Meçaj: KSHH po mendon të çojë në Kushtetuese ligjin për policinë

December 11, 2014 16:06

Meçaj: KSHH po mendon të çojë në Kushtetuese ligjin për policinë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit mund të çojë në Gjykatën Kushtetuese pr/ligjin për Policinë e Shtetit.

Ashtu si opozita edhe ky organizëm jo politik arsyeton se ligji në disa nene bie ndesh me Kushtetutën, pasi i faturon kompetenca që i përkasin Prokurorisë.

Paralajmërimi u bë nga Vjollca Meçaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në studion e “Tonight Ilva Tare”.

Në fakt neve kemi parë që disa nga vërejtjet dhe propozimet që kemi bërë ne janë marrë në konsideratë, por kjo nuk do të thotë se të gjitha për shembull për ligjin në Policinë e Shtetit ne kishim disa vërejtje shumë thelbësore dhe jemi duke menduar që ndoshta mund ta çojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese, sepse për ne aty kanë kaluar disa gjëra që janë jo në përputhje me Kushtetutën.

Psh, është bërë një përzierje. Policia e Shtetit është pjesë e ekzekutivit, është e vërtetë që bashkëpunon me Prokurorinë për hetim, por efektet e veprimtarisë së vet të bën shoqërim administrative për të verifikuar.

Ama në raste të tjera është Kushtetuta që ka përcaktuar parametrat dhe legjislacioni, kodi i procedurës penale që të rregullojë situatën kur ti je thirrur në polici për efekte të një konteksti penal. Ata i kanë bashkuar këto punë dhe në këndvështrimin tonë cenon kushtetutën.”

December 11, 2014 16:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*