Medaljet e veteranëve, si e gjykojmë historinë në kontekst jofaktual

December 20, 2015 19:56

Medaljet e veteranëve, si e gjykojmë historinë në kontekst jofaktual

Shyqyri Çoku është i mirënjohur jo aq shumë për atë që ka bërë në kohën e komunizmit, por për shkak se disa nga viktimat e tij kishin zë. At Zef Pllumi është një nga mijëra të torturuar në kohën e Komunizmit, por dallimi i tij nga të tjerët është se ai jetoi për të treguar.

Shyqyri Çoku është një nga shumë njerëzit, pjesë e sistemit të dhunës mbi të cilin ne dimë shumë pak ose asgjë. Dhënia e medaljes për të me procedurë dhe verbazi nga Ministria e Mbrojtjes është pasojë e mënyrës se si Shqipëria e ka shkruar historinë, por edhe dëshmi e modelit të kalbur të shtetit që bazohet mbi propagandën qeveritare si e vërtetë e pakundërshtueshme.

Unë me të vërtetë besoj se qeveria ka qenë e pavetëdijshme kur vendosi të japë medaljet. Në fund fare, qeveria, ose më saktë qeveritë, në këto anë gjithmonë kanë qenë të “pavetëdijshme” ose më saktë, të papërgjegjshme, për gjëra edhe më të rëndësishme se sa medaljet, kështu që ky rast nuk ka pse të bëjë përjashtim.

Debati politik që pasoi synoi të kapet pas detajeve duke harruar thelbin, d.m.th, mënyrën se si Shqipëria është mësuar të zbulojë të vërtetat e veta historike, përfshirë meritat dhe krimet e Luftës së Dytë Botërore apo meritat dhe krimet e kohës së Komunizmit.

Statusi i veteranit, psh, me të cilin qeveria aktuale synon të mbrohet duke sulmuar kundërshtarin e vet politik është një shembull shumë i mirë për t’u analizuar. Në vitin 1994 u miratua një ligj në bazë të së cilit aplikohej për të marrë statusin e veteranit të luftës. Ligji sanksiononte që aplikanti të dorëzonte dokumente, (nëse kishte), deklarata organizatash veteranësh ose tri dëshmi. Një numër i madh të moshuarish në atë kohë nxituan të aplikojnë, jo pse ishin veteranë, për për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, një përfitim i vogël monetar përbënte një joshje të madhe. Në vitin 2011, statistikat e ISSH raportuan se në Shqipëri kishte ende 13 mijë veteranë që përfitonin shtesë në pension. Kuptohet që një pjesë e tyre mund të kenë falsifikuar historinë.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se ka filluar punën për të rishikuar vendimin e dhënies së medaljeve është veçanërisht interesante në këtë kuptim. Premtimi mbart në vetvete pyetjen se me çfarë kriteresh dhe me çfarë procedurash do të merret vendimi. A bëhet fjalë për heqjen automatike të të gjitha medaljeve të dhëna për 70 vjetorin e çlirimit apo për përzgjedhjen e atyre që e meritojnë medaljen dhe atyre që nuk e meritojnë?

Kjo nuk është çështje e lehtë. Që të ngresh një komision për të zgjidhur kaosin e krijuar nga metodat e punës të shtetit shqiptar, konkretisht, dhënies toptan të medaljeve për çdokënd që ka një status ligjor, kërkon para së gjithash një ligj a një rregullore. Kërkohen procedura për mbledhjen e fakteve dhe verifikimin e tyre dhe kërkohen, si të thuash, “gjykatës” për të dhënë verdiktin. Këta “gjykatësit” kërkohen të jenë të drejtë, të ndershëm dhe të paanshëm. Kërkohet gjithashtu ndonjë lloj “prokurori” historik për të mbledhur faktet dhe gjithashtu, kërkohet avokat mbrojtës.

