Me vetëm një kusht, kaq e lehtë për t’u diplomuar në FiIipinë

May 30, 2019 17:45

Me vetëm një kusht, kaq e lehtë për t’u diplomuar në FiIipinë

Studentët duhet të mbjellin 10 pemë në mënyrë që të diplomohen. Ky është ligji më i ri i miratuar nga shteti i Filipinës. Legjislacioni formalizon traditën ekzistuese dhe nëse respektohet siç duhet mund të rezultojë në rreth 525 miliardë pemë të mbjella në një brez. Filipinët arritën të futen në Librin e Rekordeve Guinnes në vitin 2011.

Kjo, pasi 7000 persona arritën të mbjellin 64,096 pemë. E gjithë procedura u regjistrua në vetëm 15 minuta. Ligji formalizon një traditë të mbjelljes së drunjve pas diplomimit. Edhe kjo traditë pritet të luftojë njëkohësisht edhe ndryshimet klimatike globale.

“Me mbi 12 milionë studentë të diplomuar nga nxënësit fillorë dhe pothuajse pesë milionë studentë që mbarojnë shkollën e mesme dhe pothuajse 500,000 të diplomuar në kolegj çdo vit, nëse zbatohet siç duhet do të sigurohen që të paktën 175 milionë pemë të reja të mbillen çdo vit.

Në rrjedhën e një brezi, jo më pak se 525 miliardë mund të mbillen nën këtë iniciativë,” u shpreh përfaqësuesi i Partisë Magdalo në Filipine, Gary Alejano.

Pemët me sa duket do të mbillen në pyje ekzistuese, disa zona të mbrojtura, zona të minierave të braktisura dhe zona të përzgjedhura urbane, bën me dije shërbimi i lajmeve të CNN. në Filipine Iniciativa e mbjelljes së pemëve pritet të luftojë gjithashtu edhe ndryshimet klimatike globale.

b.b/dita

May 30, 2019 17:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim