Meçollari: Çdo marrëveshje e re me Greqinë, më e mirë se ajo e Berishës

February 28, 2018 20:38

Meçollari: Çdo marrëveshje e re me Greqinë, më e mirë se ajo e Berishës

 

Përfshirja e ekspertit Artur Meçollari në grupin shqiptar që do të negociojë me palën greke për çështjen e kufirit detar ka sjellë tërbimin e opozitës me në krye Sali Berishën.

Por nëse lexohet një intervistë e tij e dhënë në vitin 2015 në emisionin “Top Show”, kuptohet se pse ish-kryeministri Berisha e ka kthyer në një betejë personale me Meçollarin, duke e cilësuar madje edhe si “spiun”.

Meçollari deklaronte me bindje në këtë emision se çdo marrëveshje e re do të ishte më e mirë se ajo e vitit 2009.

“Marrëveshja e 2009 është më e keqja e mundshme për Shqipërinë. Deti territorial dhe shelfi kontinental kanë parime të ndryshme delimituese. Në këtë marrëveshje janë ndarë me të njëjtat parime. E dyta, është një marrëveshje e paprecedentë në të drejtën ndërkombëtare: nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare që ndan 3 kufij në një marrëveshje”, shprehej ai në “Top Shoë”.

“Marrëveshja pretendonte se ishte për shelfin kontinental, por në përmbajtje mblidhte bashkë edhe hapësirat e tjera detare si deti territorial dhe zona ekonomike ekskluzive”, shpjegonte eksperti

Në këtë kontekst, Meçollari e quante marrëveshjen e vitit 2009 si një precedent të rrezikshëm ndërkombëtar, pasi përveç Shqipërisë, Greqia ndan det territorial edhe me Turqinë.

“Marrëveshja e 2009 ishte precedent i rrezikshëm, kërkon të destabilizojë regjimin detar në Egje. Në instrumentin e ratifikimit ka një klauzolë që thotë: Greqia gëzon të drejtën të zgjerojë detin territorial në 12 milje kur ta shohë të arsyeshme. Kjo është destabilizim i regjimit detar në Detin Egje. Marrëveshja në termat e fshehur mes rreshtave i ka dhënë Greqisë në mënyrë automatike 12 milje detare. I ka njohur kufirin maksimal të mundshëm”, shprehej Meçollari.

Aktualisht, deti territorial i Greqisë shtrihet deri në 6 milje.

Sipas Meçollarit, batuta e famshme e ish-ministres së Jashtme të Athinës Bakojanis se me marrëveshjen e vitit 2009 me Shqipërinë Greqia arriti një objektiv strategjik, i referohej pikërisht qëllimit të mundshëm për ndryshimin e regjimit detar në Egje.

a.s/dita

February 28, 2018 20:38
Komento

4 Komente

  1. MH February 28, 21:24

    Sa ma shume kalojne ditet aq ma shume cvishet Berisha nga karakteri dhe moraliteti zullum shkuar zullumit te tije ne ftyre te tokes.Kemi rastin e virrjeve te Spiunit kapeni spiunin.Ku ma spiun e pleh qe gezon Berisha nuk i gjindet shoku jashte gazermes se SHQUP-it.Pervec Likes.Aty gjinden te tane.Si dhe brenda famijes se tij te gjakut dhe te oxhakut.
    Pushteti ka nji te mete aspak pozitive,teper negative.Vonon futjen e Vettingut ne pune.Cfare ban z.Arta Marku.Po qendron si shume zhyte.Neve na duhet te forcojme me vullnet te forte durimin.Na ka ardhur ne maje te hundes me keto te shpifurit e gazermes se SHQUP-it qe punon pa pushim me agjenturat e Beogradit dhe te Athines.
    Cfare pritet!
    Te dy siamezet e korrupsionit e te krimit njerezore dhe monetare jane deklaruar haptazi kunder interresit te perparimit te vendit.Kunder institutshmeris se gjykates kushtetuese.Hedhin shurren perpjete e vete jane te humbur nga veprat e kryera e qe vashdojne te pengojne ecjen e vendit para ne kryerjen e rreformave e kryesisht reformen ne drejtesi.
    Ore pushtete!
    Mos doni te ngrihet populli ti arrestoj keto provokator qelebesinash.Sovrani ju ka votue.Kryeni detyren! mos shperdoroni detyren dhe besimin e popullit.

    Reply to this comment
  2. mirel February 28, 22:34

    Ore po me bejne syte mua, apo Mecollari paska deklaruar se Berisha i ka akorduar Greqise 12 milje pa te drejte.
    Neve ka 4 muaj qe na thone qe Rama do i japi Greqise vetem 12 milje..
    Ca behet ketu o vella.
    Ramuti doli ne televizor dhe tha qe 12 miljet Greqia do i marri. Ramuti vete e tha qe Kociu ka te drejte.
    Cdo here eshte folur per 12 miljet qe do marre Greqia..sepse “i takojne” sipas “experteve” , ndersa sot dalka qe 12 Milje eshte maximumi i lejuar pa te drejte nga mareveshja e keqe e Berishes, dalka qe Greqise i takojne vetem 3 milje.
    OOOOO populli shqipkari. i keni syte ne balle apo jo?

    Reply to this comment
  3. Artan Sejko March 1, 14:56

    Ne na duhet nje marreveshje e drejte jo nje marreveshje me e mire se ajo e 2009 es.

    Reply to this comment
  4. info analitike March 1, 15:32

    Ore ky del i bindur a thua se u kryen negociatat. E ke pietur grekun mo se cfare mendon. Po per ceshtjen e Camerise si do te vendoset qe nuk do te permendet me ne librat e historise? Deri me tani me fakte jeni ku e ku me keq se marreveshja e Saliut. Garanci ne ajer mund te jape cdokush por vetem kur te vendoset do te kuptojme se kush genjen. Mungesa e trasparences ngre shume dyshime. Gjithashtu dhe qendrimet e tua e te kolonel Mazllemit nuk deponojne pozitivisht mbi “atdhetarizmin” tuaj. Akoma nuk dime se me cfare kriteresh u zgjodh grupi negociator e perse nuk u be nje perzgjedhje me transparente po kaq konspirative.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*