Kjo i bie si të gjykosh 1 mijë të moshuar, të cilët zyrtarisht janë veteranë të Luftës së Dytë Botërore për të mësuar se çfarë kanë bërë apo çfarë nuk kanë bërë pas Luftës së Dytë Botërore.

Shyqyri Çoku njihet për shkak se At Zef Pllumi dhe Profesor Sami Repishti kanë shkruar për të. Pavarësisht se dëshmitë e dy viktimave normalisht duhet të mjaftojnë si prova, do të qe fyerje për kujtimin e viktimave në rast se Çokut nuk do t’i jepej një gjykim i drejtë, një gjykim me standardet më të larta demokratike, gjykim të cilin ai dhe të tjerë ia mohuan atyre dhjetëramijëra shqiptarëve që u gjykuan në kohën e Komunizmit.

Por që të gjykosh Shyqyri Çokun vetëm për faktin se dy nga viktimat e tij kanë zë, kjo përbën padrejtësi në vetvete. Dhe të gjykosh ata që janë në listën e të dekoruarve, duke harruar të tjerët torturues të kohës së Komunizmit që nuk janë dekoruar, përbën gjithashtu padrejtësi.

Shqipëria nuk është vendi i vetëm që përballet me një situatë të tillë, megjithatë, përmasat e problemit në Shqipëri janë shumë herë më të mëdha se sa në vende të tjera të Europës Lindore. Rumania p.sh, së fundmi dënoi Ion Ficior, një ish komandant kampi burg të Rumanisë me 20 vjet burg për krimet e kryera në vitin 1965. Kjo është ekzaktësisht një nga ato gjëra për të cilat ka nevojë Shqipëria. Dënimi i krimeve, pavarësisht regjimit që i kreu është e domosdoshme për t’u siguruar se ato nuk duhet të përsëriten.

Morali i fabulës është që Shqipëria e ka të domosdoshme të gjykojë historinë. Dhënia e medaljeve përbën vetëm një argument shtesë për nevojën për të mbledhur faktet historike në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Por ky gjykim i historisë nuk duhet të kthehet në një gjueti shtrigash. Çdokush, përfshirë edhe Çokun, ka të drejtë për gjykim të drejtë. / BIRN

December 20, 2015 19:56
Komento

6 Komente

  1. corrovodasi December 20, 20:40

    Debati I dekorimit te Shyqyri Cokut, u perfol nga Pd e Sali Berishes per efekt electoral e ne prag te demostratave gjoja paqsore. Eshte apo nuk eshte Syqyri Coku xhelat duhet pare ne kuadrun e dokumentave .Ka shkelur ligjin e kohes apo jo. Se po te jete me thash theme duhet denuar edhe Saliu per ate gjyqin e atij qe kerkonte Saliu te denohej me varje. Ate pse t’a besojme si mashtrues e Saliun si nje njeri qe ka te dejte ? Te happen dikumentat e te flitet ne baze te dokumentave e zbatimit te ligjeve. Thuhet se AT zefi ka qene bashkpunetor I fashizmit, e po pati qene I tille e paste hallal denimin. Po keshtu ka nje te dhene e kjo me fakte sipas nje komentuesi se Repishti ka perhunuar nje vajze 16 vjece e cila ishte e motra e dhendrrit te Sami repishtit, e samiu e ka len shtatezane,baba e perzuri nga shtepia vajzen me emrin Sabrie, te cilen babab e vrua ne mes te Shkodres. Jo vetem dokumentat,por edhe shkodranet e ndershem duhet ta tone fjalen e tyre per kete ngjarje dhe e drejta te shkoi tek I zoti. Sot per drejtuesit e asaj kohe eshte kollaj t’i quash kriminel e xhelat nga ata qe jane denuar,por duhet bere edhe publike ne baze te dokumentave dhe deshmitareve se oerse jane denuar. Jo te gjithe jane denuar per politike. Drejtesia ne ate system nuk te falte, kurse sot drejtesia ka vdekur per zullumqaret e kriminelet se Saliu e Basha qe vran popullin ne mes te sheshit…….

