja e Shqipërisë në vend  të fundit në kontinent është një këmbanë alarmi, raporton SCAN.

 

December 15, 2017 15:24
Komento

1 Koment

  1. A December 17, 13:20

    Eshte lajm dhe informacion qe nuk na intereson. Prandaj nuk ka asnje koment. A ama te na shajne p.sh. SALI BERISHEN ose LULEZIM BASHEN, por me na sha EDI RAMEN te marrim shpirtin, gjak ne vetull, me komente pa mbarim.
    Fundi i fundit jemi nje popull shqiptar si rrace SHVEJKU, ç’me duhet mua pse jam dhe kush me ben te VARFER dhe te MJERUAR.
    Rendesi ka qe te jene mire politikanet, kuvendaret dhe qeveritaret me krietaret e tyre.
    C’rendesi ka qe jemi me te varferit ne kontinentin EVROPIAN, me mire do te ishte te ishim ne kontinentin AFRIKAN, sepse nuk do te dinte njeri se do te ekzistonim ne kete bote dhe nuk do ta merrnin neper goje non stop, per te varfer, per te mjeruar, jo gelle, jo trapa, etj, etj.
    Por ama te “shkathet dhe te zgjauar” per kudo qe ka pisllik, plehra, kanabis, prostitucion, kriminalitet, pra maskarallallik. Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*