Media e ngordhur urie

Ardian Vehbiu January 22, 2016 15:08

Media e ngordhur urie

Pakçka do ta përgënjeshtronte më mirë ligjin e shndërrimit të sasisë në cilësi, sesa numri i madh i të përditshmeve që botohen në Tiranë dhe pastaj edhe në uebin shqip: me dhjetëra.

Në krahasim me tundrën e acartë të shtypit shqip gjatë periudhës totalitare – ku blerësve u duhej të zgjidhnin thjesht midis Zërit të popullit dhe Bashkimit – pamja e sotme alarmon, sepse është simptomë mbipopullimi; dhe mbipopullimi dihet që sjell varfëri, sëmundje, dhunë, kanibalizëm dhe anomi.

Po a nuk janë këto njëqind lule dhe flutura, në kopshtin e tanishëm të mediave shqip, shenjë e pluralizmit të kthyer; ose arritje, madje triumf i fjalës së lirë? Jo detyrimisht, do të thoja – veç në qoftë se marrim për bazë një përkufizim numerik të pluralizmit.

Arsyet e këtij shumëzimi të paarsyeshëm të gazetave në Tiranë janë komplekse: politike, ekonomike dhe natyrore. Çfarë habit është, përkundrazi, si arrijnë të mbijetojnë këto gazeta, në rrethanat kur shumë prej tyre duhej të kishin falimentuar me kohë, sipas çdo logjike financiare; ose, më mirë, pse nuk ka ndodhur konsolidim, krahas shumëzimit.

Përndryshe, mund të sillen dëshmi të shumta, për të provuar se pasuria në gazeta nuk përthyhet gjë në pasuri informacioni, këndvështrimesh dhe opsionesh identifikimi për lexuesin.

Para së gjithash, burimet e materialeve – të cilat në më të shumtën e rasteve as që zihen gjëkundi në gojë. Shumë prej lajmeve kryesore të brendshme vijnë drejtpërdrejt nga zyrat e shtypit të partive ose të qeverisë; kur nuk merren të gatshme prej televizionit një natë më parë. Kjo bën që i njëjti lajm, me të njëjtin formulim teksti, të shfaqet gëzueshëm në disa gazeta njëkohësisht: i konfeksionuar, si të kish ardhur drejt e nga the Ministry of Truth.

Më keq akoma, materialet origjinale, zakonisht analiza ose opinione që gjykohen si me interes për publikun, shtegtojnë lirisht nga një gazetë në tjetrën – zakonisht pa njohje të së drejtave të autorit dhe të përparësisë së botimit. Kjo dukuri, për të cilën kemi folur më se një herë (sidomos këtu dhe këtu), i homologon mediat, duke provuar, në të njëjtën kohë, se pluraliteti i tyre është fiktiv; madje edhe kur të drejtat e autorit formalisht respektohen. Përmes këtij homologimi, krijohen fronte gazetash, zakonisht të koaguluara sipas vijave politike dhe të tilla që duket sikur kanë për synim t’i japin të njëjtat materiale një numri maksimal lexuesish: por ky nuk është më informim pastaj, pse është degraduar sakaq në propagandë.

Shumë rrallë sheh që një gazetë të përfshihet seriozisht në gazetari investigative – kjo kushton, dhe prandaj i është besuar televizionit, i të cilit media e shkruar në Tiranë po funksion si echo chamber. Edhe në ato raste fatlume kur një gazetë arrin vërtet të hetojë diçka me forcat e veta, përpjekjet i anulohen sakaq, sepse lajmin ia marrin menjëherë gazetat e tjera dhe ia përhapin poshtë e lart, duke ia zhvlerësuar primatin investigativ. Kështu, vjen puna që të gjithë e dinë se çfarë ka zbuluar Fiks fare, por askush nuk di se çfarë ka zbuluar Shekulli ose Dita.

