Me vetëm një votë kundër, miratohen ndryshimet e parashikuara në marrëveshjen e 5 Qershorit, SPAK do të hetojë krimet zgjedhore

December 14, 2020 12:23

Me vetëm një votë kundër, miratohen ndryshimet e parashikuara në marrëveshjen e 5 Qershorit, SPAK do të hetojë krimet zgjedhore

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot një pjesë të ndryshimeve të parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor, me vetëm 1 votë kundër.

Tashmë SPAK ka të drejtë të hetojë krimet zgjedhore me ndryshimet e  reja ligjore për Prokurorinë.

Në amendimin e ligjit, SPAK-ut i jepet e drejta të hetojë shitblerjen e votës kurse prokuroritë në rrethe do të ngrenë grupe të posaçme.

Çdo person që për llogari të ndonjë partie apo ndonjë kandidati, synon të blejë vota, duke dhënë para ose duke premtuar vende pune, tashmë do të hetohet nga Prokuroria Speciale SPAK.

Kjo kërkesë e PD dhe LSI në Këshillin Politik mori dritën jeshile në Komisionin e Ligjeve dhe do të miratohet në Kuvend këtë të enjte.

Ka dy palë në korrupsion, një që merr dhe një që jep”,  tha Ulsi Manja.

“Të kalojnë të dyja, edhe aktivi dhe pasivi. Nuk i ndajmë dot”, tha Arben Kraja.

“Kjo nënkupton që SPAK do të hetojë po ashtu edhe ata qytetarë që kërkojnë para apo favore të tjera në shkëmbim të votës. Prokuroria Speciale ka pranuar këtë barrë shtesë që i jep dakordësia politike e 5 qershorit, por për këtë kërkon që ky ndryshim “të shoqërohet me rritjen e numrit të prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të hetimit, me qëllim që të përballohen hetimet e nevojshme”.

Një tjetër ndryshim ligjor e detyron SPAK-un dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të informojë KQZ  me ecurinë e hetimeve të krimive zgjedhore, por pa cënuar sekretin.

Po ashtu, Komisioni i Ligjeve miratoi edhe ndryshimet në Kodin Penal, që fal, dhe zhvesh nga përgjegjësia penale, këto që shet ose blen vota, por bashkëpunon me drejtsinë për  zbulimin e krimeve zgjedhore.

Në këtë mënyrë, 5 qershori quhet i kompletuar dhe palët shkojnë drejt 25 prillit me ndryshime ligjore që synojnë të heqin dyshimet për abuzime.

j.l./ dita

December 14, 2020 12:23
Komento

1 Koment

  1. A December 14, 14:28

    Vota ime eshte prona ime, me te bej c’te dua. E hedh poshte, e shes, e hedh ne kuti dhe nuk ka pse me pengon njeri ne lirine time.
    Ai qe zgjidhet me voten time ose tende fiton minimumi nje vend rehatie me page te mire 1500$ ne muaj, fiton 30000 $ ne muaj qera banese, fiton 30000$ ne muaj karburant, fiton 20000$ telefon ne muaj, fiton 20000$ djeta ne muaj e tjera e te tjera.
    Po une qe votoj per te, c’fare fitoj? asgje, perkundrazi duhet te punoj, te paguaj taksa qe te mbaj kete koqen qe thash me siper.
    Prandaj voten do ta shes 100$ , kush do, le ta bleje, ndryshe nuk do votoj fare
    Ne kapitalizem gjithcka eshte e shitshme dhe e bleshme prandaj mos beni te moralshmin
    Ne socializem vota as blihej dhe as shitej pasi gjithcka ishte e perbashket.
    Ne socializem deputetet vetem per 4 dite ne vit merrnin djete, ndersa paga ishte ajo e vendit te punes dhe asgje tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim