“Më vjen turp të dal në atë skenë!” Bruno Shllaku rrëfen bisedën me Kadri Roshin

July 3, 2018 19:08

“Më vjen turp të dal në atë skenë!” Bruno Shllaku rrëfen bisedën me Kadri Roshin

Aktori Bruno Shllaku ka deklaruar sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se godina aktuale e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo parametri.

Ai theksoi se ndërtimi i një teatri të ri ka qenë një kërkesë dhe ëndërr edhe e kolosëve të skenës shqiptare, si Kadri Roshi.

Shllaku kujtoi edhe një bisedë me artistin e madh, i cili i është shprehur se i vinte turp të ngjitej në atë skenë.

“Ai teatër është jashtë çdo parametri. Unë jam i detyruar të kujtoj dhe nuk bëj lapsus me kujtesë sepse kam pasur miqtë e mi shumë të mirë. I nderuari, i madhi Kadri Roshi më thoshte: “Brunoja im, më vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret të zotit… qeveria s’e vë një dorë””, kujtoi Shllaku.

Ai shtoi se edhe stadiumi historik i Londrës, Wembley u shemb për t’u rindërtuar nga e para.

“Të mos harrojmë se edhe në stadiumin Wembley kanë kaluar as-at e botës në futboll, me mbi 1 miliardë e 800 mijë spektatorë; e shembën për ta ribërë të ri dhe është një stadium që e duartrokasim”, tha aktori.

s.a/dita

 

July 3, 2018 19:08
Komento

4 Komente

  1. Koli July 3, 19:40

    O Shllaju, shume pak u shite,
    Je bere velene e Rames.

    Reply to this comment
  2. MH July 4, 13:28

    Vetem shtetet e fuqishme ekonomikisht kryejn detyrat sic thot z.Bruno Shllaku.Jo vetem stadiume por dhe shume ndertime me arqitekture i shembin me eksplozive pune sekondash,dhe mbi to ndertojne te rene modernen e kohes.
    Shembja e monizmit ne vitin 1990 nxorri ne drite karakterin origjinal ne cdo shpirte te cdo shqiptarit.Sa te krijonin neverin te sikletosun.Shembja e ngordhsines teaterit te Tiranes solli komedin ne shpirtin e pa mend te ndonji apo disa aktorve.
    Ne fund,vendoset te shembet edhe me bindjen e shpirterave qe nuk donin ta shembeshin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*