Nga mënyra si e trajtojnë lajmin, të krijohet përshtypja se gazetat mbeten në qarkullim dhe vazhdojnë (të përpiqen) të shiten jo sepse sjellin diçka të re në krahasim me televizionin dhe Internetin, por më tepër për t’i shërbyer një lexuesi tradicional, i cili ende e kërkon gazetën thuajse mekanikisht, çdo mëngjes, bashkë me kafenë; çka do të shpjegonte edhe tirazhet jashtëzakonisht të ulëta të gazetave sot, të cilat ndonjëherë janë edhe më pak në numër se, bie fjala, klikimet e përditshme në një blog si ky yni.

E megjithatë, një gazetë që del çdo ditë, ka nevojë për materiale që të mbushë faqet, çdo ditë. Nuk ka nevojë të bësh studim krahasimtar shterrues, për t’u bindur se këto materiale, të çdo lloji, rimerren nga një gazetë në tjetrën – duke filluar nga lajmet, komunikatat për shtyp, kronika e zezë e më tej, te analizat e ndryshme; dhe duke vazhduar me botimin lumë të pjesëve nga dosjet dhe kujtimet për periudhën totalitare e më në fund me lajmet rozë, ose faqet thjesht pornografike – të cilat zënë vend gjithnjë e më të madh në programet, meqë klikohen shumë.

Një pjesë e madhe e materialeve përkthehen – jo vetëm lajmet “e jashtme” dhe analizat nga media prestigjioze (Financial Times, Foreign Affairs, Der Spiegel, The Economist), por edhe trash-i i faqeve të dëfrimit, thashethemet për celebrities, artikujt e lehtë për kuzhinën, modën, shëndetin, humbjen në peshë, zarzavatet; sikurse “huazohen” fotografitë dhe videot nga YouTube. Kësisoj, ndonjë gazetë e vogël vjen dhe katandiset në faqen personale të pronarit të vet: një analizë therëse, ca opinione të qëmtuara andej-këndej nga faqet e gazetave simotra në Internet, një lajm për një këngëtare gjysmë të zhveshur që është divorcuar ose rimartuar me siguri i vjelë edhe ai nga ndonjë kopsht anës rrugës, një foto e Cristiano Ronaldos me të dashurën mundësisht në plazh, një artikull i Umberto Eco-s i përkthyer si mos më keq (në mos me Google Translate) dhe voilà. S’është për t’u habitur që kjo lloj zhvendosjeje drejt modelit container, t’i bëjë gazetat gjithnjë e më të vëmendshme ndaj faqeve të politikanëve në Facebook.

Dhe kjo na çon sërish te burimet e materialeve, meqë tekstet rrapa-shtrapa të marra nga Facebook-u nuk mund të zëvendësojnë – të paktën idealisht – agjencitë e lajmeve, ose burimet e gazetës vetë; pa çka se këtë e shohim të ndodhë përditë. Por kur vjen puna te burimet, problemi më serioz mbetet verifikimi i fakteve (fact checking). Shembull sa flagrant, aq edhe i freskët: të gjitha gazetat, pa dallim pronari dhe ngjyrimi politik, përcollën para dy ditësh një falënderim që e bija e politikanes ukrainase Julia Timoshenko i paskësh dërguar Berishës sonë, në lidhje me një gjest teatral të këtij të fundit në përkrahje të Timoshenkos mëmë të sapoliruar nga burgu; gazeta “Dita” zbuloi, ndërkaq, që teksti i falënderimit qënkesh i dy vjetëve më parë, edhe pse burimi mbetej i njëjtë: një agjenci lajmesh e quajtur “Presheva jonë.” Kështu, gazetat të gjitha kishin kaluar, dora-dorës, një rrenë të rëndomtë, të cilën e përgënjeshtruan vetëm ato media të cilat përfituan nga rasti për t’u tallur me Berishën. (Presheva jonë?)

Në situata mbipopullimi dhe shterrimi të rezervave ushqimore, njerëzit fillojnë të hanë ç’të munden: insekte, plehra, qen rrugësh, lëkura shalqini, mace, tagji, breshka, lëpjeta, minj, lëvore pemësh, gomerë. Që të gjitha mediat e Tiranës vrapuan kush e kush të botonte lajmin e dhënë nga “Presheva jonë”, kjo më provon jo vetëm degradimin e gazetarisë shqip në nivele prej buletini kampi pionierësh; dhe jo vetëm indiferencën imorale ndaj verifikimit të faktit; por edhe e sidomos që mbipopullimi ka marrë përmasa të papërballueshme; dhe media nuk po e kryen dot rolin e vet elementar, që të informojë publikun.

Mediat e shkruara, pra, janë në fazën e kanibalizmit – sepse nuk kanë me çfarë të ushqehen më. Idealisht, në Tiranë nuk duhej të kish më shumë se katër të përditshme: një me orientim të majtë, një me orientim të djathtë, një të qendrës dhe një me orientim trash (si Daily Mail, ose The New York Post, të themi). Ulja e numrit të mediave, ose konsolidimi, do të sillte vetvetiu një rritje të cilësisë: të përfytyrojmë, bie fjala, një gazetë ku të shkruajnë edhe Mustafa Nano, edhe Mero Baze, edhe Fatos Baxhaku, edhe Andrea Stefani, edhe Mentor Nazarko, edhe Ad Thano, edhe Koloreto Cukali, edhe Ben Andoni…; ose një gazetë ku të shkruajnë edhe Fatos Lubonja, edhe Artan Hoxha, edhe Alfred Lela, edhe Pëllumb Kulla, edhe Andi Bushati, edhe Armand Shkullaku, edhe Artur Zheji, edhe Arjan Vasjari… sa për të përmendur disa emra nga më të njohurit, dhe njëkohësisht më “të holluarit” dhe “të konsumuarit” për shkak të kalimit nga një faqe në tjetrën.

Paradoksi i gazetarisë së shkruar në Tiranë ka të bëjë pikërisht me faktin që gazetarë shumë të mirë dhe të përgatitur nuk arrijnë dot të ngrenë nivelin e mediave ku përftohen si gazetarë; çka do të thotë se konsolidimi i medias tashmë është nevojë urgjente, jo dëshirë: përndryshe, nuk ka fare kuptim që Tirana të ketë më shumë gazeta si pikë referimi se, të themi, Roma, Parisi ose New York-u. Nëse do ta refuzojmë që në krye parimin absurd një gazetar një gazetë, atëherë i bie që publiku, nëpërmjet institucioneve që e përfaqësojnë, të ndikojë aktivisht në uljen e numrit të gazetave, dhe sidomos së përditshmeve në qarkullim; qoftë edhe duke e ndihmuar këtë me mjete financiare dhe lehtësi të natyrës fiskale.

 

Shkrimi është marrë nga Peizazhe të Fjalës

Ardian Vehbiu January 22, 2016 15:08
Komento

16 Komente

  1. Shpirag February 27, 00:04

    Gazetat e shumta shqiptare flasin per një informalitet të llahtarshem.Ka pune të zeze të pakontrolluar nga shteti. Ka abuzime nga gazetat partiake sepse konkurojne me parate e shtetit kur partive politike u duhen hequr financimet zgjedhore,si beri italia! Jane 2.5 miljardë lekë qe PD-PS-LSI kane marrë nga shteti! Pse? M5S në Itali i shkaterroi financet partiake dhe u hoqi financimet gazetave! Duhet nje hetim i thellë ketu, pasi ka informalitet të jashtzakonshëm! Është krim dhe turp! Fiton mediokriteti qe ka para prej mafjes,humb kultura! Edhe honorare kerkush nuk paguan, sa kemi vene re e provuar botime!dhtet i padrejtë! Duhet revolucion i qytetareve pa dhunë!

    Reply to this comment
    • animus February 27, 14:44

      Si perhere shkrim i bukur dhe i mire-menduar i Vehbiut per dicka tejet te rendesishme per cdo komb – sic eshte ajo e medias se shkruar.
      Eshte disi ironike qe Dita e ka marre kete shkrim nga vete blogu i Vehbiut (shpresoj qe ti kene marre leje se pari per kete dhe ta paguajne per publikimin) duke mos qene te ndergjgjshem (apo duke mos e care fort koken) qe kjo eshte pikerisht nje nga problemet e medha qe permend edhe Vehbiu lidhur me shtypin Shqiptar.
      Por nga ana tjeter me vjen per te qeshur me formen kategorike qe Vehbiu na tregon sesa gazeta i duhen Tiranes (4) dhe sesi duhet te jene te orientuara keto gazete… Pasi Vehbiu e di fort mire qe ne fund te fundit keto numra e orientime i percakton shume mire tregu i medias (se shkruar/online e TV) – Padyshim eshte imperative ri-berja e ligjit per mediat sipas normave te vendeve e qyteteve qe permend Vehbiu, ku nje gazete eshte ne fund te fudnit nje biznes qe nese nuk e justifikon veten ekonomikisht duhet taksuar rendshem, detyruar qe te mbyllet apo trajtuar si nje biznes i paligjshem. e kam fjalen per pronare mediash qe i kane kthyer gazetat ne haremet e tyre te perversionit e korrupsiont financiar e politik. duhet perforcuar ligjerisht dhe me sanksione e drejta e autorit dhe copy-right, ku askush nuk mund te ri-botoje nje shkrim te dikujt pa marre lejen e autorit dhe pa e paguar me vleften e tregut per kete. Eshte qesharake te mendosh qe nje pjese e mire e ANalistave “te famshem” shqiptare shkruajne apo paraqiten neper TV e pronareve pa pagese.
      Se treti duhet perforcuar dhe njohur me ligj pergjegjesia e medias/pronarit/editorit per mashtrim, perhapje lasjmesh te paverteta apo fyerje e ofendim te paleve – vetem kjo mund te sjelle ri-edukimin e gazetareve dhe editoreve/redaksive/pronareve lidhur me “fact checking”.
      Kjo eshte gjeja me elementare per cdo student te gazetarise. – Zbulo burimin e lajmit, kerko per te pakten dy burime te besueshme per nje lajm, kerko per motivet dhe c’mund te fshihet pas nje lajmi si ai Presheva Jone.

      “That’s elementary my dear Watson” do te thoshte Sherlock ne te tilla rase

      Reply to this comment
      • Loko-Loko January 24, 09:47

        Prap do na cosh me 2 gazeta ti o komunist i kamufluar si fashist?
        Po padronet e gazetave e dine shume mire se per cfare lexuesi sherbejne!
        Do te ishte mire qe te dilte nje gazete e re me titullin “BALLISTI”!
        Lexuesi i shumte i saj do ta perpinte kete gazete sepse materialet e saj do fillonin cdo dite duke akuzuar e poshteruar PKSH-ne dhe Enver Hoxhen,lavderuar Mbledhjen e Mukjes e deri tel themelimi i PKSH-se nga Mugosha dhe Miladini!
        Pastaj me Tradhetine e shitjes se Kosoves,Masakren e Tivarit etj,etj
        Materiale te bollsghme do kete nga lufta per rreziminh e Komunizmit,hedhja e Diversanteve trima nga ajri e toka,rezistenca kunder heqjes se Kanunit,Perceve,cuasrjes se grave ne hekurudha etj.Pastaj lufta kunder analfabetizmit,vrasja e mesuesve etj!!!
        Do kenaqeshin ballistet,zogistet dhe te gjithe te djathtet nga kjo gazete!
        Dhe me kryesorja NUK DO MERREJ FARE ME TE SOTMEN e qelbur komuniste!
        E kaluara ballisto-zogiste ka qene shume e lavdishme dhe me kaq mjafton qe te kassrikohen e perkujtohen heronjte e shumte te saj brenda e jashte Shqiperise!
        Ja pra sa gabim e ke ti Ardian Vehbiu qe do te na mbyllesh gazetat!
        Ne duam nga nje gazete per FIS e ti thua te shkruajne ne nje gazete edhe komunisti edhe fashisti!
        Kurre une nuk e ble nje gazete te tille!
        Ne shqiptaret nuk duam qe ne nje gazete te shkruae komunisti,ballisti,gega,tosku,kosovari,cami,myslimani,katoliku,ortodoksi,bektashiani,Labi,Tropojani etj!!
        A e kuptoni o njerez se shqiptaret duamn vetem LUFTE?
        Vetem ne lufte ne mbushemi me URREJTJHE,LYEJME DUART MEW GJAK SHQIPTARI,packa se gjysma behemi spiune te ARMIKUT!!!
        Ja keshtu eshte e verteta:LUFTE DERI SA TE ZHDUKET SHQIPTARI I FUNDIT!
        Pastaj bota le te ngreje nje LAPIDAR MADHESHTOR ku te shruhet epitafi:
        -“NE KETE VEND KA BANUAR DIKUR NJE POPULL …BUDALLA”!

        Reply to this comment
    • aladin February 27, 15:41

      Une gjej elemente te mire ne disa media qe nese nuk do ekzistonte zilia e zakonshme shqiptare mund te beheshin bashke dhe te krijonin nje media apo dy media vertet te fuqishme ne fushen e gazetarise se shkruar.

      Gjithsesi duhen investime dhe sfida eshte te bashkimi i profesionisteve me menaxhere te mire.

      Ndoshta para se te pretendohet poli i pamundur i drejtesise kunder politikes, do ishte mire te niste nga krijimi i nje poli mediatik vertet te pavarur qe do shtonte presionin mbi hajdutet e Drejtesise dhe Politikes bashke

      Reply to this comment
      • Andrea February 28, 00:15

        Sh i sakte ne diagnoze autori dhe ne mjekim do te thoja
        Kemi nevoje per media, sidomos per gazeta serioze
        gazetaret e pakte qe ka vendi bejne mire te organizihen e te behen bashke jo njeri qellon me llastiqe me nje ane, e tjetri me cifte nga ana tjeter.
        Bashkimi ben fuqine, sidomos per gazetat qe tashme mund dhe duhet te konkurojne me thellesi mendimi perballe cektesis televizive dhe rremujes se webit

        Reply to this comment
    • Loko-Loko January 24, 09:46

      Prap do na cosh me 2 gazeta ti o komunist i kamufluar si fashisdt?
      Po padronet e gazetave e dine shume mire se per cfare lexuesi sherbejne!
      Do te ishte mire qe te dilte nje gazete e re me titullin “BALLISTI”!
      Lexuesi i shumte i saj do ta perpinte kete gazete sepse materialet e saj do fillonin cdo dite duke akuzuar e poshteruar PKSH-ne dhe Enver Hoxhen,lavderuar Mbledhjen e Mukjes e deri tel themelimi i PKSH-se nga Mugosha dhe Miladini!
      Pastaj me Tradhetine e shitjes se Kosoves,Masakren e Tivarit etj,etj
      Materiale te bollsghme do kete nga lufta per rreziminh e Komunizmit,hedhja e Diversanteve trima nga ajri e toka,rezistenca kunder heqjes se Kanunit,Perceve,cuasrjes se grave ne hekurudha etj.Pastaj lufta kunder analfabetizmit,vrasja e mesuesve etj!!!
      Do kenaqeshin ballistet,zogistet dhe te gjithe te djathtet nga kjo gazete!
      Dhe me kryesorja NUK DO MERREJ FARE ME TE SOTMEN e qelbur komuniste!
      E kaluara ballisto-zogiste ka qene shume e lavdishme dhe me kaq mjafton qe te kassrikohen e perkujtohen heronjte e shumte te saj brenda e jashte Shqiperise!
      Ja pra sa gabim e ke ti Ardian Vehbiu qe do te na mbyllesh gazetat!
      Ne duam nga nje gazete per FIS e ti thua te shkruajne ne nje gazete edhe komunisti edhe fashisti!
      Kurre une nuk e ble nje gazete te tille!
      Ne shqiptaret nuk duam qe ne nje gazete te shkruae komunisti,ballisti,gega,tosku,kosovari,cami,myslimani,katoliku,ortodoksi,bektashiani,Labi,Tropojani etj!!
      A e kuptoni o njerez se shqiptaret duamn vetem LUFTE?
      Vetem ne lufte ne mbushemi me URREJTJHE,LYEJME DUART MEW GJAK SHQIPTARI,packa se gjysma behemi spiune te ARMIKUT!!!
      Ja keshtu eshte e verteta:LUFTE DERI SA TE ZHDUKET SHQIPTARI I FUNDIT!
      Pastaj bota le te ngreje nje LAPIDAR MADHESHTOR ku te shruhet epitafi:
      -“NE KETE VEND KA BANUAR DIKUR NJE POPULL …BUDALLA”!

      Reply to this comment
  2. Arber February 27, 08:56

    Shtypi I sotem?
    I ngjan degeve te shuma te se njejtes shkurre.!!

    Reply to this comment
  3. Besi February 27, 13:06

    Nje problem vertete per t’u marre ne konsiderate. Duhet falenderuar A.Vehbiu per kete shkrim te gjetur dhe me mjaft shqetesim profesional per shkallen e renies morale te shtypit tone sot. Financimi i ketyre te ashtuquajturave gazeta duhet pare me seriozitetin maksimal nga organet kopetente, pasi, jo vetem rendojne ne buxhetin e shtetit, por, ne shume raste dizinformojne publikun me vetedije me lajmet apo me opinionet qe japin. Nuk mund te kete vend justifikimi se jane private dhe te shkruajne cfare te duan, duke ndikuar negativisht edhe ne formimin social te shtetasve shqiptare. Si eshte e mundur qe, edhe pse shume njerez i marrin informacionet qe duan nepermjet medias audiovizive apo internetit, gazetat vazhdojne te dalin me bollek ne treg, pa u shqetesuar shume nese shiten apo jo? Absurde…

    Reply to this comment
    • animus February 27, 16:57

      Se kuptoj dot kete pike kur thua se gazetat ( mesa di une te gjitha ne pronesi te privateve) rendojne buxhetin e shtetit????

      Reply to this comment
  4. Kris February 27, 17:38

    Qe mos na cajne koken gaze tat e shumta,partite politike dhe OJQ gjendet rruga shume thjeshte duke ndaluar financimin shteteror te partive politike dhe organizatave .Jane keto qe I financojne gazetat per te propaganduar punen e tyre.Partite politike dhe organizatat te mbahen ne kembe me kontributet eantareve dhe dashamiresit se jane shtuar aq shume sa dhe minj te ishin do e shkermoqnin buxhetin e shtetit.
    Eshte e padrejte qe nga taksat e qytetareve te pa inkuadruar ne asnje parti apo organizate te hane nje tuff derrash qe vetem gerrhasin..
    Qytetaret paguajne njehere indirekt per te bere gazeten nepermjet taksave dhe njehere direkt duke e blere.
    po tu hiqen financimet nga partite politike ato dalin vete nga tregu.

    Reply to this comment
  5. P.A.B February 27, 18:51

    1) …pamja e sotme alarmon, sepse është simptomë mbipopullimi; dhe mbipopullimi dihet që sjell varfëri, sëmundje, dhunë, kanibalizëm dhe anomi. (artikulli)

    1) pa dashur ta nxjerr nga konteksti, ky argument nuk eshte gjithe-perfshires. Te kesh “mundesi zgjedhje” krijon 1) probleme 2) konflikte 3) dhe hutese. Por “mbipopullimi sjell dhe a) kokurrence, b) cilesi c) hierarki, si rregull natural.

    Tek ne kjo nuk ndodh (dhe autori shpjegon) se (mendoj une) tek ne Mekanizmat e Tregut te lire (ato vete-rregullatore) jane te kompromentuara deri ne absurditet. ne Shq. gazeta eshte fletushke; jo nje institucion informacioni.

    Nje shembull. Ne Britani, per t’ju pershtatur tregut, gazetat vendosin te ndryshonin format. Kjo ide shkaktoi nje termet ne Shoqeri. Gazetat e te djeles jane akoma te pa-ndryshuara (broadsheets) por ato javore u bene me “fleksible” me format te vogel tabloidi. Nuk ka rendesi se publiku u lajmerua 9 muaj me pare. U be nje trazi e pa-papare. Rubrika ” Dear Sir” me letra nga publiku, po nxirrte tym. Ti japim pak kontekts, Britaniku e mban veten si te qete, “unflappable under fire (s’ja ben syri terr) dhe njihet per “stiff upper lip” qe fjale per fjale i bie: buza e siperme nuk i dridhet; urren paraqitjet emocionale tek vetja cfaredo fatkeqesi ti ndodhe. Ta hapim dhe pak kontekstin per krahasime “kombesishe” me Amerikanet “e bujshem dhe te zhurmshem”

