Medalje ari në xhudo, Kosova shkëlqen në “Tashkent 2018”

November 9, 2018 16:25

Medalje ari në xhudo, Kosova shkëlqen në “Tashkent 2018”

Në turneun e Tashkentit këtë muaj, delegacioni i Kosovës ka regjistruar rezultate mbresëlënëse në xhudo.

Favoritja kryesore në disiplinën e saj, Majlinda Kelmendi nuk i zhgënjeu parashikimet, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në finalen e peshave deri në 52 kilogramë.

Në “Grand Prix”, që po mbahet në Uzbekistan, Kelmendi ka mposhtur me “Ippon” xhudisten nga Zvicra, Evelin Tshop.

Kosova shkëlqeu në tapet edhe në disiplinën deri në 48 kilogramë, aty ku Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, duke mundur në finale hungarezen Eva Tsernovksi.

Sportistja u imponua me meritë në finale, madje la jashtë betejës epike edhe serben, Milia Nikoliç.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte pranë një triplete historike në turneun në Tashkent, por vetëm fati i keq i mohoi medaljen e tretë të artë.

Nora Gjakova humbi finalen ndaj gjermanes Stroll, në kategorinë deri në 57 kg. Gjakova bëri një paraqitje pozitive, që gjithsesi e kurorëzoi me medaljen e argjendtë.

o.j/dita

November 9, 2018 16:25
Komento

5 Komente

  1. Ylli November 9, 17:39

    Iu lumte!!

    Reply to this comment
  2. fery November 9, 17:54

    Driton Kuka , trajneri me i sukseseshem i ekipit te xhudos se Kosoves te emrohet dhe zgjedhet President i Kosoves kurse , Hashim Thaci te kaloje ne ekipin e xhudos se Kosoves ne menyre qe ne gjitha garat nderkombtare ta rrafin e ta bejne lesh te gjithe …!

    Reply to this comment
  3. Kole Brana i Mokres November 10, 10:12

    Ju lumte! Kemi me cfare te krenohemi edhe ne

    Reply to this comment
  4. MH November 10, 12:49

    Krenohemi per suksesin dhe arritjet ne cdo kohe gare.Por sidoqe te garohet.Kenaqesin e ndjeje ne kulme kur triumfojne mbi cdo shkije e karafillacis,duke i mposhtur triumfalisht qe ne sekondat e para qe t’ia prishin mendjen kundershtarve qe te mos dijne nese garune apo jo.
    Por edhe nese e vashdojne nuk bajne keq mbasi duhet ti perplasin sa te munden per Tapet deri ti dalin shpirti i zi i tyne.

    Reply to this comment
  5. e deshpruara November 11, 19:42

    Tri te arta nje te argjend kane fituar .pra Kosova kryeson tabelen.Gazetar ju lutemi informohuni me mire para se te shkruani.flm per mirkuptim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim