Medalja e Artë e Kongresit për veteranin shqiptar të Ushtrisë Amerikane nga Lufta e Dytë Botërore

May 15, 2019 13:58

Medalja e Artë e Kongresit për veteranin shqiptar të Ushtrisë Amerikane nga Lufta e Dytë Botërore

Nga Ruben Avxhiu

Javën e kaluar, kongresisti Stephen F. Lynch i dorëzoi Medaljen e Artë Kongresionale të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS) veteranit të Ushtrisë Amerikane, Semeon ‘Sam’ Simollari.

Pjesëtari i dikurshëm i të ashtuquajturës Njësia Shqiptare, Kompania B, Regjimenti i 2677, u nderua për shërbim dhe guxim të shquar në Luftën e Dytë Botërore.

Si bën të ditur gazeta “Illyria”, në New York, Sam Simollari është i vetmi që ka mbetur gjallë nga njësia që u përgatit dhe dërgua nga Ushtria e SHBA-së që të ndihmonte në mposhtjen e nazistëve në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët.

Një ceremoni modeste u mbajt në Qendrën “South Shore” të Infermieriesë dhe Rehabilitimit, në Rockland, Massachusetts. Fotografitë nga ceremonia u dërguan nga zyra e kongresistit dhe tregojnë momentin e dhënies së Medaljes së Artë të Kongresit, në prani të familjarëve dhe Ron Nasson nga Shoqata e Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë.

Sam Simollari i lindur në Përmet, ishte ende fëmijë kur prindërit e tij u vendosën në SHBA në vitin 1930. Ai u rrit në lagjen West End të Bostonit. U regjistrua në ushtri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u rekrutua nga OSS, e cila për lexuesit që nuk e dinë ka qenë pararendësja e CIA-s. Arsyeja ishte njohja e tij e mirë e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.

Ai u stërvit bashkë me një grup 20 ushtarësh të tjerë shqiptaro-amerikanë, përpara se të dërgoheshin në Bari të Italisë e që aty, në Shqipërinë e ushtuar. Sam u parashutua afër Korçës, ku iu bashkua njësive partizane që luftonin për çlirimin nga gjermanët. Detyrat e tij ishin të ndërlidhjes dhe vazhdimisht shkëmbente informacione me qendrën në Bari. Lidhja me të ishte kyçe në bombardimet nga ajri, me të cilat forcat aleate ndihmuan luftimin e nazistëve.

Në 28 Nëntor, ndërsa gjermanët largoheshin nga vendi, Sam Simollari ishte një nga 26 amerikanët e Njësisë Shqiptare të OSS-së që marshuan në Tiranë bashkë me drejtuesit e Frontit Nacional Çlirimtar.

Sot, në Shqipëri ende debatohet nëse dita e Sot, në Shqipëri ende debatohet nëse dita e çlirimit ishte 28 apo 29 nëntori.

Sam qendroi në Shqipëri dhe Europë deri në 1945, kur u kthye në Massachusetts. Në 1947, u martua me gruan e tij Jean dhe u vendosën me banim në Sharon, Massachusetts, ku rritën një familje së bashku, ndërsa punonte në një dyqan mekanikësh për riparim makinash të huaja. Sam dhe Jean patën gjashtë fëmijë. Diane (bashkëshorti Peter) me banim në Hull, MA; Kristine nga Sandwich, MA; Linda nga Gulfport, Florida; Martha nga Connecticut; Ruth (e martuar me Tedin) në Hull, MA; si dhe Michael nga Palm Springs, California. Sam ka edhe shtatë nipër, mbesa e stërnipër. Vëllai i tij, Bill Simollari, një veteran i Forcës Ajrore së Shteteve të Bashkuara, i cili jeton në Stoughton, MA, mori pjesë gjithashtu në ceremoni.

May 15, 2019 13:58
Komento

3 Komente

  1. demo May 15, 16:16

    Po te kishte ndenjur edhe nje vit anetari i CIA s amerikane do ta shifte mire deren e Lemes,.Ne Maliq do perfundonte.

    Reply to this comment
  2. Krimineli May 15, 18:37

    Edhe Amerika “ komuniste” nderon “ kriminelet” e saj te LDB…Çfar behet keshtu o z.Tufe Tufalaku i historise kolaboracioniste??!!

    Reply to this comment
  3. sari May 18, 10:21

    mire keta ne shqiperi po dhe ti o damlla qe je pertej oqeanit do e tregosh veten me 28 dhe 29…jam i bindur se nuk e keni fajin ju ore por vendi dhe uji qe keni pire, cuditshme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*