    Ne Prill 1951 (lufta Korese) ne buze te lumit Imjin, 650 Britanike – ushtarake dhe oficere – te Batalionit te I-re, nga Gloucestershire Regiment (lexohet Gloster) po mbronin rrugen e kalimit per ne Seul. Forca sulmuese ishte perbere nga 10.000 Kineze (shock-brigade, trupat me te mire) Ne gati 20 km Forcat e Komebeve te Bashkura kishin rreth 3.000 ushtare. Nga Glosters, Pushkataret Mbreterore te Ulsterit (irlanda veriut) Pushkataret e Northumberland-it, ushtare Belge e ca te tjere. Te gjithe luftuan me heroizem po ishte vdekja plagosja apo kapja rob e 622 ushtareve te Glosterit qe tronditi boten. Vale pas vale sulmi Kinez uk ndalonte, Glosteret luftonin si luane, e te sigurte se forcat ndihmese do vinin shpejt. Akoma dhe sot debatohen “diferencat kulturore” si faktori baze ne kete Konfuzion. Pasditen e se Martes, nje Amerikan Gjen- Majori Robert H Soule, telefon Gjeneralin Britanik Thomas Brodie:

    – Si i keni punet?

    Brigadieri Britanik, i mesuar ne nje kulture ku perdoret understatement (qetesi, pa histeri, ulja vleres se dickaje duke e zvogeluar ate) i pergjigjet: Pak “me balte” si pune rremuje knej ka ana jone.

    Per veshin Amerikan situata nuk dukej e deshperuar. (sic kemii pare ne filma qe bertasin, coni avionet, na mbyten, masaker etj-etj) Ok, vazhdoni luften e neser vijne perforcimet; keshtu Amerikani mbyll telefonin. Deri ne fishekun e fundit Gloster i dhane nder emrit te regjimentit e Ushtrise Britanike, vertete nje kapitull brilant i luftes. Ne nje epersi numerike 15/20:1 Kineze tlane shume te vrare dhe moren kodren vec pasi Glosteret u plagosen rende, u vrane dhe s’paten me municione.

    Gazeta. “keto njerez” nga cdo shtrese e shoqerise, mesues, inxhiniere, lorde, ushtarake, kapitene biznesesh e cdo profesion i jetes…U TERBUAN. Nuk kisha pare me pare shpalosje te tille te Emocionit Publik.” Zoteri, me shkaterruat diten” shkruante njeri. “Kam marre pjese ne 3 luftra, por kete lajm zemra ime e dobet se perballon dot” shkruante nje Kolonel. Njerin e mbaj mend si sot per fjalet, e jo titujt ishte a gjeneral a field marshall (apo air marshal) me emrin Wolf. Titull e nje fjale mbiemer kishte vene WOLF. Z Ujku bertiste: Zoterinj, me kete tragjedi qe po i shkatoni ketij vendi; DO NA BENI TE EMIGROJME.

    Une qeshja duke lexuar, 1) duke ditur kategorine e personave/ historine s shtypit, isha i qarte se heret a vone do pershtaten 2) sa rendesi ka media ne jeten ditore te Ketij vendi/ketyre njerezve qe dhe tu “prekesh formatin e gazetes”, u prishet jeta. Kjo eshte forca e shtypit! Me shume se gjithshka (se pronari ka interesa te veta, gazeta do fitime, abuzime ka plot) eshte Vazhdimesia…ate qe nuk po krijojme akoma. Fillo, puno, rritu si gazete kap nje grup lexuesish (cdo shtrese) qe gjene veten tek ti e vazhdo punen duke balancuar interesin Publik dhe ate Personal.

    Persa flet autori jam dakort me Gazetari Investigative s’ka. Fiksin e kam pare 1-2 here ne Youtube, sesi degjohet/kuptohet shqip ne ate kakofoni…nuk e kuptoj. Dikush i quante humoriste/gazetare…as ketese kapa. Ishtenje muhabet banal tavoline; nese do besh nje “emision denoncues te tipit panorama” e te del “nj fshatar duke qare per ilace” ti nuk qesh as para, as pas e as gjate emisionitl nje mish-mash i turpshem.