    Reply to this comment
    • asllani December 21, 01:33

      Prandaj dhe zullumqaret si ky artikullshkruesi i bejne thashethemet fakte te kryera , nderkohe qe kur flasin per denimet para 1990-tes thone “eh me se atehere te denonin me dy deshmitare ” ! Me nji fjale dridhe Like , boje trike !

      Te hiqen edhe per te ndershem !

      Reply to this comment
  2. shqiptar sharri. December 21, 02:02

    Per,corovodasin.
    Plotsishte ka te drejt more djal nga corovoda,por kuj me ja than se?
    Qenka shum rande kur nji popull nga 3,milion banor per nji here,shnderohet ne hiena,pra ki popull qe qau me lot dhe ngasgerime nji jav e ma teper kur ENVER HOXHA NDROI JET,KI POPULLPAS 5,VITE BEHET KREJT I TERBUAR SI QENTE E TERBUAR KJO PER MUA ESHTE SHUM SHUM E PA KUPTUSHME!!!Po,dagort jam se ne kohen dhe epoken e tij shu shuk te madhe e te vlevshme,kan punuar shum gjenerata e luftes dhe e ENVER,MALIT,dhe ku punohet edhe gabohet,pra behen dhe gabime e deme,por kur eshte fjala se ka futur ne burg njerez,po nuk i ka fut ENVERI,more aman,po i ka futur ligji,dhe rendi kushtetus,pra xhdo shtet i ka ligjet eveta,kushtetuten,dhe kush i shkel ligjet e kushtetuten i denon gjykata sipas paragrafeve,pra cfar faji ka ENVERI?Nji komentator thonte diku me nji komente se,Amerka ka denuar dhe denon dhe sot me vdekje,por i denon kriminelet,kurse ENVERI,sipas kti komentusi i ka denue te pafajshmit,pra ki komentus aqi ,,i mencur”po thot se ne shqipri te pafajshem jan denuar,hec mos i thuaj kti dordoleci,se edhe ne shqippri ka pas ligje dhe paragrafe e nene,e nen,nene,se si denohet,hajduti,i xhepave,si denohet hajduti i magazinave,apo dyqanet,apo si denohet vrasesi,apo si denohet spiuni qe spionon per te hujt,pra si denohen grupet kundershtetit dhe si denohen kriminelet,qofshin kunder shtetit dhe pushtetit,pra si ne gjith boten jan bere denimet dhe ne shqipri,cfar po thoni se ktu qenka bere nami,po te ishte bere ashtu sic thoni ju qe me qinra mijra te vrare e te burgosur ka pasur ne shqipri,si eshte e mundur qe populli te trefishohet me banor,te rritet 3 here e pak ma teper,qe kur erdhen qeveria e partis komuniste,dhe ma von p.p.sh,si eshte e mundur?Pra mos shkrujni shkaravine dhe mos ju thujni popullit rrenat e ballisteve dhe zogistve,prandaj corovodes nji pershendetje dhe pergezime per komentin.jam i njejtit mendim.

    Reply to this comment
  3. q. lubonja December 21, 03:41

    bravo artikullshkruesi ndonse pa emer. Te perdoresh te njejtat mjete,koncepte, per te gjykuar e denuar Cokun si ato qe ka perdorur ky ne kohe te vet , eshte mjerim e turp i demokracise, shteti ligjor dhe vete shoqerise.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 December 21, 04:30

    problemi eshte qe shume veterane ne kohen e luftes ishin ne nje moshe qe benin shurren ne breke.Prandaj duhet shikuar fallsifikimet ne moshe nga nje komision shteteror..

    Reply to this comment
  5. geg hyseni December 21, 07:06

    Nqs do kalohet ne nje analize dhe gjykim te krimeve te bera para 30 apo 50 viteve te fillohet me krimet e fresketa te viteve 90 e deri sot..Vrasjet e 2 Prillit, zhdukja e Remzi Hoxhes…victimat e Gerdecit dhe vrasjet e 21 janarit etj..etj…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*