Me zgjedhjet tek dera dhe dhuna si akt dëshpërimi

June 19, 2018 14:19

Me zgjedhjet tek dera dhe dhuna si akt dëshpërimi

Nga Armando Meta

Parlamenti duket se do të jetë i detyruar të marrë një vendim të pazakontë: të mbrojë qytetarët nga deputetët. Ky vendim qartazi duhet marrë sa më shpejt pas skenave të sotme në Kryesinë e Kuvendit. Ky vendim duket se do të jetë edhe unikal në historinë botërore të parlamentarizmit, pasi si rregull institucionet e sigurisë kujdesen të mbrojnë deputetët.

Kjo është një masë tejet e nevojshme që duhet marrë, po të kemi parasysh spektaklin e dhunshëm të deputetëve të PD ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pavarësisht se Veliaj ishte ftuar në bazë të rregullores së Kuvendit në komisionin e medias ku do të diskutohej për problematikën e teatrit, ardhja e tij në Kuvend është interpretuar si e paligjshme nga ana e kryetares së komisionit të medias, Albana Vokshi, e cila ka thirrur ‘grupin’ e gatshëm të deputetëve të PD të cilët ‘fali zot se s’dinin çfarë bënin’.

Edhe në rast se Veliaj do të kishte ardhur në komision ‘pa hyqmin’ e deputetëve, ka plot mënyra etike parlamentare për të mos zhvilluar mbledhjen e komisionit në praninë e tij. Por të flasësh për arsye, aq më shumë t’u kërkosh etikë parlamentare deputetëve të PD, është një mision i pamundur. Ata përfundimisht atë që dinë të bëjnë është të kapin për gryke këdo nga kundërshtarët politikë që u del përpara. Kulti i dhunës si mjet politik është edhe një nga arsyet kryesore që PD rrudhoset politikisht dhe elektoralisht vit pas viti.

Agresiviteti i tejskajshëm i PD ndaj Veliajt ka motive që s’kanë aspak lidhje me teatrin. Me një fushatë që po u troket tek dera dhe koalicioni PD- LSI s’ka asnjë kandidat për të nxjerrë në fushëbetejë kundër Veliajt për Bashkinë e Tiranës, qartazi të duket se dhuna e deputetëve të PD është thjeshtë një akt dëshpërimi. Ata përgatiten të humbasin thellësisht në Tiranë në zgjedhjet e 2019 dhe këtë e lexon jo vetëm në deklaratat që bëjnë, por edhe në aktet e dhunës që rrezatojnë.

Tirana prej 3 vitesh ka bërë ndryshime të thella jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet. Zhvillimi urban natyrshëm kultivon dhe një këndvështrim tjetër të jetës në kryeqytet. Të krahasosh qeverisjen e Tiranës nga Basha me atë të Veliajt është si të krahasosh ‘natën me ditën’. As që ja vlen të merresh me Bashën se si qeverisi Tiranën, pasi atë e përmbledh vetëm me 2 fjalë: E turpshme, e dështuar! Veliaj nuk është i përkryer. Natyrisht që nuk është i tillë. Ka difekte në punën e tij të cilat PD as merr mundimin t’i artikulojë, pasi e ka mendjen te dhuna e jo te arsyeja.

Spektakli i dhunës që PD ofron në mes të Tiranës natyrisht që nuk kalon pa u vënë re nga qytetarët e Tiranës, pavarësisht se një deputet është zgjedhur në Kukës e tjetri në Pogradec. Me zgjedhjet te dera kjo dhunë duket qartazi se është një akt dëshpërimi që do ketë koston e vet elektorale për PD, madje një kosto mjaft të rëndë. Ne nuk harrojmë!

June 19, 2018 14:19
Komento

2 Komente

  1. Tap Fare June 20, 20:31

    O bo boooooooo ca i boka sahanit ky mer lal…

    E ka hallal ta peshnesim me kongen “M’i gëzofsh 15 pranverat celsat e kashtes” 😉

    Çelsat e kashtës

    Boll tunde çelsat e kashtës,
    Tash pesë vite si penelat,
    Politika – sport i rëndë,
    Për “rebelat” dhe bedelat !

    Leri nazet se s’të shkojnë,
    Boll llafose si b*thë turtulli,
    Hape krahun sa s’ështe vonë,
    Dot ti s’nxjerr qimen nga qulli !

    Zhurmë e madhe për asgjë,
    Premtimet mbetën veç fjalë,
    Ku m’i ke “grahmat e fundit”,
    Kur ky Liu të dha ngjalë ?

    [ http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2013/04/berisha-ngjala.jpg ]

    Reply to this comment
  2. Kaq kollaj i jepet akses Noc Rrokut? June 21, 20:55

    Ju lutemi merrni një pecetë letre dhe fshijani pak buzët “të spikaturit” tuaj se po i kullon goja yndyrë…

    E si mund të lësh pa komentuar një opinion “kaq të goditur, kaq profesionalist, dhe kaq të besueshëm”?

    E si mund të lësh pa “vlerësuar maksimalisht” një sahanlëpirje kaq të pastër?

    Që ky mender opinioni të marrë kuptimin e duhur, nevojitet sidomos përkrahja juaj, si mjeshtra (llustraxhinj) të palodhur të penës dhe artikulimit. Në mungesë të mendimit tuaj, do të mjaftonte sigurisht dhe ndihma “e vyer” e kaqolave 24-karrrrrratësh të forumit. Komentet e Net bishtukut, PoPo juglindorit, apo shqipe gojëkakës për shembull në këtë rast do shërbenin tamam si esencë për çorbën e prishur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*