    Ne darke do bie dicka me shume per shtypin : )

    Reply to this comment
  6. nick February 27, 21:24

    kam lexuar gati tere librat qe ka shkruar Hemingway,kujtime,broshura.Besoj se me ka ngelur shume akoma pa i lexuar.Hemingway ngulmonte se i shkruari nuk ka rendesi nese behet teper letra,rendesi ka te jete realist.Thote qe kronisti,gazetari duhet te jene ne terren,ndryshe shkruajne gjepura te veshura bukur(nuk shkruan keshtu tamam)por kesaj i jep shume rendesi.Thote se shkrimtari duhet te shkruaje ne kohen e duhur,as me shpejt dhe as teper vone.Shkrimi eshte i mire,por autori sepse kerkon nje gazete te vetme me 100 faqe dhe kjo ia mbush fantazine.Problemi mbetet nese bien dakord te tere autobuset qe te bejne te njejtin itinerar,nuk besoj qe as pasagjeret te bien ne ujdi me kete lloj njetrajtshmerie.Pastaj futen ne loje gjahtaret e gjuhes,ata te vene tritolin edhe per nje presje te gabuar,kur kjo nuk gjendet,dalin per gjah ne lemin e fjaleve,doemos ne 20 fjale njera do jete me origjine nga ndonje gjuhe tjeter.Ne keto kushte te shkruarit behet stres.

    Reply to this comment
  7. SH.KOLONJA January 22, 17:45

    Autori i ketij shkrimi kujt periudhe i perket e per ke vend flet!?
    Kur nje vend e popull perjeton krrize 25 vjet si asnjehere ne historine e tij 100 vjet shtet krrize ekonomike,politike,sociale e deri ne krrize indetiteti shkaku kryesor eshte mungesa e INTELIGJENCES dhe informacionit qe jo vetem ka munguar por eshte kthyer ‘zedhenese’ e krimit,korrupsionit shperberjes apo ne gjuhen e Bathores —‘leter higjenike e sistemit kanibalesk Berishian’!Si nuk i vjen zor pa le etike ketij ‘autori’ qe pas nje ÇEREK SHEKULLI na permend edhe emera apo mender ‘gazetare te njohur’!?Ky shtet mund te rilinde vetem kur te zhduken ne terrin e harreses tere ‘salisjanet’ antishqipetare qe shperbene kete vend e bashke me ta ‘zedhenesit’ apo sistemi Gobbelsian i dizinformacionit!
    TEK NE 25 VJET NUK MUND TE FLITET PER ‘GAZETARE’ AQE ME TEPER PER ‘PUSHTET TE KATERT’ POR PER ‘KONE’ QE 25 VJET SHIKOJNE PADRONET NE DRITE TE SUVE TU HEDHIN NGA NJE KOCKE!
    Nuk perben asnje shqetesim numuri i gazetave apo televizioneve qe skane te bejne fare me informacionin por thjesht pastrim parash vjedhje nepermjet reklamave apo lemoshe e krimit politik,Problemi qendron se ne nuk kemi informacion e as statistika pra populli eshte ne TERR INFORMATIV,ose i vdekur e as behet fjale per ‘gazetare TE LIRE,PROFESIONISTE e te PAVARUR! Lubonjat,Ngjelat,Blushat tek ne ne shekullin e 21-te jane thjesht personazhe te ‘klubit te Selanikut’ ne sherbim te doktor Adhamudhit!

    Reply to this comment
  8. HYSNI LEKAJ January 22, 19:31

    I respektuari k/redaktor,
    Meqenese,dikur,kur drejtoje nje te perditeshme tjeter isha pjeseze e saj duke kontribuar me ndonje shkrim modest do tju lutesha te me dergonit adresen e kesaj te perditeshme po qe se nuk e kini problem me shpresen se mund te kontriboj sado pak ne ‘rilindjen’ e shtypit nepermjet kesaj te perditeshme te pa varur.Me respekt SH.KOLONJA E-MAIL:[email protected]

    Reply to this comment
  9. Michael kors outlet online May 15, 08:33

    Media e ngordhur urie | Gazeta Dita

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*